• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilir Meta, ose “është reforma në drejtësi, o budalla!”

by Alfred Peza
03/07/2019 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

E gjithë retorika jo Presidenciale e Ilir Metës gjatë ditëve të fundit, përtej të gjitha kritikave që meriton, nuk duhet parë vetëm negativisht. Përkundrazi!

Ashtu si në atë thënien e njohur të Nastradinit se çdo e keqe e ka një të mirë, edhe shfaqja e çakorduar dhe e çakërdisur e Ilir Metës sot e meriton një duartrokitje. Të madhe madje. Sepse më në fund, ai e nxorri hapur “kokën e muhabetit” të të gjithë lojës politike të opozitës së rrugës që ai tashmë përfaqëson. Ai na e tregoi të zezë mbi të bardhës se ky hall lidhet vetëm me reformën në drejtësi.

Kur PS dhe Edi Rama deklaronin se halli i vërtetë i Berishës, Bashës, Metës dhe Kryemadhit për 30 Qershorin, nuk janë ato që deklarojnë por reforma në drejtësi, shumëkush besonte se kjo ishte propogandë!
Kur mazhoranca thoshte se djegia e mandateve, dalja nga Parlamenti, protestat e molotovëve dhe mosfutja në zgjedhje nuk ka lidhje me luftën për “votën e lirë”, por me hallin nga SPAK dhe BKH, jo pak prej shqiptarëve menduan se edhe kjo ishte propogandë.

Edhe kur thanë “ose ikën Edi Rama, ose shkrihet opozita”, përsëri halli ishte reforma në drejtësi dhe asgjë tjetër.
Edhe kur Ilir Meta çdekretoi 30 Qershorin, edhe kur ai dekretoi 13 tetorin, halli ishte përsëri reforma në drejtës.
Edhe kur nuk pranojnë për asnjë arësye dialog pa kushte me mazhorancën, edhe kur herë bëjnë nacionalistin e herë sovranistin duke sulmuar SHBA dhe BE, përsëri halli i vërtetë i opozitës është reforma në drejtës.

Ku dëshmohet kjo sot?

Brenda tri orësh sot Ilir Meta ka bërë tri statuse në facebook-un e tij e të trija janë vetëm për kryehallin e madh të opozitës: Reformën në drejtësi.

Meta shkruan se pas pak do fillojë “me sqarimin e momentit historik të ndryshimit cilësor nga Reformë (e Drejtësisë) në Ramaformë. Ky do të jetë një cikël i gjatë, shpjegues dhe çtensionues. Pasi të përfundojmë me Ramaformën në Drejtësi, do vijojmë me Ramaformat në të gjitha fushat e jetës.”

Kaq mjafton për të kuptuar se ku flinte “lepuri” i frikës së madhe që e ka zënë katërshen e lidershipit të opozitës së rrugës. Sapo u mbyll 30 Qershori dolën hapur dhe sapo thanë që halli është “Reforman në Drejtësi”.
Halli i liderëve tanë është i ndryshë nga ai i liderëve politikë të botës demokratike. Bill Klinton, në fushatën elektorale të 1992 kundër Xhorxh Bush (i vjetri) përdori frazën lapidare: “Është ekonomina, o budalla!” për të tërhequr vëmendjen e votuesve të pavendosur amerikan.

Edhe në lidhje me 30 Qershorin, për të gjithë ata që nuk e kuptojnë se ku është halli i vërtetë personal i Berishës, Bashës, Metës dhe Kryemadhit, Presidenti drejt shkarkimit sapo ua tha sot: “Është drejtësia, o budalla!”

Next Post
Senatori francez Cadic zbulon bisedën me ish-presidentin Moisiu: Franca t’i kushtojë më shumë rëndësi rajonit të Ballkanit

Senatori francez Cadic zbulon bisedën me ish-presidentin Moisiu: Franca t'i kushtojë më shumë rëndësi rajonit të Ballkanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In