Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta është nisur për një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe.
Sipas njoftimit zyrtar, Kryeparlamentari Meta, në vizitën e tij në Londër shoqërohet nga kryetarja e Komisionit të Jashtëm Arta Dade dhe deputeti i PD, Gerti Bogdani.
Ilir Meta është ftuar të vizitoje Londrën nga Parlamenti i Britanisë së Madhe.
Gjatë vizitës në Londër, Meta dhe delegacioni shqiptar do të zhvillojnë disa takime me zyrtarë të lartë të Britanisë së Madhe./a.k