• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“IMSI Catcher” bëhet sërish objekt debati mes deputetëve të opozitës e maxhorancës

by Java News
31/10/2016 13:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çështja e pajIsjes “IMSI chatcher”, dhe pretendimet e opozitës se kjo pajisje është përdorur për përgjime telefonike është rikthyer sërish në vëmendje. Komisioni hetimor parlamentar për pajisjen ‘IMSI chatcher’ është mbledhur sot me pjesëmarrjen e deputetëve të opozitës dhe maxhorancës.

Sipas deputetëve socialiste,  Paulin Stërkaj  dhe Pjerin Ndreu, është e kotë që komisioni të vijojë punën, ndërkohë që hetimet po zhvillohen nga prokuroria. Nga ana e tij, kryetari i komisionit, deputeti i PD-së Flamur Noka tha se opozita disponon të dhëna për shkeljen e sigurisë kombëtare përmes përdorimit të pajisjes për përgjim, dhe sipas tij ,komisioni hetimor nuk cënon hetimet e prokurorisë.

DEBATET NE KOMISION

Flamur Noka: Ka të bëjë edhe me cënimin e sigurisë kombëtare. Pajisja mund të jetë përdorur për të përgjuar drejtues institucionesh. Mund të ketë ndërhyrje ne kemi propozuar rregulloren e komisionit hetimor.

Paulin Skërkaj: Meqë ju paskeni prova dhe materiale të pota që përgjimi është realizuar, t’ja vini në dispozicion prokurorisë dhe të mbyllet hetimi jonë. Nuk kuptohet edhe komisioni edhe hetimi, duket sikur s’ka për të funksionuar kështu.

Flamur Noka: Ka një gjë që duhet ta sqarojmë mirë. Komisionet hetimore të ngritura nga kuvendi nuk janë objekt i prokurorisë. Ne nuk kemi asnjë përplasje me prokurorinë. Pasi të mbledhim të gjithë dokumentacionin, faktet dhe provat që do të mbledhë ky komision, do ta gjykojmë pasi të përpilojmë raportin që mund t’ia dërgojmë apo jo prokurorisë. Janë cënuar të drejtat e njeriut dhe deri siguria kombëtare.

Pjerin Ndreu: Gjatë gjithë asaj që fole të kam nënvizuar disa gjëra. Fryma e komisionit duhet të jetë një frymë bashkëpunimi, por që duhet të bien dakord për një gjë, jemi në fazën e dyshimit. Nuk na lejohet të fillojmë një komision hetimor me terma të tillë. Ne s’kemi provuar asgjë deri tani. Të gjitha termat duhet të bëhen dyshohet se.

Keltis Kruja: Hetimin penal e kryen prokuroria, ne na takon kjo ngjarje, pasi mund të ketë cënuar sigurinë kombëtare. Na takon të zbardhim të vërtetat e kësaj ngjarje pa cënuar hetimet e prokurorisë.

Asllan Dogjani: Vetë këtu Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Policisë kanë pranuar disa fakte, se ekziston një pajisje dhe kanë thënë se është përdorur për trajnim të punonjësve të policisë.

Pjerin Ndreu: Hajde të shkojmë të faktet, nëse i keni nxirrini gjatë Komisionit por jo në planin paraprak.

Flamur Noka: Opozita disponon të dhëna të arsyeshme dhe fakte ndaj ka kërkuar Komisionin.Ju si mazhorancë nuk i dispononi.

Xhemail Qefalia: Ju këtu nuk jeni kryetari i PD, jeni kryetar i Komisionit. nuk do ta ofrojmë këtë mundësi.

Flamur Noka: Kryetar i PD është Lul Basha, unë jam kryetar Komisioni, po ma ofrove këtë mundësi ma ofron tek PS. Nuk vi unë, nuk kam lidhje me ju.

Xhemail Qefalia: Do drejtosh Komisonin Hetimor. Materialet që keni hidhini në tavolinë.Duhet të gjejmë gjuhën e përbashkët.

Paulin Stërkaj: Zoti Flamur, se kam respekt për ju. Mendoj që mos me e politizu shumë këtë situatë. Se këtu bëhët fjalë se dikush ka shkelur ligjin sipas jush. mos ta politizojmë. Të gjithë bashkë jemi për me e hetu këtë çështje. Po mos thuaj detyra e opozotës është me e bë këtë, apo atë./shqip/a.k

Next Post
EasyJet i refuzon 17-vjeçares shqiptare fluturimin, babai bën 1100 km për ta çuar me makinë

EasyJet i refuzon 17-vjeçares shqiptare fluturimin, babai bën 1100 km për ta çuar me makinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Inspektori i Pentagonit: Lufta në Iran ka çuar në mungesë të municioneve në SHBA -

“Rusia po gatuan diçka të madhe!”- Alarmi i Polonisë: Nuk përjashtojmë një sulm të inskenuar

September 25, 2026
Brukseli sinjalizon Shqipërinë: Kujdes me planet për gazin amerikan në Ballkan!

Brukseli sinjalizon Shqipërinë: Kujdes me planet për gazin amerikan në Ballkan!

September 25, 2026
Galaja e Festës së Mesvjeshtës 2026 e CMG transmetohet në mbarë botën, të pranishëm edhe të ftuar specialë

Galaja e Festës së Mesvjeshtës 2026 e CMG transmetohet në mbarë botën, të pranishëm edhe të ftuar specialë

September 25, 2026
Kreu i Gjykatës kundër Korrupsionit del para KPK, çfarë rezultoi nga shqyrtimi i figurës dhe pasurisë

Mbledhja e gjyqtarëve, Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së, u desh shorti për të përcaktuar fituesin!

September 25, 2026
Nations League/ Gjimshiti para ndeshjes Shqipëri-Bjellorusi: Synojmë të shkojmë për herë të tretë në Europian

Nations League/ Gjimshiti para ndeshjes Shqipëri-Bjellorusi: Synojmë të shkojmë për herë të tretë në Europian

September 25, 2026
Apeli i GJKKO padit Ministrinë e Financave në ‘Administrative’ për bllokimin e pagave të gushtit

Kuvendi i Kosovës mban të hënën seancën e radhës plenare, në rend dite votimi për deklaratën për Gjykatën Speciale

September 25, 2026
Kryeministri Rama nga Nju Jorku: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama nga Nju Jorku: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë

September 25, 2026
“Më goditi me pasqyrë, duke më rrezikuar jetën”- Rrëfimi i shefit të Komisariatit të Krujës, për videon virale ku u përfshi dhe u sulmua fizikisht me grusht

“Më goditi me pasqyrë, duke më rrezikuar jetën”- Rrëfimi i shefit të Komisariatit të Krujës, për videon virale ku u përfshi dhe u sulmua fizikisht me grusht

September 25, 2026
“Tërmet” në Premier League, Manchester City shpallet fajtor për 114 nga 115 akuzat, ja skenarët dhe masat e ndëshkimit të ‘Citizens’

“Tërmet” në Premier League, Manchester City shpallet fajtor për 114 nga 115 akuzat, ja skenarët dhe masat e ndëshkimit të ‘Citizens’

September 25, 2026
Nations League/ Maran ndez atmosferën para Bjellorusisë: Më emocionon Shqipëria, më bën krenar, duhet të jemi të vendosur për rezultatin

Nations League/ Maran ndez atmosferën para Bjellorusisë: Më emocionon Shqipëria, më bën krenar, duhet të jemi të vendosur për rezultatin

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com