• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilir Meta i 2019, “vëllai siamez” i Sali Berishës së 1997

by Alfred Peza
14/11/2019 21:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Si Sali Berisha i vitit 1997 ashtu edhe Ilir Meta i vitit 2019, kanë qenë të dy në krye të shtetit, si Presidentë të Republikës.

Sali Berisha i vitit 1997 për ti shpëtuar zemërimit popullor për shkak të humbjes së parave në firmat mashtruese piramidale, i çoi të gjitha pushtetet dhe institucionet e shtetit drejt kolapsit, vetëm e vetëm që të mbronte karriken mbi të cilën është ulur sot Ilir Meta.

Presidenti i Republikës sot po shkel çdo ligj, nen të Kushtetutës dhe procedurë, për ti çuar marrëdhëniet e pushteteve në zgrip dhe vetë shtetin në kolaps, vetëm e vetëm për të mos lejuar ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, që të mbrojë karriken e tij.

Sali Berisha e mori mandatin e dytë presidencial më 1997, në kushtet kur ishte shpallur gjendja e jashtëzakonshme në vend, pasi depot e ushtrisë ishin lejuar që të hapeshin dhe popullsia civile ishte armatosur, vetëm e vetëm për të mbajtur me thonj pushtetin e tij.

Ilir Meta po mundohet që të mbrojë mandatin e parë presidencial, duke bërë gjithçka për të mos lejuar rifillimin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila vendimin e parë që pritet të shqyrtojë është ai i që pritet nga Parlamenti, për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Sali Berisha bëri gjithçka për të grabitur zgjedhjet parlamentare të 26 majit të vitit 1996, në mënyrë që të fitonte një mandate të dytë qeverisës, ndërkohë që lideri i opozitës Fatos Nano ndodhej në burgun e Bënçës në Tepelenë. Dhuna e pashembullt policore e dy ditëve më pas në Sheshin “Skënderbej”, kundër opozitarëve dhe gazetarëve, u bë shkëndija e parë që ndezi më pas zjarrin e trazirave të mëdha të marsit 1997.

Ilir Meta bëri gjithçka që për të bllokuar zhvillimin e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit 2019, duke i çdekretuar ato me shpresën se kështu do të mund të ndizte flakët e një “revolucioni popullor” të premtuar nga lidershipi i rrugës. Ai jo vetëm që nuk u ndez, por rrezikoi që ti digjte brenda flakëve të molotovëve të saj, vetë PD dhe LSI që u kërcënuan nga SHBA për tu shpallur “organizata të dhunshme”. Një përcaktim ky që vetëm një hap i ndante ato, nga organizatat ekstremiste e terroriste.

Në vitin 1997 nëpërmjet Bashkim Gazidedes, shefit të shërbimit sekret famëkeq (SHIK) në Parlament, Sali Berisha shpalli SHBA dhe fqinjët tanë anëtarë të NATO e BE, si nxitëset e trazirave dhe rebelimit popullor, duke i akuzuar se kishin për qëllim që ta rrëzonin atë me dhunë nga pushteti.

Në vitin 2019 Ilir Meta ka akuzar ndërkombëtarët (SHBA dhe BE) si të korruptuar (nënkupto nga Edi Rama). Nëpërmjet mbështetjes, asistencës dhe monitorimit që po i bëjnë reformës dhe ngritjes së sistemit të ri të drejtësisë, ata ia hoqën nga thonjtë kontrollin mbi drejtësinë e vjetër, elitës së korruptuar e të kriminalizuar të politikës së Tiranës.

E bashkë me këtë, kanë kuptuar se rikrijimi i Gjykatës Kushtetuese e largon Ilir Metën nga Presidenca. Ndaj po bëjnë gjithçka, për ta bllokuar ngritjen e saj. Ngritja edhe e SPAK e BKH sjell fundin e kulturës së mosndëshkueshmërisë të ngritur në sistem, e cila i ka dhënë imunitet politiknëve shqiptarë deri më sot, për gjëmat dhe bëmat e tyre 30 vjeçare në kurriz të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Si Sali Berisha i viti 1997, ashtu edhe Ilir Meta i vitit 2019, e kanë bazuar mbijetesën e tyre, tek strategjia e ekstremizimit të mjedisit politik të vendit, nëpërmjet polarizimi dhe tensionimit të situatës, për të detyruar palët Brenda dhe jashtë Shqipërisë, që të ulen në tryezë me to vetëm për marrëveshje dhe pazare. Fundi i kësaj rruge dihet nga historia. Ajo shoqërohen gjithmonë me amnistimin e liderëve politikë nga të gjitha krimet dhe korrupsionin e tyre, të nivelit të lartë.

Sali Berisha ia doli që të triumfonte nëpërmjet kësaj rruge më 1997. Tetë vjet më pas, më 2005 ai u bë madje i pari lider në një demokraci të botës moderne që iku nga pushteti me plumba, për tu rikthyer me votë.

Po Ilir Meta, a ka shanse që ta përsëri këtë histori sot?

Sigurisht që JO. Sepse Shqipëria e 2019, nuk është Shqipëria e 1997. Jemi prej 10 vjetësh një vend anëtar i NATO-s, në pritje të çeljes së negociatave për tu anëtarësuar edhe në BE.

Pa harruar se sot, ndryshe nga 1997, në pushtet është Partia Socialiste. Edhe atëherë, edhe sot pas 22 vjetësh, asaj i ka rënë barra që të rikthejë normalitetin apo të ruajë institucionet dhe rendin kushtetutes të Republikës së Shqipërisë.

Edhe me teori propabiliteti, ashtu si uji i lumit nuk rrjedh dot dy herë mbi të njëjtat guriçka, edhe historia nuk ka asnjë shans që të pësëritet, dy herë njëlloj.

Next Post
Meta “harron” të numërojë: Jam i lumtur! Nga sot nis funksionimi i Gjykatës Kushtetuese

Ceremonia e betimit për GJK me dyer të mbyllura, ambasadorët e ndjekin nga televizori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

February 1, 2026
“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

February 1, 2026
Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

February 1, 2026
Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

February 1, 2026
“Kim Jong-un, me raketa që mund të arrijnë Amerikën”

A janë vendet e BE-së, importues të produkteve dhe armatimeve koreanoveriore?!

February 1, 2026
Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

February 1, 2026
“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

February 1, 2026

Përse Berisha e ka “të nevojshme” bojkotin e reformës territoriale

February 1, 2026
Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

February 1, 2026
“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In