• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Ilir Meta, ky Ivanov shqiptar

by S M
10/06/2019 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada/

Republikë Presidenciale apo Republikë Parlamentare? Kjo është dilema në të cilën përplaset sot Shqipëria, kur kryetari i shtetit Ilir Meta ka marrë përsipër të kthejë mbrapsht rrotën e zgjedhjeve lokale, duke dekretuar anullimin e datës së mbajtjes së tyre. Duke shpërfillur Kushtetutën, ligjin zgjedhor, afatet e skadimit të mandateve të të zgjedhurve bashkiakë dhe precedentët e ngjashëm në të shkuarën, Ilir Meta është bërë zëdhënësi zyrtar i opozitës shqiptare.

Muaj më parë, në dhjetor, kur Rama tentonte të ndryshonte qeverinë e tij të anatemuar nga protestat studentore, Presidenti u fut sërish në një rol të dyshimtë bllokuesi të dekretimit dhe çdekretimit të ministrave, duke marrë përsipër të përfitojë nga mungesa e një Gjykate Kushtetuese. Sot po bën të njëjtën gjë, duke e kthyer vakumin e Kushtetueses në një rrethanë të favorshme për interesat e tij dhe ato të Lulzim Bashës e bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.

Ka një precedent në vendet fqinje me Shqipërinë, ku kreu i shtetit ka vepruar si Meta sot. Presidenti i Maqedonisë Ivanov, refuzoi në 2017 të dekretonte qeverinë Zaev megjithëse Maqedonia ndodhej në një krizë të thellë politike dhe përballë një përplasjeje të fortë sociale. Një vit më pas presidenti maqedon hodhi poshtë ligjin e dygjuhësisë dhe kundërshtoi nënshkrimin e tij. Por nuk mbaron këtu. Betejën më të madhe Ivanov e zhvilloi kundër emrit të ri të shtetit maqedon, duke dalë kundër formulës “Maqedonia e Veriut”, të cilën e quajti projekt kriminal.

Është e tepërt të kujtohet se Gjorgje Ivanov i humbi të gjitha këto sfida ndaj kundërshtarëve politikë dhe partnerëve ndërkombëtarë. I humbi megjithëse ishte i zgjedhur nga populli, pra me tagër institucional dhe kompetenca më të mëdha se një president shqiptar. Në një moment të caktuar, Maqedonia e spostoi pushtetin dhe vendimmarrjen në institucionin më të rëndësishëm të saj, parlamentin dhe e tejkaloi bllokimin e Presidentit.

E njëjta gjë duket se po ndodh edhe në Shqipëri, ku Ilir Meta po kërkon të luajë shumë përtej gardhit të tij institucional. Dhe e bën këtë vetëm për një rrethanë rastësore: mungesa e Gjykatës Kushtetuese. Tentativa e tij për të bllokuar ndryshimet në qeveri dhe sot me anullimin e datës së zgjedhjeve lokale, e vendos kreun e shtetit shqiptar në një pozitë që nuk përkon kurrsesi me rolin, peshën dhe përmasat e zyrës që drejton.

Ilir Meta është zgjedhur me shumicën e thjeshtë të votave të Kuvendit, ai është një president i dalë nga parlamenti. Për pasojë edhe kompetencat e tij janë dukshëm më të vogal sesa sfidat që ka marrë përsipër kohët e fundit. Pengimi nga ana e Metës i zgjedhjeve, e bën atë të duket si një pengesë artificiale dhe tejmase e fryrë, nëse merren në konsideratë ato që janë kompetencat e tij në letër.

Ilir Meta po kërkon të bëhet si Ivanovi, një tjetër humbës. Por të paktën ai ishte votuar nga njerëzit, jo nga partia të cilën sot kërkon ta sabotojë.

Next Post
Vdekja e Rexhinës pas lindjes, çfarë thotë ekspertiza mjeko-ligjore

Vdekja e Rexhinës pas lindjes, çfarë thotë ekspertiza mjeko-ligjore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In