• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ilva Tare/ Ta marrësh partinë nga hiçi

by
13/09/2015 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jeremy Corbyn u zgjodh me 59% të votave në krye të laburistëve në Britaninë e Madhe, vendin me demokracinë parlamentare më të lashtë. Ai është burri me mjekër të thinjur për të cilin ish Kryeministri dhe lideri i laburistëve Tony Blair shkroi një artikull duke e quajtur qesharak dhe të rrezikshëm për partinë. Thirrja e tij për të mos e lënë partinë laburiste të shkonte buzë geminës me Corbyn jo vetëm u injorua, por fitorja e supermajtistit është edhe më e thellë se ajo e Blair në 1994. Përvec të ashtëquajturave “pesha të rënda” që ishin kundër deputetit të veriut të Londrës në Parlamentin britanik, kundër Corbyn u rreshtuan në fushatë edhe një pjesë e madhe e medias dhe figura të tjera publike dhe politike.

Kur Jeremy Corbyn shpalli kandidaturën e tij për të drejtuar partinë laburistë e dalë nga disfata e zgjedhjeve të fundit dhe dorëheqja e aspak karizmaikut Ed Milliband, përvec mbështetësve të cilëve u duhej t’u drejtohej jashtë godinave për shkak të tejmbushjes së sallave, kuotohej me 1 ne 100 me probabilitetin për të fituar. Gjërat ndryshuan në pak javë dhe deputeti që për tri dekada ka qëndruar në hije në karriget e pasme të parlamentitt britanik arriti të sigurojë vendin kryesor në qendër të tavolinë së debatit përballë konservatorit Cameron.

Pavarësisht se sondazhet e nxirrnin në krye, pakkush besonte se Corbyn do të merrte një rezultat kaq të thellë duke surprizuar, mbështetësit por edhe kundërshtarët e tij. Me sa duket në shekullin e 21-të, politika tradicionale dhe establishmenti e kanë më të vështirë të qëndrojnë në këmbë përballë rrymave të forta që shkaktojnë mënyrat e reja të të bërit politikë. Lideri i ri i laburistëve e con përfundimisht shumë majtas timonin e drejtimit dhe propozimet e tij për rimarrjen nga shteti të hekurudhave dhe aseteve kombëtare jan parë me shqetësim edhe nga partnerët europianë, që besojnë te ekonomia e tregut.

Mbështetja që Corbyn ka paralajmëruar se do t’u japë emigrantëve është një lajm i pritur mirë edhe nga shqiptarët që jetojnë në Angli, të cilët me ardhjen e konservatorëve në pushtet kanë parë ulje të pagesave sociale dhe shtim të vështirësive të legalizimit dhe punëismit. Megjithatë, nuk ka ende vend për entuziazëm dhe as për pritshmëri të larta. Fakti që laburistët votuan në mënyrë “qesharake” sipas blairistëve, nuk do të thotë se Corbyn do të jetë nesër Kryeministri i Britanisë së Madhë. Frika që shkaktojnë propozimet e Corbyn mund të rrisin shanset për një mandat tjëtër të Cameron, i cili konsiderohet si një mundësi për vazhdimësinë, në vend të reformave të thella gati revolucionare.

Me zgjedhjet e fundit laburistët dëshmuan se janë një parti e hapur ku cilido ka një platformë, cilado qoftë ajo, ka mundësi të garojë dhe në rastin e Corbyn edhe të fitojë. Kur demokracia e brendshme në partitë politike funksionon, rotacioni dhe lënia e së drejtës për të zgjedhur liderin u lihet militantëve është i mundur. Një nga faktorët që ndikoi në fitoren e Corbyn ishin edhe të rinjtë të cilët duke paguar vetëm 3 stërlina mund të regjistroheshin dhe të votonin për kreun e laburistëve. Vetëm me 3 stërlina ose edhe pa to mund të nisësh edhe një revolucion, në vende me demokraci funksionale.

Mbetet për tu parë nëse ky revolucion do të përkthehet në evolucion apo në aksidente elektorale që nuk pranohen nga pjesa më e madhe e shoqërisë. Për një vend si Shqipëria ku nuk funksionon as demokracia dhe as institucionet partiake nuk ka sesi të ndodhin revolucione e për rrjedhjoë as aksidente, duke i lënë partitë të drejtohen nga lider që nuk zgjidhen nga mekanizma demokratike e për rrjedhojë shkaktojnë dëme edhe më të mëdha se aksidentet rastësore. Më mirë një aksident si Corbyn sesa ajo që ndodh në Shqipëri, ku liderët vegjetojnë në ujëra dhe mendje të ndenjura të partive politike, të kthyera në dyqane favoresh dhe intersash, pa kupton tatimor, kuptohet!

Next Post

Fotogaleri/ Pritja madhështore që iu rezervua Edi Ramës në Gjermani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Ndërtimet pa leje “fundosin” të tjerë zyrtarë dhe efektivë në Sarandë, lëshohen 12 urdhër-arreste

May 25, 2026
Pse “non grata” nuk blihet dot me para?!

“5-vjetori i non-gratës”, Sondazhi: 75% të shqiptarëve nuk iu intereson fare halli i Berishës

May 25, 2026
“Po e merr PD-në me vete në varr…”, Haxhiu: Portreti i doktorit është për në mur, jo të drejtojë partinë

“Po e merr PD-në me vete në varr…”, Haxhiu: Portreti i doktorit është për në mur, jo të drejtojë partinë

May 25, 2026
Rusia kërcënon me sulme të reja ndaj Kievit dhe u bën thirrje të huajve: Largohuni menjëherë!

Rusia kërcënon me sulme të reja ndaj Kievit dhe u bën thirrje të huajve: Largohuni menjëherë!

May 25, 2026
“Fishekzjarret i hodhi Rama…”/ Salianji për “zgjedhjet” në PD: Morën pjesë 4 mijë vetë, mosha mesatare 70 vjeç

“Fishekzjarret i hodhi Rama…”/ Salianji për “zgjedhjet” në PD: Morën pjesë 4 mijë vetë, mosha mesatare 70 vjeç

May 25, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

Vizita e Dendias në Tiranë, Nazarko: Greqia ushtron presion ndaj Shqipërisë për shkak të integrimit

May 25, 2026
“Nuk është momenti për Nenin 4…”, ambasadori shqiptar në Kiev: Sulmet ruse mbi selitë tona? Do qëndrojmë…

“Nuk është momenti për Nenin 4…”, ambasadori shqiptar në Kiev: Sulmet ruse mbi selitë tona? Do qëndrojmë…

May 25, 2026
“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

Alibeaj: Kapitulli 23, numri “Michael Jordan” i procesit të integrimit të Shqipërisë në BE

May 25, 2026
“Rama është në rreth të kuq”, Berisha: Raporti i IBAR kaloi për shkaqe gjeopolitike!

“Rama është në rreth të kuq”, Berisha: Raporti i IBAR kaloi për shkaqe gjeopolitike!

May 25, 2026
Nën gazin lotsjellës opozita turke gjen një yll të ri! Özgür Özel del në skenë si rivali i ri i Erdoganit

Nën gazin lotsjellës opozita turke gjen një yll të ri! Özgür Özel del në skenë si rivali i ri i Erdoganit

May 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In