• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

ILVA TARE/ Mirëseardhje në botën e pasigurtë

by
15/07/2015 20:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rubrika ime në Java “Media Ring” mungoi këto dy javë me arsyen më të bukur në jetën e një gruaje. Kushdo priste që në rikthim të flisja për mëmësinë dhe gjithë problemet që e presin një nënë të përgatitur ose jo, në një ekonomi tregu të pasiguritë e të pakontrolluar si kjo e jona, nuk do të zhgënjehet. Do të ndaj me ju eksperiencën sa shqetësuese aq edhe alarmante të të qenurit konsumator në Shqipëri. Për ata që e kanë provuar mund të duket si një qasje e vonuar për një fakt që ka qenë dhe është përpara syve tanë në mënyrë të frikshme dhe kokëforte.

Ndërsa për atë kategori konsumatorësh që nuk janë shqetësuar shumë se me cfarë e ushqejnë stomakun e tyre, por i kanë ngritur antenat e alarmit me ardhjen në jetë të një foshnjeje kujdesi për të parë origjinën e produkteve, datën e prodhimit, cilësinë, dhe gjithcka lidhet me sigurinë e konsumatorëve, është maksimal. Kisha dëgjuar mikesha që ankoheshin për raportin e zhdrejtë cmim-cilësi të produkteve në tregun shqiptar, por i kam parë përherë me syrin e një gazetareje që cdo shqetësim është e gatshme ta raportojë. Dhe kaq!

Meqenëse në këtë vend raportimi i shqetësimeve kalon padukshëm sa një fllad i lehtë në vapën zhuritëse të këtij mes Korriku, problemet kanë mbetur të pazgjidhura, cilësia është një element i shpallur në kërkim, ndërsa siguria dhe origjina e mallrave që tregtohen pothuajse nuk ekziston. Them pothuajse meqenëse kanë kaluar vetëm dy javë në këtë orvatje torturuese për të gjetur produktin e duhur me sigurinë e duhur ushqimore dhe nuk dua t’i hyjë në hak nëse ka ndonjë syresh ne treg që i plotëson këto kushte. Edhe pse jam e vetëdijshme se është kujdes i tepruar nga ana ime!

Në frigoriferin tim ka pesë lloje të ndryshme qumështi. Nuk jam e apasionuar me koleksionimin e këtij produkti, por është e vetmja mënyrë për të kuptuar cili nga llojet është më pak i dëmshëm për shëndetin. Kështu, një qumësht i prodhuar në Shqipëri për pak më detyroi të rishtrohesha në spital pas erës si kusi a kazan që mbante. Një tjetër qumësht i importuar shënon datë prodhimi muajin Prill 2015 dhe skadencën në Gusht 2015. E imagjinoni vetë se cfarë cilësie mund të pritet prej tij, por të paktën në dallim nga prodhimi shqiptar e ka të shënuar datën e prodhimit dhe skadencës dhe shanset që t’i ketë të vërteta janë të mëdha. Por prodhimin shqiptar kush e certifikon? Laboratorët jashtë standardeve të institucioneve shqiptare që për një bashkish të lehtë jo nga këta dorërëndët që po arrestohen këto ditë, janë gati ta shënojnë datën e prodhimit pas asaj të skadencës?

Janë edhe tri lloje të tjerë qumështi që pres të provoj. Gjithnjë të importit. Nuk po llogaris as cmim e as mundësinë për ta përballuar, por kam frikë se stomaku i një nënë lehonë nuk është aq i stërvitur për eksperimente të tilla. Më kanë sugjeruar edhe variantin e kontaktimit me ndonjë nga shitësit ambulantë të fshatrave përreth Tiranës që sjellin qumështin e lopëve të tyre. Frika dhe pasiguria në produktet e tyre është edhe më e madhe, pasi nuk dihet me cfarë i ushqejnë lopët e tyre, kushtet ku e mjelin qumështin, sigurinë e transportimit dhe gjëra të tilla që për një konsumator të stërvitur ndërkombëtar janë detaje të domosdoshme përpara se të vendosin t’i blejnë.

Kam edhe katër lloje të ndryshme panolinash mbi sirtar. Secila me cmim të ndryshëm nga tjetra në varësi të dyqanit ku është blerë. Dhe nuk janë lirë. Ndryshon vetëm efekti që japin, disa acarojnë lëkurën e foshnjes, të tjera jo. Jam ende në kërkim të llojit më të mirë. Kur ta gjej, nëse e gjej, pa dashur t’i bëj reklamë firmës, do ta ndaj me ju. Në asnjë prej paketimeve të panolinave nuk ka shpjegim në gjuhën shqipe. Tregtohen sic vijnë nga importi, në cdo gjuhë tjetër, përvecse shqip, cka lë të kuptohet se sërish i kanë shpëtuar filtrave të kontrollit të cilësisë dhe sigurisë. Ligji për t’i shkruar në shqip përbërësit dhe elementët kryesorë ekziston. Mungon si në cdo fushë tjetër, zbatimi i tij. Një mirëseardhje e hidhur në një treg që i përngjan një xhungle, ku mbijeton ai/ajo që ka stomakun më të fortë, në të gjitha kuptimet…

Next Post

Mos e përdorni telefonin më shumë se një orë, ja pse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti në Sazan, Ibrahimaj: Po negociojmë me kompaninë për përqindjen që do të ketë shteti shqiptar

Projekti në Sazan, Ibrahimaj: Po negociojmë me kompaninë për përqindjen që do të ketë shteti shqiptar

June 29, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Të shtëna me armë zjarri në Pogradec, raportohet për 1 të plagosur

June 29, 2026
FOTO/ Aksidenti i rëndë në superstradën Lezhë-Milot, 2 persona në spital, si paraqitet gjendja e tyre

Aksidentet shënojnë rritje, rreziku më i lartë nga grupmoshat më të reja

June 29, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 30 Qershor 2026

June 29, 2026
Monitorim me dron e pajisje inteligjente/ Policia e Durrësit arreston 17 shoferë, mbi 1800 gjoba në një javë

Monitorim me dron e pajisje inteligjente/ Policia e Durrësit arreston 17 shoferë, mbi 1800 gjoba në një javë

June 29, 2026
Zbulohet ‘sekreti’, ja si përgatiten nga Ministria e Arsimit provimet e maturës

Zbulohet ‘sekreti’, ja si përgatiten nga Ministria e Arsimit provimet e maturës

June 29, 2026
Media italiane: Berati, “qyteti i një mbi një dritareve”, mahnit me historinë, arkitekturën dhe harmoninë mes kulturave

Media italiane: Berati, “qyteti i një mbi një dritareve”, mahnit me historinë, arkitekturën dhe harmoninë mes kulturave

June 29, 2026
Vlerësimi etiko-profesional si kusht për meritokracinë, funksionimin e sistemit dhe uljen e backlog-ut

Të vendosësh sipas ligjit kur publiku pret diçka tjetër

June 29, 2026
Këshilla të vyera, si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit

Këshilla të vyera, si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit

June 29, 2026
Veliaj bëhet për herë të dytë baba i një djali, SPAK i jep leje ta vizitojë në maternitet

Veliaj bëhet për herë të dytë baba i një djali, SPAK i jep leje ta vizitojë në maternitet

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In