• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Zvogëlohet numri i muzeve pa pagesë në Britani të Madhe

by Ylli Dylgjeri
18/01/2016 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Afërsisht një në pesë muze ka paraqitur kërkesën për aplikimin e biletave vitin e kaluar ose do ta bëjë një gjë të tillë këtë vit. Këto të dhëna ka nxjerrë nga Asociacioni i Muzeve i Britanisë së Madhe, i cili po ashtu ka konstatuar se 18 për qind të muzeve britanike u është dashur të mbyllin një pjesë të degëve të tyre vitin e kaluar, ose do ta bëjnë këtë më 2016.

Asociacioni ka thënë se këto ndryshime lidhen me shkurtimet e buxhetit kulturor për institucionet lokale. Sipas BBC, transmeton “Koha Ditore”, më shumë se 40 muze janë mbyllur në gjithë Britaninë e Madhe qysh prej vitit 2010. Ky numër pritet të rritet më 2016, duke u bazuar në deklaratat e fundit se muzetë në Lancashire, Durham, Dudley dhe Leicestershire do të duhet të mbyllen. Afërsisht gjysma e tyre 45 për qind, gjithashtu kanë thënë se kanë rritur numrin e stafit vullnetar, në krahasim me 32 për qind sa ishin deklaruar kësisoj vitin e kaluar. Buxheti për kulturë në nivele lokale qysh prej vitit 2010 është zvogëluar deri në 28 për qind.

Gjetjet e Asociacionit të Muzeve kanë treguar se fondet e përgjithshme publike të muzeve janë ulur për 2 për qind dhe të ardhurat nga grantet e donacionet kanë rënë për 4 për qind.

“Një prej investimeve më të mira që mund ta bëjmë si komb është në artet tona të jashtëzakonshme dhe në muze”, ka thënë zëdhënësi. “Kjo është arsyeja pse kjo qeveri ka mbrojtur fondet për muzetë kombëtarë për të siguruar që ata të kenë hyrje gratis dhe ka siguruar rritje për Këshillin e Arteve në Angli (Arts Council England)”. Megjithatë vitin e kaluar “Brighton Museums” dhe “York Art Gallery”, kishin paraqitur tarifa për hyrje. Pesë muze në Lancashire do të mbyllen, përfshirë edhe “Queen Street Mill” dhe “Helmshore Mills Textile Museum”.

Sarah Hardy ka qenë pjesë e stafit në “Helmshore”. Ajo është duke bërë fushata për të gjetur mënyra alternative që muzetë të vazhdojnë punën e tyre. “Jemi duke humbur trashëgiminë tonë lokale por gjithashtu edhe nacionale dhe madje edhe atë ndërkombëtare (nëse mbyllet ‘Helmshore’). Lancashire ka një trashëgimi të pasur industriale…nëse e humbim, atëherë e kemi humbur përgjithmonë. Këto lokalitete janë fort unike…këto thjesht nuk mund të zëvendësohen”. Presioni financiar po ashtu ka ndikim në koleksionet e muzeve. 11 për qind e të gjithë muzeve janë duke e shqyrtuar mundësinë që të shesin artefaktet për shkaqe financiare. 9 për qind e kishin parë si opsion këtë më 2014. Sondazhi po ashtu ka treguar se muzetë në veri të Anglisë, Wales dhe Irlandën e Veriut prej vitit në vit kanë raportuar rritje të madhe në fondet publike, më shumë sesa ato në Midlands, në jug të Anglisë dhe në Skoci.

Asociacioni i Muzeve është organizata më e madhe që përfaqëson muzetë dhe galeritë në Britani të Madhe dhe njerëzve tjerë që punojnë për ta. Mes shtatorit dhe tetorit të vitit 2015, Asociacioni i Muzeve u kishte kërkuar muzeve të sigurojnë informacionet lidhur me ndryshimet e buxhetit dhe të stafit të tyre. Sondazhit i janë përgjigjur 115 muze, duke përfaqësuar të gjithë tipat e muzeve dhe zonave në Britani të Madhe, e cila ka më shumë se 2 mijë e 500 muze.

Next Post

Guidolin trajner i Swansea

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In