• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Importoni edhe votues…

by Artur Ajazi
10/02/2025 13:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Sali Berisha ka prezantuar paraditen e të hënës si “kryekëshilltarin e fushatës së PD për zgjedhjet e 11 Majit Chris LaCivita”. Amerikani i ardhur tek PD e Berishës, ka drejtuar fushatën e zotit Donald Trump, duke finalizuar fitoren e tij në 5 Nëntor 2024 në SHBA. Nuk ka asgjë të keqe të prezantosh e punësosh (me pagë të majme natyrisht) kryekëshilltar të fushatës, një amerikan apo gjerman. Por problem që ja vlen të diskutohet, është “ku, si dhe sa do të paguhet Chris LaCivita nga Berisha”, kur deri dje na hiqej si “njeri që bënte jetë modeste, pa përvetësuar miliona dhe pasuri të tjera”.

Kur deri dje, hiqej se “nuk kishte pasuritë që ka Edi Rama, nuk kishte milionat që ka Edi Rama, dhe nuk kishte bërë kurrë korrupsion”. Atëhere, me se do ta paguash ish-kryekëshilltarin e Donald Trump, zoti Berisha? Sepse nuk e beson njeri që, ai të ngrihet dhe vijë nga SHBA, për të bërë “fushatë falas për PD”.

Këto dhe shumë hamendësi të tjera, ndoshta do ta gjejnë rrugën e zbardhjes në ditët në vijim. Por në fakt problem i Partisë Demokratike dhe zotit Berisha, nuk janë këshilltarët dhe kryekëshilltarët amerikanë apo gjermanë. Janë votuesit, janë anëtarësia, janë mbështetësit, që i janë larguar dhe e kanë braktisur PD. Atëhere i bie, që Berisha të importojë edhe votues. Nga viti 2013 deri sot, nga PD-ja kanë ikur dhe larguar përfundimisht mbi 30-40 per qind e anëtarësisë, plus largimeve të bëra nga vetë Berisha, apo më përpara tij Lul Basha, për shkak të divergjencave dhe sherreve të brëndshme. Braktisja duket në takimet dhe protestat e fundit, apo dhe thirrjet e tij për “mosbindje civile”.

Marrja e ish-kryekëshilltarit të Donald Trump, mbetet garnitura e panevojshme e zotit Berisha, por edhe “vegja” nga ku mund të mbahet kur të pësoi humbjen e 11 Majit. Nuk fitohet me këshilltarë borxh, as me votues të importuar, edhe sikur ti paguash ata me miliona euro. Vota e shqiptarëve në 2025, nuk ndikohet kurrë më, as nga amerikanët dhe as nga gjermanët. Nuk është 1992, apo 1996. Zoti Berisha, mungesën e efikasitetit të partisë në bazë, nuk mund t’jua mbushë Chris LaCivita, dhe asnjë këshilltar tjetër, që sot në SHBA, është një qytetar i thjeshtë amerikan.

Reklamimi që Berisha i bëri ish-kryekëshilltarit të Donald Trump, ishte më tepër tregues i dobësisë politike që ka sot lideri i asaj partie, aq sa dhe vetë PD-ja. Pas 3 mandatesh qeverisëse, Edi Rama ka të sigurtë mandatin e ri, dhe të dalësh dhe thuash se “po punësoj ish-kryekëshilltarin e Trump, që të mposht Edi Ramën”, sikur nuk shkon. Ti Edi Ramën, duhej ta mposhtje me fakte dhe argumente, pasi ka 3 mdanate që qeveris, dhe jo të importosh këshilltarë të huaj.

Mendoj se ka në Shqipëri, këshilltarë exelentë, që nqs Berisha do të ishte i aftë, mund ti afronte dhe bënte fushatë dinjitoze, edhe pse nuk do ta fitonte pushtetin. Ndaj, mendoj se më tepër se sikleti i marrjes së një kryekëshilltari, më e rëndësishme mbetet vota, votuesit, të cilës PD-së i janë firuar.

Next Post
Ekzekutimi i Briken Sanajt te ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë, Prokuroria çon për gjykim Vladimir Kolën dhe 4 të tjerë

Ekzekutimi i Briken Sanajt te 'Kodra e Diellit' në Tiranë, Prokuroria çon për gjykim Vladimir Kolën dhe 4 të tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri i Jashtëm i Iranit: Udhëheqësi Suprem i ri do të zgjidhet brenda pak ditëve

Ministri i Jashtëm i Iranit: Udhëheqësi Suprem i ri do të zgjidhet brenda pak ditëve

March 1, 2026
Edhe sporti pëson kolaps nga tensionet në Gjirin Persik, pikëpyetje edhe për Finalissima

Edhe sporti pëson kolaps nga tensionet në Gjirin Persik, pikëpyetje edhe për Finalissima

March 1, 2026
Sulmet e SHBA-ve dhe Izraelit në Iran, vritet edhe ish-presidenti Mahmoud Ahmadinejad

Sulmet e SHBA-ve dhe Izraelit në Iran, vritet edhe ish-presidenti Mahmoud Ahmadinejad

March 1, 2026
A mund të rindërtohet shqiptari që skuqet nga vjedhja

A mund të rindërtohet shqiptari që skuqet nga vjedhja

March 1, 2026
Pas deklaratës së babait të Selin, reagon për herë të parë vëllai i Mirit: Nuk na erdhi mirë, por…

Pas deklaratës së babait të Selin, reagon për herë të parë vëllai i Mirit: Nuk na erdhi mirë, por…

March 1, 2026
Pas Ilir Prodës, shkarkohet edhe drejtori i Policisë së Tiranës

Pas Ilir Prodës, shkarkohet edhe drejtori i Policisë së Tiranës

March 1, 2026
“SPAK po i bën opozitës “peshqesh politik”, por nuk e përdorin dot sepse janë të mjerueshëm”

Modeli i politikanit që i duhet Shqipërisë

March 1, 2026
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Bitcoin në rënie, pasiguria gjeopolitike godet tregjet e kriptomonedhave

March 1, 2026
VIDEO / Sulmi ndaj Vilës 31, Rama: Turp i madh, mund të kishte sjellë edhe tragjedi

VIDEO / Sulmi ndaj Vilës 31, Rama: Turp i madh, mund të kishte sjellë edhe tragjedi

March 1, 2026
Muaji kuqezi! Sfida historike për ekipet kombëtare, kalendari i ndeshjeve

Muaji kuqezi! Sfida historike për ekipet kombëtare, kalendari i ndeshjeve

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In