• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilva Tare/ A po presin anëtarët e Kushtetueses të këndojë kali?

by Java News
15/12/2016 15:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga shkrimtarët e  lashtë, një historian i quajtur Herodoti, tregon historinë e një hajduti që do të ekzekutohej. Kur ushtarët e morën për të kryer ekzekutimin, ai filloi t’i përgjërohej mbretit t’I falte jetën. O mbret, brenda një viti të premtoj se do t’i mësoj kalit të preferuar të këndojë .Të burgosurit e tjerë e panë të dënuarin që iu këndonte kuajve dhe ja plasën të qeshurës. “Nuk do ja dalësh dot – i thanë atij. Akush nuk ja del dot”. I dënuari për vjedhje ju përgjigj; Po, por të paktën kam një vit kohë dhe kush e di cfarë ndodh deri atëherë. Mbase vdes mbreti. Mbase ngordh kali. Mbase vdes unë. Dhe mbase mbase kali mëson vërtet të këndojë.

Kjo anekdotë po përdoret javët e fundit nga të interesuarit për zbatimin e menjëhershëm të vetting-ut si një ilustrim I asaj cfarë po ndodh me Gjykatën Kushtetuese dhe ankimuesve të ligjit themelor për fillimin e ngritjes së sistemit të ri të drejtësisë. Qëllimi I mbajtjes në sirtarët e anëtarëve me mandat në fuqi apo të skaduar të Gjykatës Kushtetuese të një ligji kaq vendimtar për epokën e re të drejtësisë në Shqipëri është shtyrja në maksimum e gjasave për të filluar tërmetin e pritshëm.

Hipoteza e shtyrjes në kohë nuk është e pakuptueshme nga ata që I tremben pasojave të vetting-ut. Ka nga ata që e thonë publikisht se gjërat mund të ndryshojnë dhe prioritetet e partnerëve bashkë me to. Mund të largohen ambasadorët që janë investuar me kohë të plotë në përmbajtje dhe teknikalitetet e reformës në drejtësi. Madje, kanë filluar tregojnë edhe histori me ikje të parakohshme, gjë që nuk ka të vërtetë sipas burimeve diplomatike.

Por edhe sikur të mos u prishet entuziazmi për vonesë dhe shtyrje të gjatë të vënies në punë të makinerisë së vetting-ut, ëhstë e vështirë të shpjegohet interesi I anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese për të mos dhënë vendim sa më të shpejtë për këtë cështje. Në kushtet aktuale sistemi është në kolaps dhe Ministri I Drejtësisë Ylli Manjani dha alarmin në Tonight Ilva Tare për pamundësinë e institucioneve për të vepruar në kushtet e miratimit të Kushtetutës së re dhe mbetjes në fuqi të së vjetrës.

Paraliza e korpusit të institucioneve që duhet të garantojnë dhënien e drejtësisë është sërish një faturë që shkon në llogarinë personale të qytetarëve shqiptare. Shkelësit e ligjit, të frikësuarit, të inkriminuarit janë të kënaqur me bllokimin e qëllimshëm jo vetëm si përfitues të tij, por ndoshta edhe si sponsorizues të interesave që e kanë kycur ligjin në gjykatën me fuqi supreme në vend.

Në këto kushte, gjyqtarët aktualë të Kushtetueses nuk u bënë të njohur nga publikimi I emrave në analizën e Mustafa Nanos, apo në raportimet e shpeshta në Bruksel, Ëashington dhe Venecia. Me apo pa negociata ata nuk duhet të ngarkohen me përgjegjësi. Autorët e vonesës nuk janë vetëm ata. Frymëzuesit e shtyrjes pa afat duket se i kanë të varura shpresat në ndryshimin e rrethanave dhe faktorëve që I përcaktojnë ato. Mbase, selitë perëndimore nuk do të insistojnë për zbatimin sa më parë të vetting-ut. Mbase, shqiptarët në zgjedhje nuk i penalizojnë autorët e vonesës apo mosdashjes. Mbase, vitin tjetër gjyqtarët me problem ikin vetë nga sistemi. Mbase këndon dhe kali I Heroditit. Por, Kushtetuta do të jetë e pamundur të mos zbatohet. Nesër, vitin tjetër apo pas dhjetë vitesh.  javanews

Next Post
Revolucion në futboll, FIFA mendon heqjen e barazimit

Revolucion në futboll, FIFA mendon heqjen e barazimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

Detaje nga krimi në Shkodër: Taulant Hoti u qëllua me armë zjarri teksa po pinte kafe, pamje nga vendngjarja

October 27, 2026
Stuhia në Turqi, 4 të vdekur në Antalia! Era e fortë mori para dy kontejnerët ku ishin strehuar punëtorët

Stuhia në Turqi, 4 të vdekur në Antalia! Era e fortë mori para dy kontejnerët ku ishin strehuar punëtorët

October 27, 2026
“Bilanc lufte” te Trauma, çdo ditë 250 persona përfundojnë të shtruar në spital! Pjesa më e madhe nga aksidentet rrugore

OBSH: Urgjencat të bëhen gati për rreziqet/ Prof. Zajmi: Duhen dyfishuar kapacitet, të përgatitemi për epidemitë

October 27, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Rama e Vuçiç, binjakët që ndajnë të njëjtën dashnore

October 27, 2026
Përplasen dy parashuta në Spanjë, humbin jetën dy persona

Përplasen dy parashuta në Spanjë, humbin jetën dy persona

October 27, 2026
Zgjatet me 5 vite njohja e patentave me Italinë! MIE ndan detajet: Përfitojnë shqiptarët në Itali dhe italianët në vendin tonë!

Zgjatet me 5 vite njohja e patentave me Italinë! MIE ndan detajet: Përfitojnë shqiptarët në Itali dhe italianët në vendin tonë!

October 27, 2026
Haxhiu nis vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, pritet me ceremoni nga homologu i saj

Haxhiu nis vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, pritet me ceremoni nga homologu i saj

October 27, 2026
Holanda tërhiqet nga Eurovision 2027 për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

Holanda tërhiqet nga Eurovision 2027 për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

October 27, 2026
EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, raportohet për një person të plagosur, dërgohet me urgjencë drejt spitalit! (FOTO)

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, raportohet për një person të plagosur, dërgohet me urgjencë drejt spitalit! (FOTO)

October 27, 2026
Lufta e ngushtë mes Kane dhe Mbappe, ja sa pikë e ndanë fituesin e Topit të Artë me yllin e Francës!

Lufta e ngushtë mes Kane dhe Mbappe, ja sa pikë e ndanë fituesin e Topit të Artë me yllin e Francës!

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In