• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilir Meta, thirrje shqiptarëve: I keni pagat shumë të ulëta, herë tjetër mos e shihni 1 Majin si ditë pushimi…

by A R
01/05/2020 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilir Meta thotë se dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, e gjen Shqipërinë me nivelin më të ulët të pagës në rajon dhe në Europë sipas institucioneve financiare ndërkombëtare.

Në një mesazh në faqen e tij në Facebook, Meta, thekson se “në gjendjen aktuale, të tregojmë vëmendje të veçantë dhe të shtuar që punëtorët në sektorët më të prekur, jo vetëm t’i dëgjojnë, por edhe të përfitojnë realisht nga paketat ekonomike të premtuara”.

Sipas Metës, kërkohet një bashkëpunim më i mirë në këtë situatë për të mbështetur sipërmarrësit dhe biznesin e vogël, nëpërmjet një strategjie konkrete e të prekshme, për rihapjen e ekonomisë në mënyrë të pakthyeshme.

“Edhe 1 Maji i këtij viti, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, e gjen Shqipërinë me nivelin më të ulët të pagës në rajon dhe në Europë sipas institucioneve financiare ndërkombëtare.

Gjendja e rëndë ekonomike e përkeqësuar me situatat e vështira që po kalojmë nuk jep shpresë se diçka do ndryshojë për mirë në një të ardhme të afërt.

Të punësuarit në sektorin privat ende vijojnë të shprehin pakënaqësi të mëdha për mungesën e një kontrate të rregullt pune, mosrespektim të kushteve të punës dhe të drejtave të tyre, për paga të ulta dhe për mospagim të kontributeve shoqërore.

Vërehet një humbje e thellë e besimit për konkurrim të ndershëm dhe punësim mbi bazë të meritokracisë edhe në Administratën Publike dhe institucionet publike.

Shqetësues në kushtet aktuale të varfërisë, të përkeqësimit të shërbimeve sociale, dhe të tensioneve politike, mbetet gjithashtu edhe largimi masiv jashtë vendit i shumë punëtorëve, veçanërisht atyre të kualifikuar.

Pandemia COVID-19 dhe efektet e saj afatgjata në ekonominë e vendit, pritet t’i përkeqësojnë më tej këto fenomene negative.

Në gjendjen aktuale, të tregojmë vëmendje të veçantë dhe të shtuar që punëtorët në sektorët më të prekur, jo vetëm t’i dëgjojnë, por edhe të përfitojnë realisht nga paketat ekonomike të premtuara.

Kërkohet një bashkëpunim më i mirë në këtë situatë për të mbështetur sipërmarrësit dhe biznesin e vogël, nëpërmjet një strategjie konkrete e të prekshme, për rihapjen e ekonomisë në mënyrë të pakthyeshme.

Situata kërkon reflektim urgjent dhe masa konkrete që 1 maji të mos shënohet më si një ditë e zakonshme pushimi, por si një ditë feste për arritjet e punëtorëve.

Një falenderim në këtë ditë për mjekët dhe infermierët e të gjithë ata që janë në vijën e parë kundër COVID-19, në mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari.”– shkruan Meta.

/a.r

Next Post
Arrestohet për herë të dytë brenda 6 muajve/ 38-vjeçari u kap me kokainë dhe një pistoletë në makinë

Arrestohet për herë të dytë brenda 6 muajve/ 38-vjeçari u kap me kokainë dhe një pistoletë në makinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hapja e çerdheve dhe kopshteve, MSH publikon masat që duhet të merren për të mbrojtur fëmijët

Helmimi i fëmijëve në kopshtin nr. 10 në Vlorë, reagon Ministria e Shëndetësisë, ja si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore!

November 7, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Edi duhet të mbrohet nga Rama!

November 7, 2026
Franca në alarm! 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

Franca në alarm! 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

November 7, 2026
“Arresto Berishën”/ Protestuesit refuzojnë militantët e PD-së, përplasje para Ministrisë së Arsimit

“Arresto Berishën”/ Protestuesit refuzojnë militantët e PD-së, përplasje para Ministrisë së Arsimit

November 7, 2026
“Nuk i rezistoi dialogut”/ Ish-truproja i Berishës, ulet në “sofrën” e Ramës

“Nuk i rezistoi dialogut”/ Ish-truproja i Berishës, ulet në “sofrën” e Ramës

November 7, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 8 Nëntor 2026

November 7, 2026
Sulm kibernetik ndaj Tajanit/ Hakerët pro-rusë publikojnë të dhënat e ministrit dhe familjes së tij

Sulm kibernetik ndaj Tajanit/ Hakerët pro-rusë publikojnë të dhënat e ministrit dhe familjes së tij

November 7, 2026
“Berisha në burg”/ Thirrja që ndezi sherrin në protestën e PD-së, militantët qëllojnë protestuesin me shpullë

“Berisha në burg”/ Thirrja që ndezi sherrin në protestën e PD-së, militantët qëllojnë protestuesin me shpullë

November 7, 2026
Protesta e PD-së/ Një grup i vogël para Kryeministrisë, qytetarët vijojnë fundjavën si zakonisht (VIDEO)

Protesta e PD-së/ Një grup i vogël para Kryeministrisë, qytetarët vijojnë fundjavën si zakonisht (VIDEO)

November 7, 2026
Celularët në duar gjatë protestës! Noka, Paloka dhe Bardhi mes militantëve me sytë te telefonat

Celularët në duar gjatë protestës! Noka, Paloka dhe Bardhi mes militantëve me sytë te telefonat

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In