Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë në rrjetet sociale një njoftim ku thuhet se Ilir Vrenozi është shoqëruar në polici.
Meta thotë se në lidhje me këtë gjë e ka njoftuar vetë Vrenozi duke e cilësuar adashin e tij. Ai ironizon duke thënë se duhet t’i urojmë Vrenozit një intervistë konstruktive dhe demokratike.
“Edhe kjo besoj RASTËSI, por e vërtetë se më njoftoi vetë adashi im. Ti urojmë një intervistë konstruktive dhe demokratike. Nga Republika e Shqipërisë, në Republikën Socialiste të Rastësive”, shkruan Meta./m.j