• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kreu i Komitetit Teknik në Itali: Të ndiqen rregullat, ose pas diskove do të mbyllen edhe…

by A R
18/08/2020 10:08
FRANCO LOCATELLI DIRETTORE CONSIGLIO SUPERIORE SANITA'

FRANCO LOCATELLI DIRETTORE CONSIGLIO SUPERIORE SANITA'

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ose të ndjekim rregullat ose rrezikojmë të mbyllim bizneset e tjera pas diskotekave”.

Është kjo deklarata e bërë në një intervistë për Corriere della Sera nga Franco Locatelli, president i Këshillit të Lartë të Shëndetit dhe anëtar i Komitetit Teknik Shkencor në Itali, duke thënë se “Ne do të rihapim shkollat ​​me çdo kusht. Infeksionet janë në rritje por ne jemi në avantazh dhe mund ta mbajmë nën kontroll epideminë”.

Sipas tij, fillimi i sezonit veror solli nevojën për të konsideruar rihapjen e disa aktiviteteve për të mos dëmtuar ekonominë dhe turizmin, si dhe për ti lejuar italianët që ti shijojnë pushimet në zona malore dhe detare, duke shmangur ikjen nga vendi.

“Ndoshta, duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje respektimit të rregullave të arta: mbani maskë brenda dhe jashtë nëse është e pamundur të ruani distancën adekuate ndërpersonale, ruani higjienën e duarve dhe shmangni grumbullimet”, thotë ai.

Sa i përket masave në lidhje me diskotekat, Locatelli pranon, “Mbyllja e tyre do të ketë një ndikim ekonomik, për fat të keq, por shëndeti vjen në radhë të parë dhe ato që kemi parë të ndodhin në disko të cilat shihen si vend takime, duhet të shmangen, përndryshe rrezikojmë ta gjejmë veten shumë shpejt në një situatë më alarmante. Të rinjtë mund të infektohen dhe nuk janë të sigurtë nga manifestimet serioze. Shumë 20-vjeçarë janë shtruar në spital. Askush nuk është imun. Rreziku që të rinjtë të infektohen është i madh për të gjithë”.

Sipas tij, për të vlerësuar përparimin e epidemisë, duhet të ketë një vizion të përgjithshëm, pasi nëse numri i të infektuarve rritet ndjeshëm, do të sillte një ngarkesë më të madhe në institucionet shëndetësore.

“Të qenit në gjendje më të mirë se Franca dhe Spanja nuk e përjashton frikën e një rritje eksponenciale të kurbës në dy javët e ardhshme. Por ne nuk jemi në valën e dytë”, thotë Locatelli, shkruan noa.al.

Po ashtu thotë se sa më mirë të jetë situata më 14 shtator, aq më e madhe është mundësia e rifillimit të mësimit pa mbyllur klasat, por duke ruajtur distancat dhe duke përdorur maska.

“Përpjekja që duhet bërë, veçanërisht nga Ministria e Arsimit, duhet të jetë identifikimi i të gjitha zgjidhjeve të mundshme në mënyrë që të mos shkarkohet përgjegjësia mbi drejtorët”, deklaron Franco Locatelli.

/a.r

Next Post
Grabitën klandestinët dhe plagosën njërin prej tyre, kush janë dy të arrestuarit

Grabitën klandestinët dhe plagosën njërin prej tyre, kush janë dy të arrestuarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dashamir Shehi: Do ishte më mirë të kishim dy lista, PD me të vetët dhe LSI me aleatët

“Vendi është në krizë të thellë”, Shehi: Duhet qeveri teknike dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor

October 23, 2026
Ish-punonjësi i Eminem pranon fajësinë, shiti këngët e papublikuara për 50 mijë dollarë

Ish-punonjësi i Eminem pranon fajësinë, shiti këngët e papublikuara për 50 mijë dollarë

October 23, 2026
Apple prezanton iPhone e parë të palosshëm për një çmim prej 2 mijë dollarësh

Apple prezanton iPhone e parë të palosshëm për një çmim prej 2 mijë dollarësh

October 23, 2026
Marrëveshja Trump-Putin, niset dërgesa e parë ruse e naftës drejt SHBA-së

Marrëveshja Trump-Putin, niset dërgesa e parë ruse e naftës drejt SHBA-së

October 23, 2026
Zgjerohet skema e shpërblimeve për efektivët, shtohet fondi dhe numri i punonjësve të Policisë që përfitojnë

10 ditë protesta në Tiranë: 320 të lënduar, 646 të shoqëruar, mes tyre mbi 200 të mitur

October 23, 2026
Shpërthim në një minierë qymyri në Turqi, dy të vdekur dhe pesë të plagosur

Shpërthim në një minierë qymyri në Turqi, dy të vdekur dhe pesë të plagosur

October 23, 2026
Parashikime të zymta nga ekspertët: Kriza energjitike pritet të vazhdojë deri në vitin 2027

Parashikime të zymta nga ekspertët: Kriza energjitike pritet të vazhdojë deri në vitin 2027

October 23, 2026
Terror në Francë | Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

Terror në Francë | Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

October 23, 2026
FOTOLAJM / Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri

FOTOLAJM / Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri

October 23, 2026
Të afërt me Vuçiçin, Rubios i kërkohen sanksione ndaj katër biznesmenëve serbë

Të afërt me Vuçiçin, Rubios i kërkohen sanksione ndaj katër biznesmenëve serbë

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In