• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kontrata/ 5 mijë lek paguhej toka që prodhoi dy ton marijuanë

by Java News
03/04/2017 19:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Vetëm 24 orë pas sekuestrimit të 2 ton, lëndë narkotike cannabis stativa, mësohet se shtetasi i arrestuar Andreja Gjinaj, ka lidhur një kontratë qëraje me shtetasin e shpallur në kërkim policor E.D. Gazeta “Shqiptarja.com” zbulon kontratën e qërase të nënshkruar mes Abndreja Gjinaj dhe shtetasit E.D, kontratë e cila është lidhur në 8 qershor 2016. Gjinaj ka arritur të marrë me qira një sipëfaqe prej 5 mijë metra katror tokë dhe se pagesa vjetore do jetë 50 mijë lek të vjetra.

Kjo sipërfaqe tokë dyshohet se është mbjellë me canabis nga shtetasi Gjinaj dhe pas korjes së bimës, ajo është futur në thasë plastike, dhe fshehur brenda një kontinjeri të vjetër dhe një tuneli ushtarak. Në kontratën e qërasë thuhet më konkretisht:”… Unë E.D, deklaroj se në fshatin Rreth Baz, Mat, administroj një sipërfaqe toke prej 5 mijë metra katrorë, tokë ARË. Me akt-marje toke në pronësi ka qënë emri i babait tim, të ndjerit…….Pas vdekjes së tij e kam administruar unë, por akoma nuk ka kryer procedurat ligjore të kalimit të pronësisë vetëm në emrin tim. Unë deklaroj që këtë sipërfaqe toke prej 5 mijë metra katrorë unë ia jap me qira z. Andreja Gjinaj, sipas kërkesës së tij dhe miratimit tim.

Kushtet e kontratës
Unë Andreja Gjinaj deklaroj nën përgjegjësinë time personale dhe ligjore me kërkesën tim, E.D me cilësinë e qiradhënësit më ka dhënë mua me qira 5 mijë metra katrorë tokë ARË që ndodhet në fshatin Rreth Baz. Ne kemi rrënë dakort në formën si vijon:”…

Afati i kontratës të jetë i pacaktuar. Kurdo që qiradhënësi kërkon lirimin e tokës, qiramarësi është i detyruar tja lirojë atë. Qiraja të jetë vjetore në masën 5 mijë lekë, qira e cila do të likujdohet çdo fundviti kalendarik. Ne kemi rënë dakort që qiramarrësi ta shfrytëzojë vetëm si tokë arë, jo të bëjë punime, ndërtime apo ti ndryshojë destinacionin tokës.

Qiramarrësi merr përsipër të përgjigjet për këtë sipërfaqe toke për gjithë kohën e marrë me qira, të mos lejojë persona të tretë të shfrytëzojnë këtë sipërfaqe toke dh eta gëzojnë atë, pa lejen dhe miratimin me shkrim të qiradhënësit dhe ta dorëzojë atë qiradhënësit sikur e ka marrë.

Qiramarësi nuk ka të drejtë ta lëshojë këtë sipërfaqe toke me nënqira një personi tjetër.

Qiradhënësi nuk ka të drejtë që të prishë kontratën e qirasë për t’ia dhënë me qira një personi tjetër, me kushte të tjera.

Operacioni që zbuloi 2 tonë drogë
Në operacionin e koduar, “Kontenieri” në sajë të të cilit u sekuestruan 2 ton e 53 kg lëndë narkotike e papërpunuar. Ndëshkimi ka ardhur dhe për pronarin e tokës që e ka lëshuar me qera sipërfaqen që u shfrytëzua për kultivimin e lëndës nakorkotike. Policia ka shpallur në kërkim pronarin e ligjshëm të tokës, shtetasin E.D, 37 vjeç, i cili i ka lëshuar me qera tokën e tij shtetasit të arrestuar, Andreja Gjinaj, 33 vjeç, banues në fshatin Rrethë Baz, Mat.

Ky i fundit u arrestua për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”. Sipas një njoftimi të policisë së Shtetit, strukturat e Komisariatit të Policisë Mat, bazuar në Planin e Veprimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, “Mbi masat që duhen marrë për evidentimin dhe goditjen e fenomenit të sigurimit të farave për kultivimin e bimëve narkotike, në sera , tunele, dhe ambjente të tjera”,kanë organizuar grupe kontrolli për këtë qëllim.

Në kuadër të këtyre kontrolleve më datë 2 prill 2017, në vendin e quajtur “Shullani i Vilës”, në fshatin Rrethë Baz, Mat, policia gjatë kontrollit në një tunel dhe në një kontenier në tokën e marrë me qera nga shtetasit Andreja Gjinaj, janë gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike e pa përpunuar, degë, kërcell e gjethë të bimës narkotike, e futur nëpër thasë.

Nga kontrolli i ushtruar në tunel u gjetën dhe u sekuestruan 73 thasë, ndërsa në kontenier u gjetën 139 thasë të mbushur me lëndë narkotike të pa përpunuar. Gjithashtu po gjatë kontrollit të ushtruar, policia gjeti në brendësi të kontenierit edhe një armë zjarri “Kallashinkov”.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Mat, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit i Andreja Gjinaj dhe shpallja në kërkim e pronarit të tokës, E.D.

Ndërkohë po vijojnë hetimet në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e Rrethit Mat, për zbulimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë vepër të paligjshme.

Lidhur me këtë rast materialet proceduriale i kaluan prokuorisë Mat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

ma.me
Next Post
Pse nuk mund ta kemi më parlamentin e vitit 1992?!

A e kanë ndihmuar njëri-tjetrin, Thaçi dhe Vuçiç?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Moment historik në rrugëtimin europian të vendit tonë”, Begaj përshëndet Konferencën e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE

“Moment historik në rrugëtimin europian të vendit tonë”, Begaj përshëndet Konferencën e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE

May 26, 2026
“Berisha s’do që t’i marrë Rama meritat për integrimin”, Koçi: Opozita ka djegur Parlamentin

“Berisha s’do që t’i marrë Rama meritat për integrimin”, Koçi: Opozita ka djegur Parlamentin

May 26, 2026
Letra e Merz për zgjidhje inovative për anëtarësimin e ballkanit në BE/ Kos: Frytdhënëse! Rama: Kandidatët nuk duhet të ndahen

Letra e Merz për zgjidhje inovative për anëtarësimin e ballkanit në BE/ Kos: Frytdhënëse! Rama: Kandidatët nuk duhet të ndahen

May 26, 2026
“Është vetëm fillimi i fundit”, Rama: Shqipëria në fazë të avancuar drejt BE-së, kemi thyer një tjetër rekord

“Është vetëm fillimi i fundit”, Rama: Shqipëria në fazë të avancuar drejt BE-së, kemi thyer një tjetër rekord

May 26, 2026
Rama në Bruksel: Duhet të mësoni nga dashuria e Shqipërisë për BE-në!

Rama në Bruksel: Duhet të mësoni nga dashuria e Shqipërisë për BE-në!

May 26, 2026
Zv.ministrja e Qipros: Shqipëria ka bërë hap të madh drejt BE-së, tani nis faza më sfiduese

Zv.ministrja e Qipros: Shqipëria ka bërë hap të madh drejt BE-së, tani nis faza më sfiduese

May 26, 2026
Deputetët e PD e paditën për mospërmbushje të cilësive të një ministri, Kushtetuesja mbyll shqyrtimin e çështjes për ministren ‘Diella’

Deputetët e PD e paditën për mospërmbushje të cilësive të një ministri, Kushtetuesja mbyll shqyrtimin e çështjes për ministren ‘Diella’

May 26, 2026
Kos: Mbështesim vizionin e Shqipërisë për mbylljen e negociatave në 2027-n, pastaj bashkë me Ramën do i ngjitem…

Kos: Mbështesim vizionin e Shqipërisë për mbylljen e negociatave në 2027-n, pastaj bashkë me Ramën do i ngjitem…

May 26, 2026
‘Agapi mou’ e ‘Yubim te’, Rama e nis me batuta fjalimin në Konferencën Ndërqeveritare, Kos ia kthen me puthje

‘Agapi mou’ e ‘Yubim te’, Rama e nis me batuta fjalimin në Konferencën Ndërqeveritare, Kos ia kthen me puthje

May 26, 2026
Ambasadori i Gjermanisë: Shqipëria është pjesë e familjes evropiane, mbështesim fuqimisht anëtarësimin e saj në BE

Ambasadori i Gjermanisë: Shqipëria është pjesë e familjes evropiane, mbështesim fuqimisht anëtarësimin e saj në BE

May 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In