• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vizita e John Kerry dhe reforma në drejtësi

by Aalison Pearse Stevens
08/02/2016 09:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilva Tare

Ardhja e sekretarit amerikan të shtetit John Kerry në Tiranë me fluturim të posacëm nga Mynihu, është një dëshmi e rëndësisë që SHBA po i japin zhvillimeve të fundit në vendin tonë, ku vendin e parë të prioriteteve e mban reforma në drejtësi. Në rreth 180 minutat që Kerry ka planifikuar të qëndrojë në kryeqytetin shqiptar, pritet të ketë takime ku do të kërkohet qartë rreshtimi ne favor të reformave që do t’i hapin rrugë luftës kundër korrupsionit dhe ndëshkueshmërisë në të gjitha nivelet, sidomos tek zyrtarët e lartë.

Klima e polarizuar politike në vend, thashethemnajat që sponsorizohen nga zyrat e liderëve politikë për destabilitet, apo zgjedhje të parakohshme në rast se reformimi i sistemit deri më sot të dështuar të drejtësisë do të rrezikojë të kthehet në mjet të kontrolluar nga një shumicë e caktuar, mund të kenë qenë përcaktuese në vendimin e Washingtonit për t’ua thënë në sy liderëve shqiptarë se periudha e symbylljes ka marrë fund. Pa një drejtësi funksionale dhe të pandikuar nga presionet e politikës dhe parasë, nuk ka përparim në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Aleati strategjik i shqiptarëve, SHBA, që e ka sponsorizuar vendin tonë për anëtarësimin në NATO, nuk mund të tolerojë më që shkelja e ligjeve, korruptimi i drejtësisë në të gjitha nivelet dhe abuzimet me fondet publike, të kryhen ditën me diell, nga të njëjtët individë që verbalisht përdorin fjalorin e duhur në emër të zhvillimit të Shqipërisë dhe aspiratave euro-atlantike të saj. Në realitetin ballkanik, toleranca e deritanishme është marrë për dobësi dhe më së shumti si mungesë interesi i amerikanëve ndaj një rajoni të paralizuar nga interesat korruptive dhe oligarkët që Kerry denoncoi në konferencën e sigurisë së Mynih-ut, dy vite me parë.

Ardhja e Kerry-t në Tiranë dhe disa ditë më vonë edhe e homologes europiane të tij, janë mesazhe të qarta se misioni i partnerëve kryesorë të Shqipërisë është serioz dhe këmbëngules. Disa nga argumentat kundër nëpunësve të Washingtonit dhe Brukselit ne Tiranë, mund të jenë të pranueshme kur flitet për sjellje të favorshme ndaj individëve të caktuar apo miqësi politikisht të anshme, por shanset e deformimit të misionit të tyre janë thuajse inekzistente. Përfundimi i reformës në drejtësi ka një afat të panegociueshëm, siç është e sigurtë se pa miratuar ndryshimet që do t’i hapin rrugë një drejtësie të barabartë për të gjithë, nuk do të ketë as hapje negociatash.

I takon Tiranës zyrtare dhe të gjithë aktorëve të saj në pushtet apo opozitë, që ta vendosë kursin e së ardhmes së Shqipërisë. Pretendimet e tyre se në fund të fundit zgjidhen nga populli shqiptar, të cilin praktikisht në këto 25 vite e kanë kapur për fyti duke i grabitur të ardhmen, ngjajnë me alibi të dala mode. Së fundmi është shtuar retorika e klasës politike shqiptare, sipas së cilës ata janë zgjedhur nga populli dhe jo nga punëdhënësit e Lu-së dhe Vlahutin-nit.

Porse një aleancë e politikës në mbrojtje të interesave të tyre duke i berë rezistencë llogari dhënies përpara drejtesisë, dhe vullnetit të qartë të aleatëve ndërkombetarë për një reformë të drejtë të drejtësisë, rrezikon ta çojë vendin që ka përjetuar më parë pasoja fatale, kur nuk ishte anëtar i NATO-s, në një spirale të re kolapsi. Ndaj është thelbësore t’u jepet pesha e duhur këshillave të peshave të rënda.

Next Post

Tatuazhet e reja të Angelina Jolie (FOTO)

Comments 1

  1. kirurg says:
    10 years ago

    Opozita: thashethemnajat që sponsorizohen nga zyrat e liderëve politikë për destabilitet,
    apo
    Pozita: zgjedhje të parakohshme

    Ja e mbajte dhe ekuilibrin!!… Vete nuk i jep dot dum punes, e?

    Reply

Leave a Reply to kirurg Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi i fundit i Trump: Zgjatet armëpushimi SHBA-Iran, bllokada në porte do të vazhdojë

Vendimi i fundit i Trump: Zgjatet armëpushimi SHBA-Iran, bllokada në porte do të vazhdojë

April 21, 2026
Macron: T’i jepet kohë negociatave! Nuk duhet ta lejojmë rifillimin e konfliktit SHBA-Iran

Macron: T’i jepet kohë negociatave! Nuk duhet ta lejojmë rifillimin e konfliktit SHBA-Iran

April 21, 2026
Incident në Firence/ Turistja dëmton statujën e “Biancone”, ngjitet për t’i prekur pjesët intime

Incident në Firence/ Turistja dëmton statujën e “Biancone”, ngjitet për t’i prekur pjesët intime

April 21, 2026
Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar letër të hapur ‘The Guardian’: Shqiptarët në Britani po ‘demonizohen’ e paragjykohen

Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar letër të hapur ‘The Guardian’: Shqiptarët në Britani po ‘demonizohen’ e paragjykohen

April 21, 2026
Vrasja e dy vëllezërve shqiptarë në Podgoricë, arrestohet pas disa orësh ndjekjeje autori i krimit

Vrasja e dy vëllezërve shqiptarë në Podgoricë, arrestohet pas disa orësh ndjekjeje autori i krimit

April 21, 2026
Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Sherri nisi mes dy grupeve, i plagosur edhe vëllai i autorit

Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Sherri nisi mes dy grupeve, i plagosur edhe vëllai i autorit

April 21, 2026
“Nuk vizitoi Kievin”/ Zelensky kritika për të dërguarin amerikan në Ukrainë: Mungesë respekti në kohë lufte

“Nuk vizitoi Kievin”/ Zelensky kritika për të dërguarin amerikan në Ukrainë: Mungesë respekti në kohë lufte

April 21, 2026
ANALIZA E REL/ Bllokadë totale në Prishtinë, kush po e mban peng zgjedhjen e presidentit?

ANALIZA E REL/ Bllokadë totale në Prishtinë, kush po e mban peng zgjedhjen e presidentit?

April 21, 2026
Bisedimet me Iranin mbeten pezull/ Shtyhet vizita e Vance në Islamabad, Teherani nuk dërgoi delegacion

Bisedimet me Iranin mbeten pezull/ Shtyhet vizita e Vance në Islamabad, Teherani nuk dërgoi delegacion

April 21, 2026
Zjarri në kompleksin “Arlis”/ 40 mijë lekë bonus qiraje për të prekurit, projektvendimi pritet të miratohet nesër

Zjarri në kompleksin “Arlis”/ 40 mijë lekë bonus qiraje për të prekurit, projektvendimi pritet të miratohet nesër

April 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In