Besim Hajdarmataj, Elisabeta Imeraj dhe Gentian Osmani kanë vajtur mesditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të zhvilluar një takim konsultativ.
Takimi mes tre prokurorëve ka si qëllim rishqyrtimin e provave në prag të vendimit nga Këshilli i Mandateve për imunitetin e Saimir Tahirit.
Ndërkohë burime nga kryesia e Kuvendit shprehen për mediat se Këshilli i Mandateve do të dalë me dy raporte të ndryshme duke pasur parasysh se vendimi i PD dhe LSI nuk do të përputhet me atë të socialistëve.











