• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ceremonia e betimit për GJK me dyer të mbyllura, ambasadorët e ndjekin nga televizori

by A R
14/11/2019 21:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Asnjë përfaqësues i selive diplomatike të huaja në vendin tonë, që nga SHBA e BE, nuk ka qenë i pranishëm në ceremoninë e betimit të tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, që ka zhvilluar Presidenti i Republikës, Ilir Meta mbrëmjen e së enjtes, me të cilëve ishte edhe Marsida Xhaferllari, e cila u dekretua nga Meta jashtë afateve ligjore dhe jashtë listës me tre të parët të KED, e përcaktuar qartë në Kushtetutë.

Vetë kreu i shtetit njoftoi se sot ka bërë dekretimin e tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska, Fiona Pajajorgji dhe Marsida Xhaferllari, por ajo që konstaton Realstory.al nga video e shpërndarë nga Presidenca është mungesa e diplomatëve të huaj, të cilët ishin të pranishëm në ceremoninë e betimit të anëtarit të parë të Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi.

Në ceremoninë ndaj Muçit ishin të pranishëm ambasadori i BE, Luigi Soreca, zëvendës ambasadori i SHBA, Dan Koski, ambasadori italian Alberto Cutillo, ambasadori gjerman, Peter Zingraf, dhe ajo franceze, Christine Vasac. Ndërsa në ceremoninë e së enjtes, asnjë diplomat nuk ka qenë i pranishëm. Ceremonia është zhvilluar vetëm në praninë e stafit të Presidentit, të afërmve të personave të betuar dhe dy anëtarëve aktualë të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha dhe Besnik Muçi.

Në lidhje me mungesën e diplomatëve të SHBA dhe BE, por edhe të vendeve të tjera anëtare të BE, Realstory.al pyeti pranë selive diplomatike nëse ata kanë pasur një ftesë nga Presidenti Meta për ceremoninë e sotme dhe mbi arsyet e mospjesëmarrjet.

Një nga ambasadorët tha për Realstory.al se po e shikonte ceremoninë nga TV. “Shoh në sallë vetëm pjesëtarë të stafit dhe të afërm të anëtarëve. Nuk e di si janë ndarë ftesat, por herën e parë na ka ardhur ftesë”, deklaroi diplomati i huaj, duke konfirmuar se Presidenti Meta nuk ka shpërndarë ftesa për ambasadorët e huaj në vendin tonë, ashtu siç veproi në rastin e Besnik Muçit.

Nuk dihet arsyeja përse Meta nuk ka shpërndarë ftesa për diplomatët në ceremoninë e tre gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, por ajo që dihet është se kreu i shtetit vetëm një ditë më parë i sulmoi ambasadorët si të korruptuar. “Ua kam thënë edhe disa diplomatëve të korruptuar, ne kemi bërë një marrëveshje që asnjë ditë Shqipëria nuk do të mbetet pa gjykatë funksionale”, deklaroi Meta një ditë më herët, kur doli për të mbrojtur dekretin për Xhaferllarin, ndërsa sot mund të ketë pasur frikë se ndonjë prej tyre nuk i shkon për shkak të saj.

Megjithatë, ajo që konstatohet është se deri më sot SHBA dhe BE kanë përshëndetur zgjedhjen e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga ana e Kuvendit të Shqipërisë, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji, ndërkohë që kanë qenë të pranishëm për ceremoninë e betimit të Besnik Muçit, por nuk kanë bërë asnjë deklaratë mbi dekretin e Metës për Xhaferllarin. E vetmja deklaratë që vjen nga ndërkombëtarët mbetet ajo e zëdhënëses së Bashkimit Evropian, Maja Kocijancic, e cila u bëri thirrje të gjitha institucioneve shqiptare të përfshira që konflikti i interpretimit mbi përbërjen e Gjykatës Kushtetuese të zgjidhet sa më shpejt dhe të qartësohet kjo çështje.

/a.r

Next Post
Euro 2020, Turqia kualifikohet e para në grupin me Shqipërinë

Euro 2020, Turqia kualifikohet e para në grupin me Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

August 21, 2026
Lufta në fazë të rrezikshme, Rusia mësyn qendrat tregtare në Ukrainë, viktima dhe zjarr

Lufta në fazë të rrezikshme, Rusia mësyn qendrat tregtare në Ukrainë, viktima dhe zjarr

August 21, 2026
‘Një nga turistët më goditi në nofull’/ Lihet në burg autori i vrasjes së portugezit! Ja masat për të arrestuarit e tjerë

‘Një nga turistët më goditi në nofull’/ Lihet në burg autori i vrasjes së portugezit! Ja masat për të arrestuarit e tjerë

August 21, 2026
Zjarri në Dukat drejt shuarjes, vijon operacioni nga toka dhe ajri

Zjarri në Dukat drejt shuarjes, vijon operacioni nga toka dhe ajri

August 21, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Operacion antidrogë në Korçë, kontrolle në disa banesa, një i arrestuar

August 21, 2026
Zjarret në Shqipëri po i ndezin ‘armiqtë e huaj’? Flet ministri i Mbrojtjes

Zjarret në Shqipëri po i ndezin ‘armiqtë e huaj’? Flet ministri i Mbrojtjes

August 21, 2026
Gruaja 57-vjeçare gjendet e vdekur në shtëpi, i biri arrestohet si autori i dyshuar

Gruaja 57-vjeçare gjendet e vdekur në shtëpi, i biri arrestohet si autori i dyshuar

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com