• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 9, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Imzot Joani: Kremtimi i lindjes së Krishtit gjallëron shpresën e triumfit të dritës mbi errësirën

by A R
23/12/2024 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani ka dhënë mesazhin e tij me rastin e Krishtlindjes që festohen këtë të mërkurë. Në fjalën e tij drejtuar popullit besimtar orthodhoks dhe jo vetëm, Hirësi Joani thotë se kremtimi i Lindjes së Krishtit gjallëron shpresën e triumfit të dritës mbi errësirën.

Zoti i përjetshëm, vijon më tej Mitropoliti i Korçës lindi si foshnje në një shpellë të vogël të Bethlehemit për të na mësuar të gjithëve, përulësinë, mirësinë, dhembushrinë, dashurinë dhe paqen.

Hirësi Joani bën thirrje që ta përjetojmë këtë ngjarje të Lindjes së Krishtit, në vetë qënien tonë që Ai të jetë i pranishëm me ne. Më tej, duke përmendur krizat që po kalon bota, si luftrat dhe varfëria apo kriza ekonomike, ai shprehet se këto nuk kapërcehen duke menduar vetëm për veten tonë. Por në shembullin e Krishtit duke ndihmuar të tjerët dhe duke lënë mënjanë egocentrizmin.

Mesazhi i Krishtlindjes nga Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij, Imzot Joani:

Lindja jote o Krisht Perëndi dhe Zot, i lindi botës dritën e dijes së hyjshme. Kështu këndojmë në përlëshoren e Krishtlindjes, sepse me të vërtetë, kremtimi i Lindjes së Tij gjallëron shpresën e triumfit të dritës mbi errësirën dhe shfaq para nesh dashurinë e pakufishme të Perëndisë për të gjithë njerëzit, pa përjashtim. Perëndia u bë si njëri nga ne që të na çlironte nga robëria e prishjes dhe të ndriçonte përsëri ikonën tonë të errësuar, duke i dhënë asaj bukurinë e parë. Perëndia u bë çfarë jemi ne, që ne të mund të bëhemi çfarë është Ai – shkruan Shën Ireneu i Lionit. Ky është lajmi më i madh dhe më i gëzuar i gjithë historisë njerëzore. Kjo ngjarje është gjithashtu një thirrje ndaj të gjithëve ne për t’u ndriçuar nga kjo dritë hyjnore. Afrohuni drejt Atij dhe ndriçohuni, dhe fytyrat tuaja nuk do të turpërohen (Ps. 34:5).

Himnologjia e Kishës, mbështetur në Shkrimin e Shenjtë, na thotë që Zoti i përjetshëm lindi në një shpellë si një djalë foshnjë. Lindja e Krishtit në një shpellë është një tregues i gjithë mësimit të tij: përulësisë, dhembshurisë, mirësisë, dashurisë dhe paqes, sepse Ai erdhi në botë për të na ndriçuar dhe për të na ndryshuar tërësisht. Ngjarjet e Lindjes së Krishtit kanë një dimension të dyfishtë. Ato janë ngjarje historike të ndodhura mbi 2000 vjet më parë, por kanë edhe një dimension të thellë shpirtëror, sepse çdo gjë që preket nga Perëndia e kapërcen dimensionin historik dhe bëhet trans-historike. Këto ngjarje janë aktuale për të gjitha kohërat dhe për të gjithë njerëzit.

Prandaj, në pritje të Krishtlindjes, ne këndojmë, gjithashtu, disa vargje të rëndësishme për jetën tonë shpirtërore: Hijeshohu o shpellë, gëzohu Bethlehem, përgatitu Efratha. Këto vargje na rikujtojnë vazhdimisht se ne të gjithë jemi thirrur për t’u përgatitur, që të mund të marrim pjesë thellësisht në gëzimin e kësaj ngjarjeje dhe që zemrat tona të pastrohen, të hijeshohen, të zbukurohen dhe të gëzohen si shpella e Bethlehemit, për të pritur Lindjen e Krishtit brenda nesh, ashtu siç shkruan Shën Pavli: deri sa Krishti të formohet te ju. (Gal. 4:19).

Kremtimi i vërtetë i Krishtlindjeve duhet të jetë aktualizimi dhe përjetimi i kësaj ngjarjeje në vetë qenien tonë, sepse vetëm kështu Ai do të jetë i gjallë dhe i pranishëm në jetën tonë dhe do ta drejtojë atë drejt një jete shpirtërore, drejt dritës dhe gëzimit të pa përshkruar.

Bota po përballet me kriza të shumta ekonomike, luftëra dhe varfëri. Sot, më shumë se kurrë, është i nevojshëm rigjallërimi i një jete shpirtërore, sepse krizat ekonomike, luftërat dhe varfëria burojnë nga një krizë shpirtërore. Pa e shëruar krizën shpirtërore, nuk mund ta shërojmë atë ekonomike dhe nuk mund të kemi paqe dhe pa paqe do të kemi vazhdimisht luftëra, konflikte dhe varfëri.

Jetë shpirtërore është përpjekja e përditshme për të jetuar sipas vlerave që vijnë nga mësimi i Zotit: dashuria dhe dhembshuria ndaj të gjithë njerëzve, përulësia, drejtësia dhe mirësia. Të mos mendojmë vetëm për veten tonë, por edhe për të gjithë të tjerët, sidomos për të varfrit dhe për njerëzit në nevojë.

Duhet të jemi të pranishëm në jetën e përditshme të shoqërisë, për të përhapur, jo vetëm me fjalë, po me vepra dhe me shembull personal, frymën e ngrohtë të dashurisë dhe dhembshurisë ndërmjet njerëzve, për të mos lënë shoqërinë njerëzore të ngrijë nga era e akullt e egoizmit dhe arrogancës dhe të fragmentohet nga indiferenca dhe apatia.

Të dashur vëllezër dhe motra! Le të ndezim kandilin e zemrës sonë në burimin e dritës së vërtetë, sepse vetëm kështu do të ndriçojmë veten dhe shumë njerëz rrotull nesh. Në këtë ditë të shenjtë dëshiroj t’ju uroj të gjithëve:

Gëzuar Krishtlindjet dhe për shumë vjet!

Mitropoliti i Korçës,

Pogradecit, Kolonjës, Devollit dhe Voskopojës

+ Joani

Next Post
Aksident me tre të plagosur në Peshkopi, makina rrëshket e përfundon jashtë rrugës

Aksident me tre të plagosur në Peshkopi, makina rrëshket e përfundon jashtë rrugës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ilir Meta arrestohet në fundjavë?

“Nga sot, Berisha në politikë sa Enveri”, Rada: Salianji kërkon ‘kokën’ e Bardhit! Firmat e PD, si ajo kënga…

December 8, 2025
“Këtu më keni”- Lapaj shfaqet i ulur në karrige para Kryeministrisë: Do protestoj i vetëm!

“Këtu më keni”- Lapaj shfaqet i ulur në karrige para Kryeministrisë: Do protestoj i vetëm!

December 8, 2025
“Ramizi kërkonte të pajtonte ruajtjen e pushtetit me…”, Zogaj shpjegon lëvizjet e Alisë në Dhjetor 1990

“Ramizi kërkonte të pajtonte ruajtjen e pushtetit me…”, Zogaj shpjegon lëvizjet e Alisë në Dhjetor 1990

December 8, 2025
Publikohet Akti Normativ kundër ndërtimeve pa leje/ Konfiskim objekti, përjashtim nga lejet për 5 vite e deri gjobë 35 mijë lekë për..

‘Ndërtimi’ përballë dy realiteteve ekonomike, ekspertët: Ja efekti që do sjellë eliminimi i parasë cash në këtë sektor

December 8, 2025
Plani për Gazën-Netanyahu udhëton drejt SHBA-së më 28 dhjetor, pritet nga Trump

Plani për Gazën-Netanyahu udhëton drejt SHBA-së më 28 dhjetor, pritet nga Trump

December 8, 2025
Lëvizja e dhjetorit, Trako: Çfarë na tha Ramiz Alia. Betejë për pushtet, që në ditët e para

Lëvizja e dhjetorit, Trako: Çfarë na tha Ramiz Alia. Betejë për pushtet, që në ditët e para

December 8, 2025
Telenovela te “Nisma Shqipëria Bëhet” për mandatin, Sula: Si dasma ku zihen njerëzit e nuses me të dhëndrit

8 Dhjetori/ Ish-deputeti Sula: Si nisi lëvizja e studentëve nga godina e vajzave

December 8, 2025
“Saliun donin ta nxirrnin jashtë mbledhjes së studentëve, ndërhyra unë”, Zogaj kujton ngjarjet e dhjetorit 1990

“Saliun donin ta nxirrnin jashtë mbledhjes së studentëve, ndërhyra unë”, Zogaj kujton ngjarjet e dhjetorit 1990

December 8, 2025
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Lideri që nuk zgjodhëm kurrë

December 8, 2025
“Berisha fitoi një betejë, jo luftën me drejtësinë”/ Minxhozi: Rama theu një tabu. Beteja e fituar diplomatike me Greqinë, shenjoi 2024-ën

Dhjetorin ta kujtojmë për çfarë fituam, po edhe për çfarë humbëm

December 8, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In