• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

STUDIMI/ Ja pse duhet vitamina D dhe suplementet e vajit të peshkut!

by Java News
29/01/2022 21:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marrja ditore e vitaminës D dhe suplementeve të vajit të peshkut mund të ndihmojë në mbrojtjen e të moshuarve nga zhvillimi i çrregullimeve autoimune si artriti reumatoid, psoriasis, sëmundjet e tiroides dhe polimialgjia reumatike, një sëmundje inflamatore që shkakton dhimbje muskulore dhe ngurtësi në shpatulla dhe ijë, zbuloi një studim i ri.

“Njerëzit e moshës 50 vjeç e lart që merrnin 2000 IU (njësi ndërkombëtare) të vitaminës D3 për më shumë se pesë vjet kishin një normë më të ulët të diagnozave autoimune të konfirmuara”, tha autorja e studimit doktoresha Karen Costenbader, pedagoge e mjekësisë në Shkollën Mjekësore të Harvardit në departamentin e Reumatologjisë, Inflamacionit dhe Imunitetit.

Kjo dozë është dy deri në tre herë doza e rekomanduar ditore e vitaminës D për të rriturit, e cila është 600 IU për njerëzit deri në 69 vjeç dhe 800 IU për moshat 70 vjeç e lart, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit.

Pasi njerëzit kishin marrë vitaminë D për të paktën dy vjet, shkalla e parandalimit nga çrregullimet autoimune u rrit në 39%, sipas studimit, të botuar në revistën BMJ.

Studimi zbuloi gjithashtu një lidhje të mundshme midis marrjes së 1000 miligramëve të acidit yndyror omega-3 (vaj peshku) dhe një reduktimi të çrregullimeve autoimune, por lidhja nuk ishte statistikisht e rëndësishme derisa rastet e mundshme të sëmundjes autoimmune, jo vetëm rastet e konfirmuara, të faktorizohen në analizë.

Megjithatë, studimi zbuloi se marrja e vitaminës D dhe suplementeve të acideve yndyrore omega-3, kundrejt vetëm placebos, ul sëmundjen autoimmune.

Toksiciteti i vitaminës D

Gjithsesi njerëzit nuk duhet thjesht të fillojnë të konsumojnë pilula të vitaminës D për të rritur shanset e tyre për të shmangur sëmundjet autoimune, paralajmëroi Costenbader, pasi ka pasoja të mëdha në marrjen e tepërt të suplementit.

Ndryshe nga vitaminat e tretshme në ujë, të cilat trupi mund t’i eliminojë lehtësisht, vitamina D ruhet në qelizat dhjamore të trupit dhe mund të rritet në nivele toksike, duke çuar në dhimbje kockash dhe dëmtim të veshkave.

Për shkak se trupi prodhon vitaminë D kur lëkura është e ekspozuar ndaj diellit, dhe qumështi dhe ushqimet e tjera si drithërat shpesh janë të fortifikuara me vitaminë D, shumë ekspertë thonë se njerëzit e shëndetshëm dhe të rinj nuk kanë gjasa të kenë nevojë për suplemente të vitaminës D, veçanërisht në sasi mbi sasinë e rekomanduar, niveli prej 600 IU/ditë.

Nivelet bien në moshën më të madhe, por “Unë do të thoja që të gjithë duhet të flasin me mjekun e tyre së pari përpara se të marrin njësi të vitaminës D”, tha Costenbader. Ka disa probleme shëndetësore si gurët në veshka dhe hiperparatiroidizmi (një rritje e niveleve të kalciumit), ku nuk duhet të merrni ekstra vitaminë D.

Studimi i Costenbader analizoi 25,871 burra dhe gra të moshës 50 vjeç e lart.

Për shkak se hulumtimet e mëparshme kanë treguar se vitamina D dhe acidet yndyrore omega-3 që rrjedhin nga ushqimet e detit mund të kenë një efekt pozitiv në inflamacion dhe imunitet në çrregullimet autoimune, Costenbader vendosi të përdorë të njëjtin test për të hetuar nëse suplementet mund të parandalojnë sëmundje të tilla.

Sëmundja autoimune ndodh kur sistemi mbrojtës natyror i trupit papritmas i sheh qelizat normale si pushtues dhe fillon t’i shkatërrojë ato qeliza gabimisht. Në artritin reumatoid, për shembull, sistemi imunitar sulmon rreshtimin e nyjeve, duke krijuar inflamacion, ënjtje dhe dhimbje. Me psoriasis, qelizat T tepër active, të cilat janë ndër mbrojtësit më të mirë të trupit shkaktojnë inflamacion që krijon njolla në lëkurë.

Në diabetin e tipit 1, mbrojtësit e trupit shkatërrojnë qelizat e pankreasit që prodhojnë insulinë. Madje ka disa prova që tregojnë se inflamacioni në të gjithë trupin mund të jetë pjesë e përparimit të diabetit të tipit 2.

“Çrregullimet autoimune mund të zhvillohen në çdo fazë të jetës, por shfaqen më shumë tek të moshuarit, veçanërisht tek grate”, tha Costenbader.

Deri më sot, asnjë provë e madhe klinike e rastësishme (konsideruar standardi i artë i kërkimit) nuk kishte hetuar nëse vaji i peshkut dhe vitamina D mund të parandalonin në të vërtetë zhvillimin e sëmundjeve autoimune.

“Kjo është prova e parë e drejtpërdrejtë tek të rriturit e moshuar që marrja e vitaminës D ose acideve yndyrore omega-3, ose një kombinim, për pesë vjet redukton incidencën e sëmundjeve autoimune, me efekt më të theksuar pas dy vitesh plotësimi”, tha Costenbader.

Në pesë vite hulumtim, studimi nuk mund të dallonte se cila nga 80 ose më shumë sëmundje autoimune mund të përfitojë më shumë nga vitamina D dhe suplementet e vajit të peshkut por kërkimet po vazhdojnë. Studimi tani është në vitin e tij të shtatë dhe më shumë të dhëna do të publikohen në të ardhmen.(CNN. Përshtati: Gazeta “Si)

Next Post
Përmet/ Opozita përkrah banorëve për “katastrofën mjedisore” në Piskovë!

Përmet/ Opozita përkrah banorëve për “katastrofën mjedisore” në Piskovë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

June 20, 2026
Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

June 20, 2026
Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

June 20, 2026
Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

June 20, 2026
SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

June 20, 2026
Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

June 20, 2026
Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

June 20, 2026
Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

June 20, 2026
Balla ironizon protestën për Zvërnecin: Bufat kanë filluar ta ndjejnë veten si flamingo

“Kush i merr shqiptarët për budallenj do marrë faturën në zgjedhje”, Balla tregon si opozita po manipulon fotot me AI

June 20, 2026
Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In