• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilir Meta uron Mattarella-n: Vijojmë pasurimin e mëtejshëm të marrëdhënieve!

by Java News
29/01/2022 21:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilir Meta nuk ka pritur të kalojë më shumë se 1 orë dhe ka uruar homologun e tij italian, Sergio Mattarella, për zgjedhjen edhe një mandat tjetër si Presidenti i Republikës në Itali. Meta shprehet i sigurt se në këtë mandat të dytë të Mattarella-s marrëdhëniet Shqipëri-Itali do të rriten e pasurohen.

Fjala e plotë

I nderuar Zoti President, Shkëlqesia Juaj, Sergio Mattarella, i dashur mik! Rizgjedhja Juaj si President i Italisë, më jep kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju përcjell urimet më të përzemërta dhe të sinqerta për vazhdimin e përmbushjes me sukses të misionit Tuaj në drejtimin e Republikës Italiane.

Kam shumë besim se edhe gjatë këtij mandati, marrëdhëniet e shkëlqyera, historike e shumëdimensionale midis Shqipërisë dhe Italisë, do të rriten e pasurohen edhe më shumë, si në planin dypalësh, ashtu edhe në atë shumëpalësh.

Në emër të popullit shqiptar dëshiroj të shpreh sërish mirënjohjen ndaj popullit italian për mikpritjen e ngrohtë të komunitetit arbëresh në Itali duke vlerësuar e respektuar identitetit kombëtar e traditën shpirtërore, gjuhësore e kulturore dhe duke lehtësuar mirëintegrimin e tij të natyrshëm në shoqërinë italiane. Pritja e ngrohtë në Shën Mitër Korona dhe vizita e përbashkët në Kolegjin e Shën Adrianit, në kuadër të përkujtimit të 550-vjetorit të Gjergj Kastriot Skënderbeut, kanë mbetur në kujtesën time, jo vetëm si dëshmi e ndjenjës së përbashkët të miqësisë shekullore mes dy popujve, por edhe si provë e pakundërshtueshme e vlerësimit Tuaj ndaj kësaj periudhe të veçantë të historisë sonë të përbashkët.

Njëkohësisht, i nderuar Zoti President, gjej rastin t’Ju falënderoj Ju dhe popullin italian dhe autoritetet qendrore dhe lokale të vendit Tuaj për ndihmesën e vyer ndaj shqiptarëve që emigruan tek Ju, për shpirtin mikpritës, falë të cilit, një gjeneratë e tërë të shqiptarëve tanë të Italisë përfaqësojnë denjësisht sot kombet tona, në të gjitha fushat, jo vetëm në Itali, por në mbarë botën.

Shpreh garancinë që vendet tona, si dy vende anëtare të NATO-s, do të vijojnë bashkëpunimin dhe kontributin në sigurinë rajonale e më gjerë, veçanërisht në kuadër të OKB-së, gjatë mandatit dyvjeçar të Shqipërisë, si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit.

Dëshiroj të shpreh mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer dhe të vazhdueshme që Ju dhe vendi Juaj i keni dhënë Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, e njëkohësisht të shpreh bindjen se rizgjedhja Juaj si President i Italisë do të nxisë edhe më fort mbështetjen italiane përgjatë këtij proces të rëndësishëm evropian dhe gjeostrategjik për rajonin dhe për gjithë Evropën. Duke Ju ripohuar edhe një herë ndjenjat e miqësisë së thellë të popullit shqiptar, urimet e mia të sinqerta për rizgjedhjen Tuaj si President i Republikës Italiane dhe dëshirën për t’u takuar së shpejti, ju lutem pranoni, i nderuar mik, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!

Next Post
STUDIMI/ Ja pse duhet vitamina D dhe suplementet e vajit të peshkut!

STUDIMI/ Ja pse duhet vitamina D dhe suplementet e vajit të peshkut!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E zhytur në krizë institucionale, Kosova rrezikon humbjen e përhershme të milionave nga BE-ja

E zhytur në krizë institucionale, Kosova rrezikon humbjen e përhershme të milionave nga BE-ja

August 11, 2026
Heronjtë e heshtur “anonimë” të revolucioneve antiamerikane të Tiranës

Heronjtë e heshtur “anonimë” të revolucioneve antiamerikane të Tiranës

August 11, 2026
Nga “ankandi elektronik” te “sekretet shtetërore”, Ministria e Mbrojtjes prezanton ligjin e ri për prokurimet

Nga “ankandi elektronik” te “sekretet shtetërore”, Ministria e Mbrojtjes prezanton ligjin e ri për prokurimet

August 11, 2026
A do ta shpallë PD-ja armik ambasadorin e ri amerikan? Intrigat dhe sulmet kundër Withers, Arvizu, Lu dhe Kim

A do ta shpallë PD-ja armik ambasadorin e ri amerikan? Intrigat dhe sulmet kundër Withers, Arvizu, Lu dhe Kim

August 11, 2026
Makina “Benz” përplas biçiklistin në Fier, një person i plagosur përfundon në spital, ja si paraqitet gjendja e tij!

Makina “Benz” përplas biçiklistin në Fier, një person i plagosur përfundon në spital, ja si paraqitet gjendja e tij!

August 11, 2026
Ish-shefi i “Mossad”-it: Agjentët izraelitë vizituan disa herë objektet bërthamore të Iranit! Bombardimi i Fordow, një ëndërr e bërë realitet

Ish-shefi i “Mossad”-it: Agjentët izraelitë vizituan disa herë objektet bërthamore të Iranit! Bombardimi i Fordow, një ëndërr e bërë realitet

August 11, 2026
Rebelët Huthi sulmojnë përsëri, hedhin në erë anijen tregtare në Gjirin e Adenit, 3 marinarë të vdekur!

Rebelët Huthi sulmojnë përsëri, hedhin në erë anijen tregtare në Gjirin e Adenit, 3 marinarë të vdekur!

August 11, 2026
UEFA i jep fund polemikave rreth VAR-it, sjell platformën e trajnimit “Clear Line”! Ja si do të funksionojë

UEFA i jep fund polemikave rreth VAR-it, sjell platformën e trajnimit “Clear Line”! Ja si do të funksionojë

August 11, 2026
E pazakontë në Francë, kandilat e detit bllokojnë reaktorët bërthamorë!

E pazakontë në Francë, kandilat e detit bllokojnë reaktorët bërthamorë!

August 11, 2026
DASH raport për transparencën fiskale, Shqipëria mes 71 vendeve që përmbushin standardet!

Deklarata e Vuçiç për lumin Ibër, reagojnë dhe SHBA-të: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, pjesë e domosdoshme e stabilitetit!

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com