• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilir Meta si spiun dhe Edi Rama si vizatues spiunësh

by Mero Baze
30/07/2022 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Zakonisht në praktikat e akuzës amerikane, kur dikujt i vihen prangat pas akuzës i thuhet që ke të drejtë të mos flasësh dhe të marrësh avokat.

Në rastin konkret ndaj Ilir Metës, është ngritur një dyshim publik që është akuzë shumë e rëndë për të si politikan. Ai ka të drejtë të heshtë, ose të bëjë avokatin e tij, duke tërhequr dosjen dhe duke e bërë publike.

Sot ai nuk ka bërë asnjë prej këtyre të dyjave, por ka bërë një veprim që tregon se në koshiencën e tij, ai e pranon të qenit bashkëpunëtorë sigurimi dhe shfajësohet se ka të tjerë më të këqinj se ai që i kanë shërbyer. Dhe më i keqi sipas tij është Edi Rama, se ka bërë një skicë ilustruese për spiunët tek revista “Në shërbim të popullit” kur ishte student.

Pra Ilir Meta ka filluar të sillet si një ish- bashkëpunëtorë sigurimi që kërkon të shfajësohet, duke u krahasuar me të tjerë. Me postimin e sotëm për Edi Ramën, ai do të na mbushë mendjen të gjithëve se ai nuk ka bërë ndonjë gjë më të keqe se sa Edi Rama duke i shërbyer Sigurimit të Shtetit.

Në fakt as ne nuk duam ta krahasojmë këtë. Pasi nuk ka ndonjë debat për Edi Ramën në këtë drejtim. Ai është gati ta hapë dosjen e tij në çdo kohë, nëse ka dyshime për të si spiun. Kurse si “karikaturist spiuni” ai nuk e mohon se e ka zanat.

Madje nuk jemi kundër as të gërmohet në krijimtarinë e tij se mund ti gjejmë dhe skica apo vizatime të tjera të kohës diktaturës që i shërbenin propagandës. Kjo është çështje e profilit publik të Edi Ramës, jo e profilit sekret të tij. Atij dhe jetën sekrete ja kemi nxjerrë, kur ka dalë foto nudo. S’kemi më kuriozitete për atë.

Por debati që ne kemi, është kush ka qenë spiun. Ilir Meta e ka të lehtë të na e heqë nga duart këtë debat dhe të autorizojë Autoritetin e dosjeve të kërkojë për dosjen e tij, apo çdo bashkëpunim të tij me Sigurimin e Shtetit, si bashkëpunëtor, si denoncues apo si dëshmitar. Të gjitha janë njësoj të penalizueshme.

Por ai në vend të kësaj, poston skica të Edi Ramës me tematikë nga Sigurimi i Shtetit, për të na treguar se nuk është vetëm Ilir Meta që i ka shërbyer Sigurimit. “Ja dhe ky paska bërë skica dhe i ka botuar”.

Problemi është se këto janë publike dhe i gjejmë në revista. Ato denoncimet e Ilir Metës janë  kyçur me amendamentin e LSI. Ato na duhen.

Pastaj Ilir Meta është i lirë të thotë : “Unë s’kam bërë ndonjë gjë të keqe se spiun kam qenë. Po Edi Rama që ka vizatuar spiunë është e keqja e këtij vendi.” Në fakt nuk është se e ka vizatuar keq atë si spiun.

Next Post
Policia e Elbasanit për vrasjen 37-vjeçares nga bashkëshorti: S’pranoi të bënte kallëzim për dhunë në familje. 4 ditë më parë ishin në Komisariat, çfarë deklaruan

Policia e Elbasanit për vrasjen 37-vjeçares nga bashkëshorti: S'pranoi të bënte kallëzim për dhunë në familje. 4 ditë më parë ishin në Komisariat, çfarë deklaruan

Comments 1

  1. Tafut DERIRRËZA says:
    4 years ago

    Në italisht, janë disa vargje të një poezie popullore,,për këtë temë :
    Kush nuk shurron me shokët,
    Është
    Ose HAJDUT
    OSE SPIUN…….

    Por, kur i ke,të dyja, si puna e Ilir Metës, edhe HAJDUT edhe SPIUN, çfarë emri ti vëmë, ne në Shqipëri, të dashur miq italianë ?
    Hahaha…..kjo është mysybet o vëllezër…..është mut e kaluar mutit kjo punë.

    Reply

Leave a Reply to Tafut DERIRRËZA Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Berisha kërcënon Ramën: Do t’i djegim selitë e PS në çdo qytet!

February 21, 2026
Një luftë e parashikuar: Si CIA dhe MI6 morën në dorë planet e Putinit për Ukrainën dhe pse askush nuk u besoi atyre

Një luftë e parashikuar: Si CIA dhe MI6 morën në dorë planet e Putinit për Ukrainën dhe pse askush nuk u besoi atyre

February 21, 2026
Protesta e PD, Avokati i Popullit: Kemi dokumentuar çdo tejkalim kompetence e abuzim me pushtetin

Protesta e PD, Avokati i Popullit: Kemi dokumentuar çdo tejkalim kompetence e abuzim me pushtetin

February 21, 2026
Bollino apelon: Italia t’ia rikthejë solidaritetin me disa nga vaksinat e saj Shqipërisë

Gënjeshtrat djallëzore të Sali Berishës dhe lapsuset me ‘kryengritës të armatosur’

February 21, 2026
VIDEO | Aksion në Unazën e Madhe, policia pritë 42-vjeçarit me drogë

VIDEO | Aksion në Unazën e Madhe, policia pritë 42-vjeçarit me drogë

February 21, 2026
“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të dyshuar për vrasjen e 31-vjeçarit

“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të dyshuar për vrasjen e 31-vjeçarit

February 21, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 22 Shkurt 2026

February 21, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Kryeministri trampist mes dafinave dhe rrokullimës

February 21, 2026
Qëlloi me automatik drejt të miturës, flet 22-vjeçari: E bëra se refuzoi të lidhej me mua

Ndodh edhe kjo: 93-vjeçari plagos me kallashnikov 61-vjeçarin në Gjirokastër

February 21, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta përcjellim brez pas brezi dhe ta flasim bukur gjuhën tonë

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta përcjellim brez pas brezi dhe ta flasim bukur gjuhën tonë

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In