• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Im bir nuk e mori peng 11-vjeçaren, i ati vajzës pinte birra me policët”

by A R
31/08/2016 08:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shahe Kabashi është kërrusur edhe më shumë 15 ditët e fundit. Burgosja e djalit të saj 46- vjeçar e ka tronditur, e ka dërrmuar. E vetmuar në banesën trekatëshe, në fshatin Rrashbull të Durrësit, 77-vjeçarja, nënë e 5 fëmijëve, akuzon policinë për ndërhyrjen brutale ndaj të birit që është i sëmurë mendor, duke e akuzuar për pengmarrjen e mbesës 11- vjeçare. “Nuk është e vërtetë që Arbeni e mori peng vajzën që e kemi gjakun tonë, por e kërkoi të vinte në shtëpi që t’i lidhte fishat e kompjuterit. Nipi im, babai i vajzës lajmëroi policinë për pengmarrje. Pastaj piu birra dhe qerasi policët, të cilët më shkatërruan shtëpinë dhe djalin për pak e dogjën të gjallë”, – tha e moshuara.

Ndërkohë, ajo u shpreh se i biri është dhunuar barbarisht pas arrestimit, derisa ai nuk e ka njohur atë, nënën e tij. Në një intervistë për “GSH”, Shahe Kabashi tregon me detaje ngjarjen e ndodhur më 15 gusht të këtij viti, kur Arben Kabashi u arrestua nga forcat speciale, të cilat përdorën dhe gaz neoparalizues. Përmes lotësh, 77-vjeçarja akuzon të gjithë efektivët që u përfshinë në aksion, ndërsa bën apel që organet kompetente të kujdesen për të birin, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit.

Zonja Shahe, çfarë ndodhi më 15 gusht të këtij viti?
Si ta harroj atë ditë, që mos qofsha më mirë! Që në mëngjes, Beni shkoi poshtë në dyqan dhe bleu një kartë për telefonin. Donte të fliste me vëllezërit e tij në Angli. U kthye në shtëpi dhe më pas shkoi te nipi dhe i tha vajzës së tij të vogël që ta ndihmonte të rregullonte fishën e kompjuterit, pasi donte të fliste me të vëllain, Ymerin në Angli. Vajza erdhi dhe po merrej në dhomë me kompjuterin.

Ku ishit ju në atë moment dhe çfarë lidhjeje keni me familjen e vajzës?
Isha në shtëpi dhe po bëja gati mëngjesin. Unë e kam vajzë vëllai, nënën e vajzës së vogël, ndërsa të shoqin e saj kam po nip nga burri. Vajza po rregullonte kompjuterin, kur pamë se shtëpia ishte rrethuar për pesë minuta me 20 policë.

Po më pas, çfarë ndodhi?
Kur u rrethua shtëpia nga policia, djali u tremb jashtëzakonisht shumë. Beni gjysmë njeriu ishte, tani me atë që bënë e kanë luajtur fare nga mendtë e kokës. Ai ka vuajtur 22 vjet në burg në Itali. Kur policia rrethoi shtëpinë, ai mori thikën e bukës dhe donte të vriste veten. Ai është u sëmurë, por pse e bënë më keq?! Rrinte në portën e shtëpisë dhe mbante thikën në dorë e thoshte se do të vriste veten. Edhe vajza u frikësua kur pa policinë. Të gjithë ne u frikësuam. Nga policët Beni kishte shumë frikë dhe nuk dilte jashtë. Unë dola në dritare të shikoja, kur disa policë shqyen kangjellën e më nxorën nga dritarja. Më pas shqyen kangjellat e të gjitha dritareve të shtëpisë, nxorën edhe mbesën. Djali im qëndronte në portë e thoshte që do ti bënte keq vetes po të hynte policia, pasi ishte bërë shumë nervoz.

Zonjë, kur ndërhyri policia, ku ishit ju?
Unë isha jashtë në oborr. Policët me skafandra e me armë në dorë hynë nga dritaret, ndërsa disa të tjerë hynë nga dera me një tub me gaz. Beni qëndronte pas derës kryesore në sallon. Aty ma helmuan djalin, e qëlluan dhe e bënë gjak të gjithë shtëpinë. I vunë gazin dhe një divan u dogj. Shkatërruan dyer e dritare. I vura prapë javën që shkoi, pasi kisha frikë se do më mbysnin natën. Pastaj policët e arrestuan djalin, ndërsa nipi që bëri të gjithë këtë teatër duke lajmëruar policinë nisi të pinte. Ai qerasi me birra policët./GSH/a.m.

Next Post
Rinas/ Ekstradohet 48-vjeçari i dënuar për vrasje

Rinas/ Ekstradohet 48-vjeçari i dënuar për vrasje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, fëmija trevjeçar bie nga ballkoni i katit të katërt, ndërron jetë në spital

Ngjarje e rëndë në Vlorë, fëmija trevjeçar bie nga ballkoni i katit të katërt, ndërron jetë në spital

April 12, 2026
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një i vdekur dhe gjashtë të plagosur

Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një i vdekur dhe gjashtë të plagosur

April 12, 2026
Tronditet Britania, 20-vjeçarja për*hunohet në grup afër kishës, pak pasi doli nga një klub nate!

Tronditet Britania, 20-vjeçarja për*hunohet në grup afër kishës, pak pasi doli nga një klub nate!

April 12, 2026
“Mashtron për rrogat dhe pensionet”, Berisha i përgjigjet Ramës: Pensionistët marrin sa 2 kg domate në muaj

“Mashtron për rrogat dhe pensionet”, Berisha i përgjigjet Ramës: Pensionistët marrin sa 2 kg domate në muaj

April 12, 2026
Lëvizjet e dyshimta me makinë e tradhtuan, shqiptari kapet në trafik kokaine në Itali! Ja ku e kishte fshehur drogën

Lëvizjet e dyshimta me makinë e tradhtuan, shqiptari kapet në trafik kokaine në Itali! Ja ku e kishte fshehur drogën

April 12, 2026
‘S’kam me e lëshue gegnishten teme’, Koçeku u përgjigjet kritikave për të folurën në dialekt: Nëse duhet rri në gardhin tim dhe…

‘S’kam me e lëshue gegnishten teme’, Koçeku u përgjigjet kritikave për të folurën në dialekt: Nëse duhet rri në gardhin tim dhe…

April 12, 2026
VIDEO/ Posteri i Samiti i IV-të të Diasporës shqiptare ‘shpaloset’ në sheshin e famshëm ‘Times Square’ të SHBA

VIDEO/ Posteri i Samiti i IV-të të Diasporës shqiptare ‘shpaloset’ në sheshin e famshëm ‘Times Square’ të SHBA

April 12, 2026
“Ndodhi ajo që kisha frikë”, makthi i Sonilës: Pas dy javësh që lindi djali, spitali na mori në telefon…

“Ndodhi ajo që kisha frikë”, makthi i Sonilës: Pas dy javësh që lindi djali, spitali na mori në telefon…

April 12, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme, Putin ofron ndërmjetësim mes Iranit dhe SHBA-së e Izraelit

Kriza në Lindjen e Mesme, Putin ofron ndërmjetësim mes Iranit dhe SHBA-së e Izraelit

April 12, 2026
Kush është Peter Magyar, ish-aleati i Viktor Orbanit që sot kërkon ta rrëzojë nga pushteti

Kush është Peter Magyar, ish-aleati i Viktor Orbanit që sot kërkon ta rrëzojë nga pushteti

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In