• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Imuniteti i tufës pasi 70% të popullsisë të jetë…”/ OBSH: Vaksinimi nuk e shuan virusin

by Java News
30/11/2020 10:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendet e BE po reagojnë në mënyra të ndryshme në valën e dytë të pandemisë. Ndryshe nga Gjermania, disa vende kanë paralajmëruar lirime të lehta. OBSH paralajmëron, se vaksinimi nuk e shuan menjëherë virusin.

Lirime të masave kufizuese pritet të ketë në periudhën para krishtlindjeve në Francë, Itali, Irlandë e Belgjikë. Gjermania vetem nga 20 dhjetori bën lirime të lehta në drejtim të kontakteve personale, ku lejohet të takohen 10 persona nga familje të ndryshme nga 23.12-01.01. Kurse në Itali nga e diela tre zona të kuqe infektimi deklarohen si zona të portokallta. Kjo lidhet me uljen e numrit të infektimeve në këto zona. Lombardia, Piemonti dhe Kalabria do të lejojnë lëvizjen e lirë nga ora 05:00-22:00 dhe mund të udhëtojnë në zonat brenda rajonit. Po ashtu do hapen qendrat tregtare, kurse baret e restorantet qëndrojnë mbyllur.

Në Francë hapen dyqanet nga e shtuna, por restorantet, baret, kafenetë, palestrat e qendrat kulturore mbeten të mbyllura. Presidenti Macron, tha se është frenuar përhapja e virusit, por duhen përpjekje për të penguar një valë të tretë. Në vend të një ore të lëvizjes në ditë, tani lejohen tre në Francë. Irlanda po ashtu pas gjashtë javësh kufizuese liron disa mast. Nga java e ardhshme hapen dyqanet, restorantet dhe qendrat e fitnesit. Nga 18 dhjetori lejohen udhëtime të kufizuara. Sllovakia kërkon të forcojë masat për udhëtarët që hyjnë në vend. Nga 7 dhjetori lejohen të hyjnë ata persona që kanë një test negativ të Coronës ose udhëtarët detyrohen të hyjnë në karantinë.

OBSH: Vaksinimi nuk barazohet me shuarjen e virusit

Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH ka bërë disa herë të ditur, se imuniteti i ashtuquajtur imuniteti i tufës kërkon që të bëhet njëherë një vaksinim prej 70% i popullsisë. Një përqindje 60-70% është e nevojshme për një luftim të efektshëm të virusit të Coronës. Vetëm tek shifra të tillë vaksinimi, virusi nuk do të përhapet aq shpejt. „Vaksinimi do të ketë një efekt të madh, por mendoj, se askush nuk mund të premtojë shuarjen e virusit, për sa kohë që nuk kemi kuptuar më shumë për të”, tha koordinatori OBSH Mike Ryan. Drejtori i Përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus apeloi sërish tek vendet e pasura që ta vështrojnë vaksinimin si një të mirë globale. Vetëm nëse vihen në dispozicion fonde të mjaftueshme për shpërndarjen e drejtë të virusit, mund të luftohet me efekt pandemia, tha Ghebreyesus./DW

g.kosovari

Next Post
Pranga 47-vjeçarit në Durrës/ Do të shiste armë zjarri, kallëpe tritoli e granata

Pranga 47-vjeçarit në Durrës/ Do të shiste armë zjarri, kallëpe tritoli e granata

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Duka kandidat për kryeministër? Kreu i PAA: Ja emrat që shikoj si alternativë qeverisëse

Agron Duka: Jam kundër primareve, opozita të bashkohet për një kandidat në Durrës

November 10, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e martë 10 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 10, 2026
A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

November 10, 2026
Moti për sot me kthjellime dhe alternime vranësirash

Moti për sot me kthjellime dhe alternime vranësirash

November 10, 2026
ADN-ja në shishe tradhton shqiptarin në Angli, dënohet për 9 grabitje me mbi 500 mijë paund

ADN-ja në shishe tradhton shqiptarin në Angli, dënohet për 9 grabitje me mbi 500 mijë paund

November 10, 2026
Nga sot 40% më pak autobusë në Tiranë, shkak çmimi i naftës

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

November 10, 2026
Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In