• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilir Meta, në gjurmët e Kreshnik Spahiut për t’i zënë vendin Lulzim Bashës!

by Alfred Peza
21/02/2020 19:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Me parrullën e ballistëve të filmave të socrealizmit “Shqipëria e shqiptarëve” dhe me simbolet e “Aleancës Kuqezi” të Kreshnik Spahiut, Ilir Meta është nisur drejt “besëlidhjes” së tij të 2 marsit në Tiranë, me shpresën se do përsërisë në të njëjtën ditë pas 576 vjetësh, suksesin e Skënderbeut me Besëlidhjen e Lezhës!

Presidenti i Republikës ka gjetur si sebep për këtë, “grushtin e shtetit” që sipas tij, “Kryeministri i Shqipërisë po i bëka Edi Ramës?!!!” Prapa kësaj broçkulle, siç mund të meret fare lehtë me mend, fshihet shkaku i vërtetë i gjithë tymnajës. Në fund, e gjitha çfarë pritet të ndodhë, është “grushti politik” që Ilir Meta synon t’i japi Lulzim Bashës, në luftën e brendshme mes tyre për lidershipin e opozitës, pasi të shkarkohet si President i Republikës.

Pasi bëri gjithçka për të bllokuar ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, kur e pa që mazhoranca e zhbllokoi situatën përmes procesit ligjvënës në Parlament në bashkërendim me SHBA e BE, Ilir Meta e kuptoi se shkarkimi i tij si President, tashmë duket i pashmangshëm. Heqja e pengesës së fundit, drejt ngritjes së të gjitha institucioneve të drejtësisë së re, nuk kishte si të mos kalonte përmes tentativës së Ilir Metës për tensionimin e situatës në vend.

Vitin e shkuar, ai bëri rolin e zjarrvënësit, përmes aktit të paprecedentë të çdekretimit të zgjedhjeve të 30 Qershorit. Këtë vit përmes bllokimit të Gjykatës Kushtetuese, për ta lënë vendin, pa një albitër të besueshëm në ndeshjen mes palëve. As në 2019 nuk i funksionoi dhe as tani në 2020, jo e jo. Ndaj, rikthimi në jetën aktive politike pas ikjes nga Presidenca, duket si rruga e vetme për Ilir Metën. E siç i ka hije fillimit të ri nga një veteran politik, në vend të partisë së tij të vjetër LSI, ka shenja se po përgatit krijimin e një partie të re. Me shpresën se shqiptarët, do ta marin edhe atë, për një lider të ri!

Rruga që po ndjek, simbolet që po përdor, figurat që po promovon, spotet që po realizon dhe retorika që po konsumon në diskursin e publik, të rikujtojnë rrugëtimin e ndjekur pak vite më parë nga Kreshnik Spahiu. Jo vetëm për shkak të simbolit të shqiponjës, të përdorur rast e pa rast nga Ilir Meta, si “Aleanca Kuqezi”. Jo vetëm për shkak të shfrytëzimit të përbashkët të imazhit të Lorik Canës. Por, edhe për shkak të parimit “me një gur vras dy zogj”, që Ilir Meta ka kohë që e përgatit.

Pjesë e këtij projekti, mund të shihet jo vetëm aleanca me Ramush Haradinajn, por edhe strategjia e mediave pranë tij, për ta paraqitur Edi Ramën si “armikun” më të madh të shqiptarëve në Ballkan. Si “tradhëtarin” më të madh të të gjitha kohërave. Si “Esat Pashain” e kohës sonë. Si “njeriun që do ndante kufijtë e Kosovës, për ti falur llokmat e majme mikut të tij më të madh Aleksandër Vuçiç”. Si “njeriu që po krijon Jugosllavinë e re”, e plot përralla të tjera si këto.

E, përkundër kësaj, shqiptarët të mos mërziten. Të mos tremben. Të mos tuten. Sepse këtij vendi ka kush ti dali Zot. Sa të keni Ilir Metën “nuk ka forcë në botë t’i kthejë shqiptarët 30 vite pas për të zbrazur Shqipërinë nga rinia jonë e mrekullueshme dhe për t’ia dorëzuar mafies ndërkombëtare të ardhmen e Atdheut tonë.” Sepse ai është e vetmja mburojë. E vetmja kështjellë e pamoshtur buzë Adriatikut që Edi Rama nuk e mer dot. Te ai do të gjeni të vetmen kala që nuk mund ta mari dot as Rilindja, as Sorosi, as shkjau, as greku, as turku e as talani. E jo më SHBA, BE dhe NATO!

Duke dashur që të imitojë fillimet e vrullshme të “Aleancës Kuqezi” të Kreshnik Spahiut dhe të përsërisë triumfin politik të Lëvizjes “Vetëvendosje” të Albin Kurtit, Ilir Meta duket se po bëhet gati për të nisur nga 2 marsi, rrugëtimin e tij të ri politik.

Një rrugëtim, që ka përballë pamundësinë e tij për ta sfiduar Edi Ramën, për skeptrin e të majtës. Sepse pas reformës në drejtësi, pas marjes së 1.15 miliardë eurove nga Konferenca e Donatorëve për projektin e rindërtimit nga tërmeti dhe çeljen e pritshme të negociatave të anëtarësimit në BE, ai dhe PS po bëhen gati për fitoren e mandatit të tretë qeverisës.

E vetmja hapësirë për faktorizim të shpejtë, duket se Presidentit në ikje, i mbetet vetëm të sfidojë Lulzim Bashën për fronin e opozitarizmit në Shqipëri. Lulzim Basha po e kërkon fitoren, përmes rrugës së një lideri të reformuar, që tashmë “po na dëgjon”. Ndërsa Ilir Meta, përmes rrugës radikale, nacionaliste dhe shqiponjës së “Aleancës Kuqezi” të Kreshnik Spahiut. Ky skenar duket se është kuptuar tashmë nga Lulzim Basha dhe aleatët e tij të “Opozitës së Bashkuar” të cilët (me përjashtim të LSI) nuk kanë ende asnjë qëndrim në lidhje me “besëlidhjen” e Ilir Metës në Bulevard.

Ka me siguri një arësye të fortë edhe për këtë. Partinë Demokratike e lidhin shumë histori politike, përgjatë këtyre 30 viteve, me atë bulevard: Nga grushti i shtetit i 14 shtatorit, e deri tek çadra e Republikës së re të 2017. Nga 4 vrasjet e 21 janarit, e deri tek “revolucioni” i molotovëve të 30 qershorit. Një parti që kurrë nuk arriti të fitojë asgjë vetë përmes bulevardit, nuk duket e gatshme që tia shtrojë tapetin e kuq për këtë, Ilir Metës më 2 mars. Sepse ata që iu bënë xhelozë “Aleancës Kuqezi”, nuk kanë si të bien kaq kollaj në dashuri, me “Besëlidhjen e Presidencës”.

Next Post
Kujtim Gjuzi: Do votoj pro shkarkimit të Metës, por  më parë të japë llogari për thesarin e Krrabës!

Kujtim Gjuzi: Do votoj pro shkarkimit të Metës, por më parë të japë llogari për thesarin e Krrabës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“Prindërit do të paguajnë gjobat për fëmijët”/ Leka: Masat ndëshkuese nuk e ndalin dhunën, duhet dialog

October 25, 2026
Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës

Bilanci i të lënduarve në protestë, Ministria e Shëndetësisë: 4 persona marrin ndihmë mjekësore

October 25, 2026
Mjeku i njohur shqiptar: Koronavirusi, 10 here më vdekjeprurës sesa gripi sezonal

Protesta dhe qeveria me telekomandë

October 25, 2026
VIDEO / Përplasjet te Kryeministria: Protestuesit i marrin policit mburojën dhe spërkatësin me piper

VIDEO / Përplasjet te Kryeministria: Protestuesit i marrin policit mburojën dhe spërkatësin me piper

October 25, 2026
Maria Corina Machado kthehet në Venezuelë pas 10 muajsh në mërgim

Maria Corina Machado kthehet në Venezuelë pas 10 muajsh në mërgim

October 25, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Më keq se krim, është gabim

October 25, 2026
13 vite pas aksidentit, Mirjani në kërkim të autorit dhe dëmshpërblimit! Gishtin ia vë tezes…

13 vite pas aksidentit, Mirjani në kërkim të autorit dhe dëmshpërblimit! Gishtin ia vë tezes…

October 25, 2026
Vëllai i 28-vjeçarit që u plagos në sy: Çdo shpenzim është kryer nga shteti, gjendja e Erjonit është e stabilizuar

Vëllai i 28-vjeçarit që u plagos në sy: Çdo shpenzim është kryer nga shteti, gjendja e Erjonit është e stabilizuar

October 25, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Etja për një viktimë

October 25, 2026
Tensione të reja para Kryeministrisë! Policia nis shoqërimet, protestuesit sulmojnë bizneset dhe një bankë

Tensione të reja para Kryeministrisë! Policia nis shoqërimet, protestuesit sulmojnë bizneset dhe një bankë

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In