• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Imazhet satelitore/ Pajisje të rënda ushtarake vendosen në “Kampin Wagner” në Bjellorusi

by Java News
26/07/2023 18:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pajisje dhe automjete ushtarake që besohet se i përkasin grupit mercenar privat Wagner vazhdojnë të lëvizin në një zonë në fshatin Tsel në Bjellorusinë lindore, që besohet të jetë një vend ku trupat nga kompania e Yevgeny Prigozhinit janë vendosur pas rebelimit në Rusi, muajin e kaluar.

Imazhet nga shërbimi Planet Labs të publikuara më 25 korrik tregojnë të paktën 750 pajisje dhe kamionë të llojeve të ndryshme pranë kampit.

Që nga 19 korriku, numri i pajisjeve dhe makinave është duke u shtuar vazhdimisht dhe tani përfshin 62 kamionë të mbuluar me tenda, 534 mikrobusë, furgonë, makina të rregullta, 33 autobusë të llojeve të ndryshme, 99 kamionë me pajisje ndërtimi mbi to, dhe 26 automjete të blinduara të përdorura për transportin e personelit ushtarak.

Një kanal bjellorus në platformën e mesazheve Telegram që monitoron lëvizjen e pajisjeve ushtarake në territorin e Bjellorusisë tha më 25 korrik se kishte regjistruar të paktën 11 kolona të automjeteve dhe pajisjeve ushtarake që ata besojnë që i përkasin grupit Ëagner, që kanë hyrë në Bjellorusi dhe janë zhvendosur në Tsel që nga 11 korriku.

Javën e kaluar, Prigozhin, themeluesi dhe udhëheqësi i Wagner-it, publikoi një video prej ku dukej se ishte në Bjellorusi duke përshëndetur luftëtarët e tij dhe duke thënë se ata do të ndihmonin për ta kthyer ushtrinë e këtij vendit në ushtrinë e dytë më të mirë në botë.

Fati i Prigozhinit dhe trupave të tij Ëagner ka qenë i paqartë që nga një rebelim jetëshkurtër më 23-24 qershor, që konsiderohet si kërcënimi më i madh i paraqitur deri sot, në 23 vjetët e pushtetit të presidentit rus Vladimir Putin.

Sundimtari autoritar i Bjellorusisë dhe aleati i ngushtë i Putinit, Alyaksandr Lukashenka, u përfshi në bisedime për t’i dhënë fund rebelimit duke rënë dakord me Prigozhinin dhe Putinin për të pritur trupat e Ëagner dhe udhëheqësin e tyre në Bjellorusi.

Disa ditë pas deklaratës së Lukashenkës, një kamp me tenda filloi të shfaqej në Tsel.

Trupat e Ëagner luajtën një rol kyç në pushtimin rus të Ukrainës, duke ndihmuar në marrjen e pjesëve kryesore të qytetit të Bahmutit pas gati 10 muajsh luftimesh intensive.

Prigozhin ka thënë se ka humbur 20,000 burra gjatë operacionit Bahmut
Next Post
Rokadat/ Bledi Çuçi zgjidhet kryetar i grupit parlamentar të PS, ikën Gjiknuri, sekretar i Përgjithshëm zgjidhet Klosi

Rokadat/ Bledi Çuçi zgjidhet kryetar i grupit parlamentar të PS, ikën Gjiknuri, sekretar i Përgjithshëm zgjidhet Klosi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In