• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilir Meta nuk ‘shkulet’ nga Siçilia, nga 1 nëntori qëndron për vizitë në fshatrat arbëreshe të Italisë. Thyen “rekordin” e Enver Hoxhës në Moskë

by Java News
06/11/2021 21:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me 1 nentor Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta mori pjesë dhe përshëndeti Konferencën Ndërkombëtare “Rrugë të reja për t’u përkujdesuar – Bota pas Pandemisë së COVID-19, multilaterizmi për një të ardhme më të mirë”, që po zhvillohet në Romë, e organizuar nga Këshilli i Koorporatës Europiane për Afrikën dhe Lindjen e Mesme.

Kur kane kaluar 6 dite prej asaj dite, Presidenti i Republikes, vijon viziten me te gjate ne historine e Shqiperi duke ia kaluar dhe Enver Hoxhes ne Moske kur takoi Stalinin, me nje dite. Ish udheheqesi komunist qendroi 5 dite atje!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Siçili, u ndal nw Contessa Entellina, një nga vendbanimet e para arbëreshe në këtë rajon, ku u mirëprit në sheshin kryesor të bashkisë nga qindra qytetarë dhe autoritetet lokale.

Pas përshëndetjeve vëllazërore, Presidenti Meta u takua me Kryebashkiakun, Leonardo Spera, gjatë bashkëbisedimit me të cilin theksoi se ndihet i nderuar që po viziton këtë bashkësi, e cila feston 571-vjetorin e themelimit të saj nga familjet e Arbërisë dhe bashkëluftëtarët e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

“Kjo bashkësi është një qendër e rëndësishme e arbëreshëve të Siçilisë.

Ju falënderoj për projektin e ringritjes së statujës se Skënderbeut! Figura e tij do jetë një thirrje e fortë për të gjithë dhe do shërbejë si një mesazh kujtese edhe për brezat e rinj.

Ju keni ruajtur traditën arbëreshe, një vlerë e çmuar për të dy popujt tanë, por edhe për pasurinë europiane dhe atë botërore.

Ju e keni ruajtur gjuhën shqipe për gati 6 shekujsh.

Keni ruajtur figurën e Gjergj Kastriotit dhe traditën e të parëve tanë dhe mbani ritin bizantin.

Keni ruajtur kulturën, kostumet tradicionale dhe zakonet e Arbërisë.” – vuri në dukje Presidenti Meta, duke shtuar se ndihet i nderuar që ndodhet gjithashtu në vendlindjen e njerëzve të ndritur si At Lorenzo Tardo dhe Nikolla Keta.

“Këtu ka nisur edhe formimi i fushës letrare shqipe e cila do zhvillohej më pas përmes Rilindjes Kombëtare, e cila u arrit falë arbëreshëve tanë.

Fatkeqësisht, pas tërmetit në Belice të vitit 1968, komunitetit tuaj iu desh të mbyllte kishat për adhurim, por edhe shtëpitë, duke shpopulluar qendrën e qytetit e duke shkaktuar një emigracion të madh.

Fenomeni i shpopullimit është një plagë e madhe edhe për Shqipërinë, ndaj autoritetet e të dyja vendeve tona duhet të përkushtohen më shumë për t’i krijuar kushte brezit të ri, dhe për bashkësitë arbëreshe të mësohet gjuha shqipe që të mos humbasë gjuha dhe shuhet identiteti.

Duhet përkushtim për të arritur regjistrimin e trashëgimisë arbëreshe në UNESCO si dhe një promovim e vëmendje shumë e madhe ndaj kësaj pasurie të çmuar të trashëgimisë europiane dhe asaj botërore.” – nënvizoi Presidenti Meta./m.j

 

Next Post
Detaje të reja/ Plagosja në “Bllok”! Zbulohet emri i një prej autorëve, tjetri i iku policëve me vrap

Detaje të reja/ Plagosja në "Bllok"! Zbulohet emri i një prej autorëve, tjetri i iku policëve me vrap

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In