• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Impianti i Bovillës rivihet në punë, Veliaj: Uji sot me cilësi optimale

by A R
02/12/2017 17:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas situatës së vështirë që sollën reshjet e dendura të shiut që përfshinë gjithë vendin, për qytetarët e Tiranës vjen një lajm i mirë.

Ndërprerja e reshjeve të shiut, si dhe puna e kryer nga specialistët e UKT-së gjatë këtyre 24 orëve, ka bërë që situata në liqenin e Bovillës të përmirësohet ndjeshëm dhe të rinisë furnizimi me ujë i atyre lagjeve të Tiranës, të cilat një ditë më parë, për shkak të turbullimit të ujëmbledhësit, patën ndërprerje të ujit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi sot në terren situatën në impiantin e Bovillës, ndërsa bëri të ditur se ka rinisur furnizimi me ujë për ato zona të Tiranës që patën probleme gjatë 24 orëve të fundit. “Falë punës së kolegëve, edhe ndihmës që patëm nga kushtet atmosferike ka dekantuar një pjesë e madhe e turbullirës dhe jemi në një situatë ku praktikisht ky është uji që hyn në Bovillë dhe ky është uji që del nga Bovilla dhe që sot ka cilësinë optimale që uji ka çdo ditë në Tiranë”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës.

Ai theksoi se si rrjedhojë e kësaj situate të përmirësuar e gjithë Tirana do t’i kthehet furnizimit normal me ujë brenda ditës së sotme. “Do të thotë që për ato pak lagje që janë impaktuar në Tiranë, 4-5 lagje, ka filluar furnizimi me ujë, koha e drekës një pjesë të madhe e Tiranës e ka kapur me ujë të rrjedhshëm në çezmat e tyre dhe deri pasdite dhe në darkë e gjithë Tirana do të ketë furnizim me ujë normal. Jo vetëm kërkoj ndjesë për diçka që nuk ishte në dorën tonë, por që morëm një vendim të vështirë dhe të drejtë për të ndërprerë furnizimin ato pak orë të mbrëmjes. Megjithatë, i falënderoj qytetarët për mirëkuptimin; 99%  e njerëzve e kanë kuptuar ekzaktësisht çfarë ka ndodhur dhe na kanë mirëkuptuar. Sot po rikuperojmë me furnizim edhe ditën e djeshme dhe besoj edhe lagjja e fundit e Tiranës që nuk ka pasur furnizim me ujë, sot do ta ketë”, u shpreh Veliaj.

Për këtë ai falenderoi punonjësit e UKT-së, të cilët bënë të mundur që brenda një periudhe kaq të shkurtër të monitoronin situatën dhe të kthenin në punë impiantin e Bovillës. “Kanë bërë një punë heroike gjatë gjithë 24 orëve të fundit. E kuptoj që për shumë qytetarë është e vështirë të arsyetojnë se si me kaq shumë prurje nuk kemi ujë në Tiranë. Kjo është shumë e thjeshtë. Prej dherave dhe gurëve që bien, liqeni i Bovillës merr një turbullirë të jashtëzakonshme. Sigurisht, kjo shkakton menjëherë një ndryshim për keq të cilësisë së ujit”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës bëri të ditur se mbyllja e Bovillës ishte e pashmangshme për shkak të nivelit të lartë të turbullirës së ujit, si pasojë e prurjeve të mëdha të shiut. “Me rritjen e turbullirave jemi të detyruar që të mbyllim impiantin sepse nuk mund të çojmë ujë që ka qenë disa herë më keq se sa cilësia që ju shikoni në epruvetë. Në momentin që kemi pasur ujin nga një normë 50 në normën 13.000 NTU, pra 260 herë më shumë se çfarë duhet të jetë norma, sigurisht që do të shkaktonim ose një epidemi në Tiranë ose një bllokim total të filtrimit të ujit, që do të bënte që të çonim në një remont disa ditor, disa javor ndoshta, gjithë sistemin e filtrimit në Bovillë”, tha Veliaj.

Ai hodhi poshtë edhe të gjitha keqinformimet e bëra gjatë ditës së djeshme, duke theksuar se portat e ujëmbledhësit të Bovillës nuk janë hapur për asnjë moment, pasi shkarkimi i ujit nuk ka qenë i nevojshëm për faktin se ende edhe sot niveli i liqenit mbetet shumë poshtë nivelit maksimal të lejueshëm.

“Jo vetëm që nuk është hapur liqeni i Bovillës, përkundrazi nuk kemi arritur akoma kapacitetin dhe kjo shpjegohet prej thatësirës masive që kishim në verë. E kemi mirëpritur ujin. Së pari, liqeni nuk është hapur dhe kushdo që përdor ligësi të kësaj natyre për të përhapur panik bën një gabim fatal dhe hyn në histori, jo vetëm si ish-administrator i dështuar i bashkive apo i qeverisë, por sigurisht dhe si një njeri që nuk i do të mirën vendit të vet”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Next Post
Zyrtare/ Pensionistët do marrin shpërblimin e fundvitit. Ja kategoritë që përfitojnë

Zbardhet skema e re e pensioneve sipas kontributeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta, territoret dhe siguria, Finlanda bën apel: Ukraina, Rusia dhe SHBA të zhvillojnë bisedime direkte!

Lufta, territoret dhe siguria, Finlanda bën apel: Ukraina, Rusia dhe SHBA të zhvillojnë bisedime direkte!

October 21, 2026
Mijëra studentë e mësues në protestë në Greqi, kundërshtojnë koston e jetesës dhe dështimet në arsim

Mijëra studentë e mësues në protestë në Greqi, kundërshtojnë koston e jetesës dhe dështimet në arsim

October 21, 2026
VIDEO/ Berisha i bashkohet Interancionales Marksiste dhe bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e “Antifa”-s më 24 tetor!

VIDEO/ Berisha i bashkohet Interancionales Marksiste dhe bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e “Antifa”-s më 24 tetor!

October 21, 2026
Pas trazirave dhe protestave të dhunshme në Europë e Shqipëri, BE vë nën monitorim platformat digjitale!

Pas trazirave dhe protestave të dhunshme në Europë e Shqipëri, BE vë nën monitorim platformat digjitale!

October 21, 2026
Buzhala: Vetëm NATO mund ta ruajë kufirin! Kosova s’ka potencial të luftojë me Serbinë

A e kupton Doktori që Gjenerata ‘Z’ nuk është Gjenerata e Zenit?

October 21, 2026
Po ju, e doni Shqipërinë?

A është bojkoti universitar në shërbim të Partisë Demokratike?

October 21, 2026
U tha se ishte shoferi i tij, deputeti i PS-së reagon pas vetëvrasjes së 46-vjeçarit në Tiranë: Lajm i pavërtetë…!

U tha se ishte shoferi i tij, deputeti i PS-së reagon pas vetëvrasjes së 46-vjeçarit në Tiranë: Lajm i pavërtetë…!

October 21, 2026
“Janë 90 biznese të dëmtuara”- Eksperti Tola: Zgjatja e protestës rrezikon zinxhirin ekonomik të vendit! Rrëshqitja e euros…

“Janë 90 biznese të dëmtuara”- Eksperti Tola: Zgjatja e protestës rrezikon zinxhirin ekonomik të vendit! Rrëshqitja e euros…

October 21, 2026
Ja si të votoni për 3 këngët tuaja të preferuara në Eurovizionin për të rinj

Ja si të votoni për 3 këngët tuaja të preferuara në Eurovizionin për të rinj

October 21, 2026
Kryeministri i thirri për dialog dhe ata thyen për të dytën ditë karriget, Rama i ironizon: “Pedagogët” erdhën sot përsëri…!

Kryeministri i thirri për dialog dhe ata thyen për të dytën ditë karriget, Rama i ironizon: “Pedagogët” erdhën sot përsëri…!

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In