• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilir Meta, si “qytetari dixhital”

by Artur Ajazi
18/08/2020 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ç’pate Ilir, ç’të zuri ? Sapo pe rradhët në Kakavijë, u sule mbi qeverinë, u sule mbi kryeministrin, kërkove “të merren masa urgjente”, kërkove “përgjegjësitë e qeverisë dhe largimin e saj”. Ç’të zuri Ilir,kishe ditë që gjezdisje maleve dhe kodrinave, kishte ditë që merreshe me rilindasit e shekullit të 19, perifrazoje thëniet e tyre, dhe bëje selfi në natyrë, duke postuar edhe mesazhe “paqeje”. Ndoshta tu nakatos terezia, ndoshta nuk shikon të ardhme si kryetar shteti por të është ngulitur në mëndje se “bën vetëm për opozitarist”, dhe ke vendosur të “rrëzosh Edi Ramën”.

Po ti e di, nuk i biet malit me gur, o Ilir. Prej të premtes e tutje, je molepsur keqas me rolin e “opozitaristit rradikal”, apo më mirë ke marrë rolin e Lulzimit nga maja e maleve, por dhe nga Presidenca. Je kthyer fiks, si “qytetari dixhital” i Doktorit, por nuk e kopjon siç duhet Ilir. Mendoj se në Presidencë, ke mjaft punë të lëna përgjysëm, apo dhe probleme të tjera që duan zgjidhje, dhe nuk ka mbetur SHQUP-i, ti japësh “një dorë ti nga maja e Pilurit, dhe malet e Lunxhërisë”, nga ku ja marr këngës, duke mos harruar të japësh ”këshilla” dhe kalendarë për qeverisjen Rama. Je kthyer si “qytetari dixhital” i Doktorit, madje ke kthyer si të tillë edhe sekretarët, këshilltarët dhe juristët e tu. E ke kthyer Presidencën në “qendër interneti”, ku mungojnë vetëm “video-game”. Ke përdhosur misionin e shenjtë të kryetarit të shtetit,dhe je kthyer në lavjerrës të Doktorit, madje thuhet se “pasi Lulzim Basha të hunmbë zgjedhjet, kandidati i vetëm për kryeopozitarist je vetëm ti”. Paçka, bëje edhe opozitaristin dhe kryeopozitaristin, por sot bëj siç duhet, kreun e shtetit Ilir. Nuk është parë dhe dëgjuar, që një kryetar shtetit, në një vend demokratik dhe anëtar i besueshëm i NATO-s, të urrejë dhe shantazhojë qeverinë, ministrat dhe kryeministrin, tu bëjë thirrje të rinjve “ të ngrihen dhe të marrin në dorë fatet e atdheut”.

Nuk është parë dhe dëgjuar gjëkundi, që një kryetar shtetit që prej kohësh e ka mbushur kupën dhe duhej shkarkuar, të shantazhojë qeverisjen e vendit të tij, të fabrikojë akuza dhe recitime të tjera të padenja për një politikan, dhe, ta ulë piacën deri aty sa, të tregojë barcoleta çunash lagjesh, edhe kur është në takime me median. Ilir, kam bindjen, se rrugëtimit tënd si politikan karriere pas përfundimit të mandatit të kreut të shtetit, i ka ardhur fundi. Edhe sikur ti, të formosh një parti të re, edhe sikur ti, të emërohesh “kryetar opozite” nga Doktori, nuk mendoj se ka shqiptar që voton për ty.Dhe kjo për 1001 arsye, por më kryesorja janë paqëndrueshmëria, pabesia dhe mosmirënjohja, ndaj asaj që ti thua dhe asaj që bën. Ilir, dikur thoshe se “Lulzimin edhe kur e pyet për orën, ta thotë gabim”. Kurse ty Ilir, kur të pyet për LSI, “gjuha” të shkon tek Doktori, tek PD-ja, tek “qytetari dixhital”, dhe asnjëherë tek misioni yt, tek detyrat dhe punët e tua.

Next Post
Kreu i Komitetit Teknik në Itali: Të ndiqen rregullat, ose pas diskove do të mbyllen edhe…

Kreu i Komitetit Teknik në Itali: Të ndiqen rregullat, ose pas diskove do të mbyllen edhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA shqyrton sekuestrimin e materialeve bërthamore të Iranit, përgatiten plane ushtarake

SHBA shqyrton sekuestrimin e materialeve bërthamore të Iranit, përgatiten plane ushtarake

March 21, 2026
“GB News”: Nga Ksamili në Porto Palermo, perlat shqiptare që po sfidojnë destinacionet e mbipopulluara

“GB News”: Nga Ksamili në Porto Palermo, perlat shqiptare që po sfidojnë destinacionet e mbipopulluara

March 21, 2026
Bashkia Tiranë ndërhyn në ish-Bllok, nënkryetari Sulaj: Hapësira publike u rikthehet qytetarëve

Bashkia Tiranë ndërhyn në ish-Bllok, nënkryetari Sulaj: Hapësira publike u rikthehet qytetarëve

March 21, 2026
Rriten çmimet e naftës pas zvogëlimit të sasisë së prodhimit

Nga transporti te buka: si po përhapet efekti ‘domino’ i krizës së naftës

March 21, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

March 21, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In