• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Inaugurohet godina e Vettingut, Mulaj: Drejtësia do të fillojë nga drejtesia!

by Java News
30/10/2017 10:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e Kolegjit të Apelimi, Natasha Mulaj, iu ka premtuar të gjithë qytetarëve se do të bëhet drejtësi dhe do të marrë fund epoka e të korruptuarve. Nga ish-godina “Lidhja e shkrimtarëve dhe artistëve”, ku u inaugurua godina e Vettingut, Mulaj deklaroi se do të fitohet besimi i qytetarëve te drejtësia dhe do të bëhet drejtësi, edhe sikur qiejt të përmbysen. Sipas saj, nuk ka një qytetar që të mos ketë një eksperiencë të hidhur me drejtësinë, duke theksuar se shumë shpejt do të bëhet ndryshimi epokal.

“Për shkak të eksperiencave të hidhura në përballje me drejtësinë e kanë dëmtuar shumë besimin te institucionet. Është fakt se pa pastruar radhët tona dhe pa konfirmuar para publikut se jemi ndarë nga korrupsioni. Do të ishte e pamundur të rifillojmë përmbushjen e një prej betejave tonë më madhore atë të bindjes te publiku se edhe drejtësia shqiptare është e drejtë. Të gjithë kanë pasur të paktën një eksperiencë të hidhur në drejtësi, duke krijuar kështu bindjen se duhet të jesh i pasur për ta pasur atë. Ne jemi këtu për të provuar se shumë shpejt do të bëjmë ndryshimin epokal, që do të jetë shumë i vështirë. Transparenca dhe përçimi i saj te publiku është një dimension ekzistencial i punës sonë. Nëse nuk do arrijmë të rrisim besimin e qytetarëve te drejtësia ne nuk do të mund të përmbushim misionin tonë. Për këtë kemi nevojë për mbështetje. ‘Të bëhet drejtësi, edhe nëse qielli përmbyset’. Ne duhet të bëjmë detyrën tonë në emër të Shqipërisë së drejtë e të ndershme, të bëjmë drejtësi edhe sikur qiejt të përmbysen”, deklaroi Mulaj.

Përfaqësuesi i ONM-së: Ky operacion do të jellë drejtësinë në vend

 

 

 

Përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs tha se procesi i vettingut është një process i gjatë dhe sfida. Gjatë përurimit të godinës së vettingut, Theo Jacobs tha se përkushtimi i ONM nuk do të mungojë për të bërë operacionet e nevojshme në drejtësi.

“Duke përfshirë edhe punën që do të bëhet në këtë ndërtesë, kolegët e mi dhe unë në të ardhme do të kemi vështirësi në këtë proces te gjatë dhe me sfida. Megjithatë përkushtimi ynë nuk do të mungojë për të bërë operacionet e nevojshmë në sistemin e drejtësisë.

Në këtë mëngjes dhe në këtë ndërtesë të bukur do të fillojnë sfidat tona konkrete. Trupa duhet të jetë e përgatitur për një punë të përgjegjshme dhe të rëndësishme.

Ky operacion, i cili sapo fillon do të sqarojë disa pika që do të jellë drejtësinë në vend.

Duhet të jemi të qartë për mundësitë që na jape ONM duke ndarë eksperencën e tyre me komisionet e pavarura për të sjellë drejtësinë në Shqipëri,” u shpreh Theo Jacobs.

Vettingu, Lu: Sot ditë plot shpresë për Shqipërinë

Ambasadori i SHBA, Donald Lu, e cilësoi ditën e sotme plot shpresë për Shqipërinë. Nga godina e re e Vettingut, e cila u inaugurua ditën e sotme te ish-godina e ‘Lidhjes së Shkqimtarëve dhe Artistëve’, Lu tha se është një ditë shprese.

“Sot është një ditë për shpresë në Shqipëri”, tha Donald Lu.

Nga ana e saj, ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, tha se dita e sotme është mjaft e rëndësishme për vendin.

“Jemi shumë të lumtur, sepse në një far mënyre reforma ka startuar”, deklaroi Vlahutin.

Ndërkohë, të pyetur në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ambasadorët nuk dhanë një koment.

Rama: Njerëzit e këtij vendi meritojnë një sistem drejtësie pa gjykatës e prokurorë të korruptuar

 Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur ceremoninë e përurimit të godinës së vettingut.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shefi i qeverisë shprehet se shqiptarët meritojnë një sistem drejtësie pa gjykatës e prokurorë të korruptuar.

“Urime, kurajo, suksese komisionerëve të Vetingut! Njerëzit e këtij vendi meritojnë një sistem drejtësie pa gjykatës e prokurorë të korruptuar, ”shkruan Rama.

ma.me

Next Post

Ironizon deputetja e LSI Nora Malaj: Jemi forcë e parë, nëse renditja nis nga...fundi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëmbyen dhe vranë Ridvan Lamajn pas prishjes së pazareve për drogën: Kush është 40-vjeçari i arrestuar sot në Spanjë

Rrëmbyen dhe vranë Ridvan Lamajn pas prishjes së pazareve për drogën: Kush është 40-vjeçari i arrestuar sot në Spanjë

April 5, 2026
Serbia gjen lëndë eksplozive pranë tubacionit të gazit, Vuçiç sinjalizon Orbán

Serbia gjen lëndë eksplozive pranë tubacionit të gazit, Vuçiç sinjalizon Orbán

April 5, 2026
Dyshohet se tentoi të parakalonte makinën, ndërron jetë drejtuesi i motoçikletës

Dyshohet se tentoi të parakalonte makinën, ndërron jetë drejtuesi i motoçikletës

April 5, 2026
Shpëtohet piloti amerikan i zhdukur në Iran, Trump jep detaje nga operacioni i shpëtimit: Amerika nuk lë asnjë ushtar pas

Shpëtohet piloti amerikan i zhdukur në Iran, Trump jep detaje nga operacioni i shpëtimit: Amerika nuk lë asnjë ushtar pas

April 5, 2026
Autor i 4 vjedhjeve të tjera në Tiranë, kamerat nxjerrin zbuluar 26-vjeçarin duke vjedhur biçikletën

Autor i 4 vjedhjeve të tjera në Tiranë, kamerat nxjerrin zbuluar 26-vjeçarin duke vjedhur biçikletën

April 5, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 6 prill 2026

April 5, 2026
Granit Xhaka promovon ushqimet tradicionale shqiptare në mediat botërore: Këtë e hamë çdo mëngjes!

Granit Xhaka promovon ushqimet tradicionale shqiptare në mediat botërore: Këtë e hamë çdo mëngjes!

April 5, 2026
Pashkë në hije lufte, Papa Leoni XIV i bën thirrje botës për unitet! Mesha madhështore në Vatikan

Pashkë në hije lufte, Papa Leoni XIV i bën thirrje botës për unitet! Mesha madhështore në Vatikan

April 5, 2026
“Mos e besoni këtë faqe për vizat shqiptare”, MEPJ paralajmëron qytetarët

“Mos e besoni këtë faqe për vizat shqiptare”, MEPJ paralajmëron qytetarët

April 5, 2026
Kosova vendos çmimet maksimale për karburantet: Nafta 1.86 euro/litër dhe benzina 1.49 euro/litër

Kosova vendos çmimet maksimale për karburantet: Nafta 1.86 euro/litër dhe benzina 1.49 euro/litër

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In