• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Im atë bën një jetë të shthurur”/ Zbardhet dëshmia e djalit të Rruzhdi Hoxhës, si arriti ta gjente babain e vdekur

by Java News
05/07/2023 17:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen detaje të reja nga dosja e vrasjes së biznesmenit Rruzhdi Hoxha, i cili u gjet në malin Dajt.

Zhdukja e biznesmenit u denoncua nga i biri, Saimir Hoxha, i cili sqaroi se për orë të tëra i ati ishte parë nën shoqërinë e vrasësit.

Në dosjen e siguruar nga Top Channel, Hoxha dëshmoi se: “babai ka dalë nga banesa me shtetasin Eri Topi të cilin e ka marrë në telefon për të ardhur dhe për ta marrë në shtëpi me mjetin e tij, por nuk ka pasur dijeni se ku do të shkomin. Samiri ka vënë re që babai i tij po vonohej dhe nuk po vinte në shtëpi, e ka telefonuar, por telefoni ka dalë i fikur. Ai ka deklaruar se që kur babai është larguar me shtetasin Eri Topi kanë humbur të gjitha kontaktet dhe nuk kanë pasur informacion mbi vendndodhjen e tij.

Pas kësaj situate Samiri së bashku me të afërm dhe shokët e tij kanë kërkuar nëpër hotele ose adresa të tjera të cilat mendonin se mund ti frekuentonte shtetasi Rruzhdi Hoxha, por nuk kanë bërë të mundur gjetjen e tij. Shtetasi Samir Hoxha ka sqaruar se pasi kanë filluar të dyshojnë në lidhje me këtë situate, janë drejtuar në komisariat për të bërë kallëzim.”

Sipas dëshmisë së dhënë nga Saimir Hoxha, i ati Ruzhdiu, bënte “një jetë të shthurur si person, pasi ishte përdorues i lëndëve narkotike të llojit kokainë. Dilte për çdo natë me shokët e tij duke pirë kafe në zonën e Treshit, tek lokali i Ilir Bojës në Laknas, si dhe ka pasuar raste te vashdueshme qe kur pinte shumë pije alkolike ose kur konsumonte lende narkotike, qendronte duke fjetur nëpër hotele 2 – 3 dite por te pakten i vinte ne dijeni për vendodhjen e tij.”

Nisur nga fakti i fikjes së telefonit si dhe të mos njoftimit për vendodhjen, Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë dyshuar se bëhet fjalë për një problem serioz.

I pyetur nëse babai i tij ka pasur ndonjë konflikt ose borxhe, Hoxha ka sqaruar se i ati Ruzhdiu nuk ka pasur konflikte dhe se borxhet që kishte ia kishte paguar para tre vitesh. Samir Hoxha ka sqaruar se pas humbjes së babait të tij ka takuar disa persona lidhje shoqërore të Rruzhdiut. Edi Boja i ka thënë se e kishte lënë Ruzhdiun tek “Ardeno” ngjitur me dy portat kryesore, në autostradë më datë 21 tetor në orën 23.30, në pranin e shtetasit Erjon Topi. I nisur nga kjo, Saimir Hoxha pyeti Erjon Topin për rrethanat dhe ky i fundit i ka konfirmuar të njëjtat gjëra.

“Shtetasi Samir Hoxha ka telefonuar shtetasin Ferdi Rrushin me numrin e telefonit te tij 067****774 dhe i ka kërkuar takim për ta pytur për babain e tij Rrushdiun, pasi Fredi ishte personi i fundit që ishte takuar me babain e tij. Fredi i ka thënë, se nuk ndodhej në shtëpi, por kishte shkuar tek puna në Martanesh, pasi ai atje punon si biznesmen në një minierë kromi” dhe në telefon i ka thënë se me kë e kishte parë të atin, Ruzhdiun, thuhet në dëshmin e Saimir Hoxhës./m.j

Next Post
Tensionet në Veri/ Ndihmës sekretari i Përgjithshëm i NATO-s vizitë në Kosovë, takohet me Kurtin e Osmanin

Tensionet në Veri/ Ndihmës sekretari i Përgjithshëm i NATO-s vizitë në Kosovë, takohet me Kurtin e Osmanin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In