• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Gafa e një britaniku pa humor si Gove

by Ilva Tare
24/04/2016 18:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilva Tare

Michael Gove është ministri aktual i Drejtësisë në Britaninë e Madhe. Ai njihet si një ndër ideologët e konservatorëve të David Cameroon dhe një ndër zërat e zjarrtë në favor të shkëputjes nga Bashkimi Europian. Argumentat e Gove për ndërprerjen e marrëdhenies me Brukselin janë kryesisht ekonomike dhe arsyetojnë buxhetin prej afro 19 miliardë stërlinash që jepet çdo vit nga Britania e Madhe për BE-në. Këto fonde sipas tij mund të perdoreshin per të përmirësuar shërbimin publik shtetëror, arsimin etj.

Kritikët e opsionit të largimit të Britanisë nga BE, edhe pse nuk e morën seriozisht propozimin e ministrit të drejtësisë, shfaqen të befasuar dhe e konsiderojnë një gafë të çuditshme sugjerimin e shfrytëzimit të zonës së tregtisë së lirë prej së cilës përfitojnë Bosnja, Shqipëria dhe Ukrahina, siç u shpreh Gove.

Së pari, Shqipëria dhe Bosnja prej vitesh po përpiqen të plotësojnë kushtet për t’u pranuar në Bashkimin Europian, të cilin e shohin si model suksesi për demokracitë e tyre problematike. Raporti i fundit i Komisionit Europian për Shqipërinë nënvizonte domosdoshmërinë për dialog ndërpartiak dhe kulturën e munguar të dialogut politik si pengesën krysore për reformat e pashmangshme që duhet të miratojë Kuvendi. Ndërsa Ukrahina është ende larg formalizimit të kërkesës për t’u pranuar si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, pavarësisht marrëveshjes së asocimit që kanë nënshkruar tashmë.

Së dyti, numri i shqiptarëve që kanë emigruar për një jetë më të mirë që nga vitet ’90 e deri më 2016-ën, e kalon një milionëshin nga afro tri milionë që kanë mbetur brenda kufijëve dhe gjasat janë që britanikët nuk do të ndjeheshin mirë nëse trajtohen në të njëjtën mënyrë si shqiptarët kur paraqesin pasaportën e tyre, sa herë u duhet të kalojnë kontrollet policore, apo të aplikojnë per një vend pune në vendet e Bashkimit Europian.

Së treti, kundërshtarët e Brexit pohojnë se shifra prej 19 miliardë stërlinash në vit është e vërtetë dhe rëndon në xhepat e taksapaguesve anglezë, por duhen përmendur edhe 9 miliardë stërlinat që kthehen mbrapsh përmes programeve mbështetëse dhe investimeve që përfiton Britania e Madhe nga BE.

Pavarësisht se në vendin e tij po vihet në lojë, Michael Gove duhet falenderuar që përmendi Shqipërinë në një debat të madh dhe delikat sic është referendumi i 23 qershorit për Brexit. Ky është ndër të paktat raste që Shqipëria përmendet si një model, edhe pse në këtë rast është një model dështimi i apiratave për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, përpjekje që i ka fundosur prej 1996 në sirtarët e Brukselit, duke mos patur sukses të përmbushë detyrat për reforma dhe zbatim të tyre.

Autobuzët nëpër rrugët e Londrës të fushatës së Brexit ku sugjerohet Shqipëria si model janë pa dyshim një humor më i pranueshëm sesa reklama negative e filmit Taken apo War Dogs. Ministri i Drejtësisë ndoshta duhet të ishte informuar më shumë mbi Shqipërinë përpara se t’ua ofronte britanikëve si model. Historitë e shqiptarëve nëpër  burgjet e Britanisë së Madhe apo të shqiptarëve që i kanë shpëtuar drejtësisë në vendin e tyre, për shkak të sistemit të korruptuar të drejtësisë janë të denja për rrëfime novelash dhe skenare filmash, që do t’i kishte zili një ish gazetar me imagjinatë dhe stil të shkruari si Michael Gove.

Next Post

Peshonte 267 kg, sot kjo grua ka arritur të veshë xhinse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Incident në një aktivitet partie? Braçe: Fajin e kanë ata në PS që shpërndajnë lajme të tilla

April 4, 2026
“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

Një prokuror nuk është SPAK, SPAK nuk është një prokuror

April 4, 2026
“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

April 4, 2026
Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

April 4, 2026
Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

April 4, 2026
Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

April 4, 2026
Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

April 4, 2026
Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In