Sot në emisionin “Real Story” në “News 24” janë të ftuar analistë dhe politikanë, të cilët janë duke folur për kreun e shtetit Ilir Meta dhe rolin e e tij në krizën aktuale që ka vendi.
Analisti Arjan Vasjari tha se në vend që Ilir Meta të ketë një rol kyç në zgjidhjen e krizës, ai është pjesë e krizës. Për Vasjarin, Meta ndryshe nga presidentët paraardhës Nishani, Topi etj. nuk ka as shumicën në parlament.
Ndërsa, politikani Përparim Spahiu u shpreh se Ilir Meta është presidenti më i mirë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.
Përparim Spahiu: Unë besoj fort se Ilir Meta do të jetë president i Republikës deri më 2022 dhe besoj se në të gjithë këtë situatë e zullum, them se është plotësisht në të drejtën e tij dhe ka bërë zgjedhjet e duhura.
Arjan Vasjari: Unë besoj se nga dhjetori kemi marrëdhënie të acaruara mes presidentit dhe maxhorancës, por besoj se distanca mes tyre është më herët se dhjetori. Ajo që na intereson sot është se çfarë ka ndodhur nga dhjetori e këtej. Ajo që ndodh sot me presidentin, përfaqëson një anomali subtanciale.
Në çdo demokraci, presidenti zgjidh krizat, ndërsa në këtë rast presidenti është pjesë e krizës. Është kryetar i shtetit dhe përfaqëson unitetin e kombit., sipas nenit 86. Ai është neni që bën vizatimin kushtetues të presidentit të Republikës. Ka diçka që nuk shkon. Presidenti i Republikës kishte dikur shumicën në parlament, e sot nuk e ka.
Arjon Sulo: Pse Ilir Meta nuk qenka, ndërsa të tjerët ishin….
Arjan Vasjari: Ilir Meta sot në ndryshim nga Bujar Nishani, Bamir Topi etj. nuk ka shumicë në parlament. A është Ilir Meta sot përfaqësuesi i unitetit të popullit?
Përparim Spahiu: Unë mund të them se një politikan si Ilir Meta ishte zgjedhje e mirë. Nuk mund të pretendohet se Meta të jetë me Rilindjen. Është presidenti më i mirë.
Arjan Vasjari: Ti thua është presidenti më i mirë, nëse është më i mirë duhet të zgjidhë krizën. A e ka zgjidhur krizën? Jo.