Një fotografi e jashtëzakonshme, që është bërë nga një pasagjerë, i cili në momentin kur e ka nxjerrë fotografinë ka qenë në aeroplan, në lartësi më të madhe se 9000 metra nga sipërfaqja e Tokës, paraqet atë që duket si një robot që ecë nëpër re.
Fotografia gjithsesi nuk e ka lënë pa e bërë xhiron e vet në internet dhe si rrjedhojë ka ngjallur reagime nga më të ndryshmet, me shumë njerëz që e kanë krahasuar këtë formë të parë në re me robotin e famshëm nga filmi i vizatuar ‘The Iron Giant’, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Nick O’Donoghue, 30-vjeçar, që ka qenë duke fluturuar nga Irlanda për në Austri, ka thënë që formën misterioze e kanë parë edhe kolegët e tij të punës, që kanë qenë duke udhëtuar me të.