• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilir Meta është duke pritur Sali Berishën

by Mero Baze
20/06/2021 20:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ndryshe nga Tetari I Lulzim Bashës që pas humbjes po kujdeset orë e çast të mbyll letrat që të mos I marrin partinë, dyshja tjetër opozitare Meta Kryemadhi janë zhdukur nga skena politike pas 25 Prillit. Përveç solidaritetit me Sali Berishën pas futjes në listën zezë të SHBA, Ilir Meta thuajse nuk ka bërë më asnjë gjest politik. Bile as për shkarkimin e tij nga parlamenti. Javën e fundit ai po shetit në disa fshatra shqitarë të Malit të Zi, duke vizituar kisha e xhamia, nga Kraja në Ulqin dhe thuajse nuk ka asnjë reagim politikë për atë që ndodh me opozitën.

Ky refuzim vjen pas një dështimi per të bërë aleancë me Partinë Demokratike pas zgjedhjeve dhe me rezultatin poshtërues të LSI më 25 Prill, për të cilin Meta fajëson nën zë dhe Lulzim Bashën.

Mungesa e reagimit të Ilir Metës është një sinjal I pastër kundër Lulzim Bashës dhe përpjekjes së tij për te mbajtur vulën dhe zyrën e opozitës, një si një projekt i njëanshëm I Bashës dhe kundër interesave afatgjate të PD për t’u kthye rnë pushtet.

QË PD të vij një ditë në pushtet e ka të nevojshme një aleancë afatgjatë me LSI edhe pse ajo është dërrmuar keqazi në zgjedhjet e fundit. Edi Rama ia ka bërë më të lehtë Bashës të negocioj me Ilir Metën, por nga ana tjetër, ia ka bërë më të vështirë Ilir Metës gjunjëzimin para Lulzim Bashës.

Mekanizmi i vetëm që Ilir Meta të riafrohet me PD dhe të bëjnë një marrëveshje afatgjatë së bashku është Sali Berisha. Ilir Meta po hesht jo se I vjen turp nga rezultati I zgjedhjeve, por se ndjehet I tradhëtuar nga Luzlim Basha dhe përshtatja e tij me skemën e Edi Ramës për të asgjësuar LSI.

Ai e ka përjetuar keq gjatë fushatës faktin që biznesmenët e mëdhenj që sponsorizojnë fushatat elektorale, këtë radhë trokisnin vetëm në dy dyer, tek Rama dhe Basha duke e konsideruar atë të panevojshëm. Më tej akoma Ilir Meta e ka përjetuar keq jo vetëm betejën e Ramës për eliminimin e LSI por dhe mobilizimin e PD që LSI të mos kishte hapësira dhe në qarqe si Gjirokastra ku me pak tolerancë të PD rezultati do të ishte 2 me 2.

Pas zgjedhjeve, në shumë nga analizat e PD, LSI dhe personalisht Meta është konsideruar faktorë regresiv që ka ndikuar në humbjen e zgjedhjeve për shkak të ndërhyrjeve të tij skandaloze në fushatë.

Futja e Berishës në listën e zezë të SHBA, ishte një goditje përfundimtare për të, pasi I nxori atij nga loja aktorin e vetëm që ai mund të përdorte për një riskrukturim afatgjataaë të opozitës.

Rruga e Ilir Metës për rikthim në opozitën zyrtare kalon përmes Sali Berishës.

Është kjo aryseja që ai ka injoruar rizgjedhjen Bashës njësoj si shkarkimin e tij nga parlamenti.

Edhe ai si shumë të tjerë po presin Shtatorin, dhe qëndrimin e Lulzim Bashës ndaj Berishës.

Nëse Basha ndërmerr hapin që i kerkon SHBA, atëhere opozita do të ketë dy blloqe të mëdha, njëri Berisha Meta e tjetri Basha. Të dy mund të vazhdojnë më vete përpara, por probleme për të bërë një aleancë politike në zgjedhjet e 2023 për pushtetin lokal.

Nëse Basha nuk e përjashton Berishën, çka do të jetë një vendim shumë I vëshitrë për të, Ilir Metës do t’i duhet të vazhdoj vetëm, pasi Basha nuk mund të mbaj dy dele të zeza të SHBA në parti.

Rruga e trete eshte që Basha te pres që Berisha te ik vet dhe nëse nuk iken ai të shtyj hyrjen në parlament, derisa Berishës ti ndodh ndonjë gjë tjetër.

Është kjo arsyeja që Ilir Meta po pret në heshtje të përfundoj teatri brenda PD dhe pastaj të ulet me Berishën të vendosin se çfarë do të bëjnë, ta marrin vet në dorë, apo të mbajnë Bashën si fasadë, siç kanë bërë 8 vjetë. Deri atëherë, Basha është i lirë të sillet si kryetar I PD Pastaj duhet ta ndaj nëse do të jetë me Berishën e Metën kundër SHBA, apo më vete, duke I pasur ata aleatë një formacion tjetër opozitar.

Next Post
A mundet të ndihmojë arkitektura për të shpëtuar planetin?

A mundet të ndihmojë arkitektura për të shpëtuar planetin?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e Europës, Rama me Gonzaton: Kush thotë se negociatat janë bllokuar, shet ajër!

Dita e Europës, Rama me Gonzaton: Kush thotë se negociatat janë bllokuar, shet ajër!

May 9, 2026
Rama krah ambasadorit Gonzato: Europa për ne mbetet tokë e premtuar!

Rama krah ambasadorit Gonzato: Europa për ne mbetet tokë e premtuar!

May 9, 2026
Kujtim Laro, kompozitori që i dha shpirt dhe emocion filmave shqiptarë

Kujtim Laro, kompozitori që i dha shpirt dhe emocion filmave shqiptarë

May 9, 2026
Ambasadori i BE dorëzon progres raportin për Shqipërinë: KE, gati t’ju mbështesë për mbylljen e negociatave deri në fund 2027

Anëtarësimi në BE, Gonzato: Shqipëria po investon në një të ardhme të sigurt!

May 9, 2026
“Për çfarë i duhet vula Berishës?”, Bejko: Apeli nuk ktheu përgjigje se cili nga dy kuvendet ishte i ligjshëm

Bejko godet opozitën: PD nuk është më kërcënim për qeverinë

May 9, 2026
Shkatërroi me eksploziv një automjet në Bulqizë 8 vite më parë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

Ishin në kërkim ndërkombëtar, arrestohen 2 persona. Ekstradohet një tjetër nga Britania

May 9, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Një ditë i mbështjellë me mjerimin e gjykatave shqiptare

May 9, 2026
Dita e Europës, Hoxha: Për Shqipërinë, BE nuk është thjesht një destinacion, por zgjedhje vlerash

Dita e Europës, Hoxha: Për Shqipërinë, BE nuk është thjesht një destinacion, por zgjedhje vlerash

May 9, 2026
“Ore vërtet e kanë këta që pyesin pati apo jo zgjedhje? Këtu s’ka më as parti, as kandidatë, janë kukulla të gjithë”

Përse Partia Demokratike edhe organizon zgjedhje edhe nuk do zgjedhje?

May 9, 2026
Veç për ju që po pështyni mbi Robert Ndrenikën!

Veç për ju që po pështyni mbi Robert Ndrenikën!

May 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In