• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Imamët në Zvicër duhet t’i nënshtrohen një testi

by Java News
02/01/2017 11:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për botën e myslimanëve autoritetet zvicerane dinë shumë pak. Xhaminë shpeshherë gjenden në zona industriale, larg jetës së përditshme, imamët rrjedhin kryesisht nga vendet e prejardhjes së besimtarëve, predikimi bëhen në gjuhë të huaja – arabisht, turqisht, shqip, në gjuhën boshnjake etj. Imamët zakonisht zgjidhen nga komuniteti fetar, kontrollimi i këtij procesi është i vështirë, madje deri viteve të fundit autoritetet as që kanë qenë të interesuara. Por prej se disa të ashtuquajtur myslimanë keqpërdorin në mënyrë flagrante fenë për të zbrazur urrejtjen e tyre ndaj botës perëndimore, edhe në Zvicër autoritetet po tregojnë interesim gjithnjë më të madh për të ditur sa më shumë për komunitetet myslimane dhe tendencat eventuale të radikalizimit.

Siç shkruan gazeta «NZZ am Sonntag» në të ardhmen pritet që imamët në Zvicër t’i nënshtrohen një testi mbi përshtatshmërinë e tyre. Një testi të tillë i nënshtrohen, ta zëmë, priftërinjtë evangjelistë. Për të qenë prift nuk mjafton vetëm dija formale teologjike, por kërkohet edhe përshtatshmëria: a janë kandidatët për prift empatikë sa duhet? A mund të zhvillojnë biseda të vështira? Çfarë vlen për evangjelistët pritet të aplikohet edhe ndaj imamëve.

Isabelle Noth, profesoreshë për punë pastorale dhe psikologji religjioni në Universitetin e Bernës, bashkë me kolegun e saj Hansjörg Znoj, një psikolog klinik, është duke përpiluar një test, të cilit duhet t’i nënshtrohen imamët. Përmes testit synohet të zbulohet nëse imamët janë përkrahës të interpretimit radikal të islamit. Sipas «NZZ am Sonntag» deri më tani disa imamë janë paraqitur për t’iu nënshtruar këtij testi, i cili, mes tjerash, synon të krijojë qartësi mbi atë se çfarë qëndrimi mban një imam ndaj të drejtave të grave dhe barazisë gjinore, a e konsideron dhunën në kontekstin fetar si diçka legjitime, si i interpreton shkrimet fetare? Njëkohësisht me përgatitjet për këtë test në Zvicër ka kërkesa nga ekspertët e sigurisë që përgatitja shkollore e imamëve të bëhet në Zvicër, duke shmangur kështu imamët që kanë studiuar në shkollat teologjike arabe.

ma.me

Next Post
Dëshmia/ ‘Terroristi’ i Stambollit shkon në polici: Më morët në qafë

Dëshmia/ ‘Terroristi’ i Stambollit shkon në polici: Më morët në qafë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Seri tërmetesh godasin brigjet e Siçilisë, lëshohet alarm për cunami

Seri tërmetesh godasin brigjet e Siçilisë, lëshohet alarm për cunami

October 23, 2026
16 viktima nga tërmeti me magnitudë 7 ballë në Xizangun e Kinës, vazhdojnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit!

16 viktima nga tërmeti me magnitudë 7 ballë në Xizangun e Kinës, vazhdojnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit!

October 23, 2026
Forcat Aleate demonstrojnë gatishmërinë detare në brigjet e Shqipërisë

Forcat Aleate demonstrojnë gatishmërinë detare në brigjet e Shqipërisë

October 23, 2026
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA?

October 23, 2026
Derdhja e naftës ndot plazhet e Emirateve të Bashkuara, teksa sulmet ndaj anijeve në Hormuz përshkallëzohen

Derdhja e naftës ndot plazhet e Emirateve të Bashkuara, teksa sulmet ndaj anijeve në Hormuz përshkallëzohen

October 23, 2026
Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

October 23, 2026
“Dhëndri” merr nënshtetësinë shqiptare, Begaj e dekreton! Portieri italian një hap më afër Kombëtares kuqezi, tani ‘sytë’ nga FIFA

“Dhëndri” merr nënshtetësinë shqiptare, Begaj e dekreton! Portieri italian një hap më afër Kombëtares kuqezi, tani ‘sytë’ nga FIFA

October 23, 2026
Rrethimi nuk e ndali, nëna që u bë simbol i qëndresës në Jemen ngjitet në shtigjet malore për të varrosur vajzën

Rrethimi nuk e ndali, nëna që u bë simbol i qëndresës në Jemen ngjitet në shtigjet malore për të varrosur vajzën

October 23, 2026
Edhe Greqia i ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç, ligji hyn në fuqi nga 1 janari i 2027!

Edhe Greqia i ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç, ligji hyn në fuqi nga 1 janari i 2027!

October 23, 2026
Anarkistët kërcënojnë Italinë, Milano blindohet për protestën e nesërme! Meloni angazhon edhe parashutistët

Anarkistët kërcënojnë Italinë, Milano blindohet për protestën e nesërme! Meloni angazhon edhe parashutistët

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In