• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ILVA TARE/ Vetëm gomerët nuk ndryshojnë, thonë serbët. A vlen kjo për shqiptarët?

by Java News
03/04/2017 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Aleksandër Vucic, Presidenti i sapozgjedhur nga presidencialet e së dielës në Serbi, i ka dhënë si përgjigje kritikëve të tij përmes prestigjozes britanike “The Guardian” duke u thënë shprehjen serbe; vetëm gomerët nuk ndryshojnë. Në një përpjekje për të adresuar të kaluarën e errët si njeriu propagandë i Miloshevicit dhe ndëshkimit të gazetave serbe për raportimin e situatës në Kosovë në 1999-tën, 47 vjecari Vucic u  vetdeklarua si i transformuar në ide, në bindje dhe në mënyrën e sjelljes me pushtetin. Të paktën 55% e votuesve serbë e besuan retorikën e re të Vucic-it të vjetër.
 
Por politikani që u deklarua i ndryshuar, nuk arriti t’i bindtë analistët kritikë ndaj qeverisjes autokratike në dy mandatet si Kryeministër apo dhe në atë që konsiderohet si manovër e Vucic për ta transformuar pushtetin e Presidentit, në një zyrë të gjithëpushtetshme, duke qeverisur përmes një Kryeministri kukull, pak a shumë si stili Gjukanovic në Mal të Zi, apo Erdogan në Turqi.
 
Gjatë fushatës elektorale Aleksandër Vucic u investua të shfaqte imazhin e liderit perëndimor që buzëqesh krah Merkelit, Putinit dhe liderëve të tjerë europiane. Falë aftësive për të flirtuar me Rusinë dhe “kërcënuar” Brukselin, Vucic ja ka dalë të avancojë axhendën europiane duke negociuar tashmë kapitujt që i paraprijnë hyrjes në BE. Të gjitha këto arritje, politikani serb me anglishten e pastër të përmirësuar gjatë një viti pune në Britaninë e Madhe, i ka përfituar duke mos njohur pavarësinë e Kosovës dhe duke mos respektuar marrëvëshjet e dala nga dialogu i sponsorizuar nga Brukseli “Beograd-Prishtinë”. Me pak fjalë, vetëm kostumin e europianit ka të ri, pjesa tjetër e sjelljes është po aq e vjetër sa retorika nga kohërat e diktatorit komunist Tito, me të cilin I pëlqen të krahasohet thonë analistët serbë, jo në sferën politike, porn ë veprat publike që realizon si hekurudhat, autostradat etj
 
Në kohën kur ish bashkëpunëtori I Miloshevicit ka u votua si europianist, në Shqipëri procesi I integrimit ka mbetur peng i “gomerëve që nuk ndryshojnë” , nëse huazojmë shprehjen frazeologjike të Vucic. Axhenda e integrimit është pengmarrë nga interesat politike të partive që kur janë në opozitë me qeverisjen e radhës bëjnë të pamundurën për ta nxirë Shqipërinë në Bruksel, duke kryer një akt egoizmi të dënueshëm për dëmin që u shkakton interesave kombëtare.
 
Duke konsideruar që edhe qeveritë kanë qenë më shumë të fokusuara tek përfitimet e tyre nga pushteti, duke dobësuar institucionet në vend të forcimit të pavarësisë, duke u sjellë në mënyrë arrogante me opozitën, qytetarët shqiptarë janë detyruar të pagujanë faturat e kokëfortësisë politike, përkundrejt një jete dinjitoze të ëndërruar në një Shqipëri europiane.
 
Aq shumë akuza dhe zell për të nxjerrë anët negative të Shqipërisë, edhe kur janë të justifikuara, sa artikulojnë politikanët që kanë statusin e opozitarit, nuk tregojnë as të ashtëquajturit “armiqtë” e shqiptarëve apo rivalët në rajon. Shqiptarët dhe interesat e tyre për mirëqenie, shtet të së drejtës dhe mungesë korrupsioni duhet të përfaqësohen nga politikanë të rinj a të vjetër që e kanë pjekurinë dhe ndërgjegjen kombëtare më të rëndësishme se karrigia e pushtetit politik. Qofshin dhe gomerë të ndryshuar!
Next Post
3 shtete në SHBA legalizojnë marijuanën për qëllime mjekësore

Kontrata/ 5 mijë lek paguhej toka që prodhoi dy ton marijuanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Ballistët socialistë si barcoletë shkodrane

August 7, 2026
Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

August 7, 2026
Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

August 7, 2026
Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

August 7, 2026
Putin paralajmëron: Trupat perëndimore në Ukrainë do jenë shënjestër e ushtrisë ruse

SHBA paralajmëron: Putin mund të testojë unitetin e NATO-s duke sulmuar një vend anëtar

August 7, 2026
Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

August 7, 2026
U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

August 7, 2026
VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

August 7, 2026
Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

August 7, 2026
Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com