• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Imami “rrënon” Bashën: E pëlqejnë vetëm 18%. Po e ngordh PD-në duke i shërbyer Ramës

by A R
19/10/2019 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arben Imami, ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe një nga themeluesit e saj, ishte mbrëmjen e së premtes pjesë e emisionit “Java në RTSH” ku u diskutua për udhëkryqin në të cilin ndodhet vendi, negociatat, opozitën dhe krizën.

Duke analizuar mosvotimin e hapjes së negociatave me BE-në, krahas fajësimit të qeverisë, e cila sipas tij, është përgjegjëse kryesore e dështimit, Imami lëshoi kritika edhe ndaj opozitës joparlamentare.

Sipas Imamit, me qëndrimin dhe aksionet e saj PD shfaqi çoroditje politike dhe ishte e paqartë në gjithçka sa bënte. E pafalshme për Imamin ishte dorëzimi i mandateve dhe braktisja e zgjedhjeve, gjë që çoi sipas tij në daljen nga sistemi dhe vetëasgjesimin e saj.

“Unë e kam thënë që djegia e mandateve mund ta çojë Partinë Demokratike në fitore, por edhe ne shuarjen e saj. Ishte një moment kyç që përcakton nëse lideri ka marrë vendimin e duhur apo jo. Por në këtë vend nuk njoh njerëz që kanë marrë përgjegjësi ndonjëherë. Nëse Basha po i digjte mandatet për ta shkëputur PD-në nga thonjtë e Edi Ramës, të cilën e futi ai në thonjtë e tij, unë do ta kuptoja vendimin” – tha Imami.

Ai shtoi në emisionin “Java në RTSH” se zgjidhja për të rikthyer fitues opozitarizmin është largimi i Bashës. Imami tha se PD nuk ka asnjë shans fitues me këtë formacion që ka sot.

“Qëkurse Basha shiti një palë zgjedhje dhe shkeli me dy këmbë statutin e PD, duhet të ishte larguar. Por në këtë vend argumentet ligjorë janë të parëndësishëm. Basha ka marrë një parti me të gjitha problemet që kishte ne 2013. Dhe nga një parti me 55 deputetë e çoi në një parti që ka një gjysmë-bashkie në Shkodër” –tha Imami.

Ish-ministri foli dhe për një sondazh mbi popullaritetin e Lulzim Bashës te shqiptarët.

“Me të gjitha veprimet që bën, futu në çadër dhe arri marrëveshje, dil nga parlamenti e kërko reformë zgjedhore, ka prodhuar një situatë të çuditshme. Ky njeri e ka pëlqyeshmërinë në popull 18% dhe kjo është alarmante. Nuk ka asnjë lider partie me 18% që ta nxjerrë fituese partinë në zgjedhje me të paktën 51%. Basha po e ngordh PD-në dhe po i bën një shërbim të plotë Edi Ramës” – tha Arben Imami në panelin me analistët Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli.

Next Post
Grupi i KÇK-së/ Shoqata e Gjyqtarëve: Klima armiqësore frymëzoi kriminelët nga burgu kundër gjykatësit Kuqo

Grupi i KÇK-së/ Shoqata e Gjyqtarëve: Klima armiqësore frymëzoi kriminelët nga burgu kundër gjykatësit Kuqo

Comments 1

  1. Ermir says:
    6 years ago

    Po mormal, paguhet nga Rama per te bere kete qe po ben!
    Basha mercenar eshte, ben ate per cfare e paguajne!

    Reply

Leave a Reply to Ermir Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Do fillojmë takimet me opozitën, na duhen 84-86 deputetë

March 30, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Beteja e titanëve”, realiteti i Trump për luftën në Iran përplaset me një mur

March 30, 2026
PD-ja, si Firmë Piramidale!

PD-ja, si Firmë Piramidale!

March 30, 2026
Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

March 30, 2026
Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

March 30, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 31 Mars 2026

March 30, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Salianji zbulon skenarin: Ja si do të veproj nëse më përjashtojnë nga Partia Demokratike

March 30, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Rasti Manjani dhe standartet e Strasburgut

March 30, 2026
Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

March 30, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Negociatat, Berisha: Shqipëria mbeti në klasë, nuk ecën dot përpara

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In