• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilir Meta mes ‘çupëlinës’ dhe ‘Sorkadhes’. Dhe përballë Drejtësisë!

by Ardit Rada
25/08/2022 13:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Ilir Meta ka mbledhur për të disatin vit radhazi një grup të rinjsh në Jalë. I ndodhur që të martën atje, Ilir Meta ka dalë në media të paktën 12 herë në tre ditë. Të rinjve që ka mbledhur, ditën u bën instruktazh për revolucionin e shtatorit, në darkë i tërheq zvarrë para kamerave të kërcejnë këngët e Sami Kallmit. Të gjithë fatkeqësisht për karshillëk dhe dekor që Ilir Meta të ngjaj i ri dhe i mbështetur nga rinia.

E gjithë kjo panoramë për të dhjetin a pesëmbëdhjetin vit mbetet pa kritikë nga politika dhe mediat. Përdorimi që u bëhet të rinjve nën mashtrimin e pushimeve falas; Mungesa e transparencës së financimit të këtij aktiviteti të përvitshëm dhe “kursi” që u bën Meta, Vasili dhe ndonjë tjetër të rinjve. Të gjitha në heshtje, a thua se është diçka normale të mbash miting përditë në plazh.

Ilir Meta është përfshirë në një përplasje me ministrin Bora Muzhaqi. Shkëndijat e shpërthimit u panë qëkurse qeveria priti dhe shpërbleu Luiza Gegën. Një vrer u derdh lumë në rrjetet sociale dhe në mediat pranë tij. Tashmë ai ka zgjedhur të përdorë të njëjtat instrumenta dhe kryefjalë e sulmeve është: “Bora çupëlinë dhe papagall i Ramës”. Është e pakuptueshme sesi një politikane e re mund të bullizohet në këtë mënyrë dhe të kryqëzohet pse nuk mendon si Sali Berisha dhe Ilir Meta. Fjala bie, kur Edi Rama shkëmben batuta në Kuvend me ndonjë grua, të gjithë janë gati ta kryqëzojnë. Për Borën heshtin. Standardet e Ilir Metës se ‘të rinjtë e mi, janë më të mirë se të rinjtë e tu’ janë sa përçarës, po aq edhe qesharake. Fjala bie, ‘çupëlina’ është ministre e një vendi të lirë ndërsa ata që mbledh Meta janë kandidatë për rrogëtarë. Edhe pse po marrin leksione për revolucionin, askush s’ia quan diversantë Ilir Metës mbështetësit e tij. Edhe pse Meta i përdor, opinioni nuk merret me ta, por me regjisorin e shfaqjes. S’ka arsye për t’u bërë xhind pse ia thonë të vërtetat Ilir Metës. Po! Të gjitha ia ka dhënë ky vend dhe gjithçka që ka dashur, ia ka marrë këtij vendi. Dhe në të vetmin rast që ka pak shpresë dhe nis një hetim ndaj tij, ai tenton të na përqeshë duke publikuar videot teksa kërcen ‘Sorkadhen’.

Next Post
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Thatësira më e keqe dhe KESH

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sindikata e Universiteteve nis zbatimin e bojkotit të mësimit në të gjitha universitetet publike

Sindikata e Universiteteve nis zbatimin e bojkotit të mësimit në të gjitha universitetet publike

October 21, 2026
Stuhi shiu, shtrëngata dhe dëborë, si do të jetë moti javës që vjen

“Rrebeshe shiu, por temperaturat janë të ngrohta”, si do të jetë moti në 5 ditët e ardhshme

October 21, 2026
Rubio mohon përfshirjen e qeverisë amerikane në ngadalësimin e Starlink në Ukrainë

Rubio mohon përfshirjen e qeverisë amerikane në ngadalësimin e Starlink në Ukrainë

October 21, 2026
Princ Harry kërkon pajtim me të atin dhe të vëllanë: Dua t’i lëmë pas konfliktet familjare

Princ Harry kërkon pajtim me të atin dhe të vëllanë: Dua t’i lëmë pas konfliktet familjare

October 21, 2026
Agjencia Getty Images shpall falimentin

Agjencia Getty Images shpall falimentin

October 21, 2026
SHBA përgatit plan të ri për paqen në Ukrainë, i dërguari i Trump pritet të takohet me Putinin

SHBA përgatit plan të ri për paqen në Ukrainë, i dërguari i Trump pritet të takohet me Putinin

October 21, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Kur të hyjnë në shtëpi, çfarë bëni ju?

October 21, 2026
Incidenti në bazën ajrore amerikane, Britania arreston dhe dy persona të tjerë të dyshuar për ndihmë ndaj inteligjencës iraniane

Incidenti në bazën ajrore amerikane, Britania arreston dhe dy persona të tjerë të dyshuar për ndihmë ndaj inteligjencës iraniane

October 21, 2026
Protestat| Kush është Rani, 19-vjeçari që mobilizoi mijëra të rinj në Francë

Protestat| Kush është Rani, 19-vjeçari që mobilizoi mijëra të rinj në Francë

October 21, 2026
Samiti në Tiranë/ Universiteti Politeknik merr vendimin: Dita e nesërme do të jetë pushim!

Rreth 1,300 studentë të huaj në universitetet shqiptare, kryesojnë italianët dhe indianët

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In