Ish-deputeti i demokrat, Arben Imami, vijon me kritikat e tij ndaj kryesisë së PD. Sipas tij, Partia Demokratike ka nevojë për një statut të ri.
I ftuar në “ABC News”, Imami tha se për disa javë do të paraqesin në kryesi dhe tek kryetari një projek-statut.
Sipas tij, kjo forcë politike ndodhet në këtë gjendje, për shkak të kreut të saj, Lulzim Basha.
“Basha është shkaktari kryesor i gjendjes së PD. Pas zgjedhjeve, një grup i madh anëtarësh kërkuan largimin e Bashës, por ai me një procces krejtësisht ilegjitim vendosi të ishte prapë kryetar i partisë. Nëse Basha nuk e riformëson imazhin e PD-së, e vetmja gjë që na mbetet është të paraqesim një projekt-statut që të ketë garanci për këdo që merr pjesë në procces”, tha Imami.