• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Europianë, boll e spërdrodhët gjuhën me Shqipërinë!

by
10/11/2015 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilva Tare

Brukseli nuk zhgënjeu as këtë vit në rrëmimin e fjalorit të anglishtes për fjalë të veçanta, gati të papërdorshme në gjuhën e përditshme, si një mënyrë e kujdesshme për të përshkruar progres raportin e Shqipërisë për vitin 2015. Përveç rekomandimit të munguar për hapjen e negociatave, në raportin prej 81 faqesh, bie në sy përdorimi i ndajfoljeve të çuditshme që shpjegojnë ecurinë e sektorëve kryesorë të vendit.

Një spërdredhje e tillë gjuhësore i ka ardhur në ndihmë burokratëve të Bashkimit Europian për të përcaktuar progresin në administratën publike, të cilën e konsiderojnë si të përgatitur në mënyrë të moderuar. Në kuptimin e shqipes e moderuar do të thotë një përparim i lehtë në rrugën e duhur, por është aq i lehtë sa as fjala përparim nuk është e mundur të përdoret.

Në çdo paragraf, pas fjalisë hyrëse ku nuk lexohet të ketë pasur shumë progres, janë mbi dy ose tri fjali rekomanduese që nisin me lidhësën megjithatë (however), që vetëm në përmbledhjen dyfaqëshe të raportit është përsëritur plot tetë herë. Lista e gjatë e “megjithatëve” ravijëzon edhe dështimet e sektorëve që merren në analizë si kritere për të çelur negociatat, që në raport jepen në formë rekomandimi se çfarë duhet të bëhet në muajt e ardhshëm.

Kriteri politik, që publiku e lidh në mënyrë të drejtpërdrejtë me kulturën e munguar të dialogut ndërpartiak në vend, përfshin një tjetër thirrje për shumicën dhe pakicën, për të ndërtuar një dialog konstruktiv. Pak a shumë Brukseli dhe vendet anëtare të BE kërkojnë që në vend të sharjeve respektive dhe akuzave boshe që nuk kalojnë nga zyra e prokurorisë, politikanët shqiptarë të bashkëpunojnë apo kritikojnë duke dhënë alternativa për vendimet që marrin në interes të qytetarëve.

Për luftën kundër korrupsionit në raport thuhet se ka pasur një falë niveli përgatitjeje. Megjithatë (however) korrupsioni mbetet i kudondodhur dhe duhen më shumë përjekje për të pasur rezultate konkrete të hetimeve, gjykimeve dhe dënimeve në të gjitha nivelet. Një farë niveli përgatitjeje shënohet edhe në luftën kundër krimit të organizuar. Megjithatë, numri i të dënuarve  në radhët e krerëve të organizatave kriminale mbetet i ulët, krahasuar me vlerën e përllogaritur të tregut kriminal rajonal dhe lokal, thuhet në raport.

Megjithatë, kryeministri Rama pati aftësinë të fliste për më shumë se njëzet minuta për arritje dhe suksese në konferëncën e përbashkët për shtyp me ambasadoren Vlahutin, e cila u shfaq po aq e kujdesshme sa punëdhënësit e saj, për të qenë e ekuilibruar në renditjen e arritjeve dhe dështimeve.

Me fjalë të përgjithshme që duken elegante, por në thelb flasin për një vend-numëro të Shqipërisë, progres raporti i kërkon qeverisë shqiptare të reflektojë edhe për ikjet masive të shqiptarëve, sidomos në muajt e verës, që me sa duket nuk është vetëm një problem i Greqisë që po i le emirgantët e saj të shkojnë në Gjermani.

Next Post

Enver Petrovci rikthehet në Beograd për të luajtur "fshatarin serb"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy vjet pas vrasjes së Egli Progës, Prokuroria mbyll hetimet, dërgon për gjykim 5 persona

Dy vjet pas vrasjes së Egli Progës, Prokuroria mbyll hetimet, dërgon për gjykim 5 persona

July 9, 2026
Samiti i NATO-s/ Ilir Kulla: Rama nuk u prit si njeri periferik por siç i takon një lideri

Samiti i NATO-s/ Ilir Kulla: Rama nuk u prit si njeri periferik por siç i takon një lideri

July 9, 2026
Venezuela kërkon arin për tërmetet! Rodríguez letër Mbretit Charles: Na lironi fondet e bllokuara

Venezuela kërkon arin për tërmetet! Rodríguez letër Mbretit Charles: Na lironi fondet e bllokuara

July 9, 2026
Kush e pengon daljen e udhëheqjes së Flamingove?

“Do shikoni çudira”, deputeti socialist: Miqtë e mi ranë pre e algoritmit të protestës

July 9, 2026
Qeveria e re/ Konstatimi i Kadillit: Rama me të tjerë blen vota dhe me të tjerë qeveris

Kadilli “shpërthen” ndaj PD-së: “O e imja, o zero”, kjo po e mban peng Shqipërinë

July 9, 2026
Detet arrijnë temperatura rekord, ekspertët paralajmërojnë specie të reja pushtuese

Detet arrijnë temperatura rekord, ekspertët paralajmërojnë specie të reja pushtuese

July 9, 2026
Buzhala ‘godet’ njerëzit e Kurtit në RMV: Protestojnë kundër Ramës, por qeverisin me aleatët e Vuçiçit

Buzhala ‘godet’ njerëzit e Kurtit në RMV: Protestojnë kundër Ramës, por qeverisin me aleatët e Vuçiçit

July 9, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: Protesta drejtohet nga një strukturë jashtë Shqipërisë që synon të godasë turizmin

July 9, 2026
FIFA me standard të dyfishtë? Anglia merr goditje të fortë para sfidës me Norvegjinë

FIFA me standard të dyfishtë? Anglia merr goditje të fortë para sfidës me Norvegjinë

July 9, 2026
Qeveria mbështet zjarrfikësit| Lamallari shpjegon përfitimet: Rrisim trajtimin financiar

Qeveria mbështet zjarrfikësit| Lamallari shpjegon përfitimet: Rrisim trajtimin financiar

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In