• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilir Meta dhe heshtja e tij akuzuese kundër Lulzim Bashës

by Alfred Peza
20/11/2020 09:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Lulzim Bashën nuk ka kush të mbrojë këto ditë, kur ai ndodhet i kryqëzuar si kurrë më parë në jetën e tij politike, nga akuzat për rolin që ka patur gjatë punës në misionin faktmbledhës, për krimet e ndodhur në Kosovë në vitet 1998-1999.

Atë e kanë braktisur veç shumë e shumë të tjerëve, për të lënë të vetëm në fushë të hapur përballë zjarrit të akuzave që po i vijnë nga të gjitha anët, edhe LSI dhe kryetarja e saj Monika Kryemadhi, por edhe “rival-aleati” i tij kryesor opozitar, Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Çfarë po ndodh në kampin opozitar, në këtë moment mjaft delikat për jetën politike të “Opozitës së Bashkuar” vetëm 5 muaj përpara zgjedhjeve të reja të 25 prillit 2021 dhe për karrierën e njeriut që ata e kanë shpallur si kandidatin e tyre për Kryeministër?

Pse Lëvizja Socialiste për Integrim, nuk ka mbajtur asnjë qëndrim të qartë, zëplotë, të prerë dhe të vendosur në mbrojtje të Kryetarit të Partisë Demokratike? Pse mediat pranë tyre, në vend të mbrojtjes, kanë filluar që të rreshtohen në anën e qëndrimeve të afishuara të mazhorancës socialiste që kërkon çdo ditë sqarime nga Lulzim Basha, në lidhje me pozicionin e tij për një nga momentet më delikate të historisë së Kosovës?

Pse Ilir Meta që çdo ditë gjen kohë për të bërë dhjetra statuse në rrjetet sociale, deklarata në institucionin e Presidencës dhe në takimet nëpër Shqipëri, intervista në mediat e reja online dhe ato tradicionale, nuk ka dalë ende hapur në mbrojtje të Lulzim Bashës?

A do të thotë kjo, se aleati më i madh i liderit të opozitës, është dakord me akuzat që po i bëhen? Apo dyshimet e hedhura sot ndaj Lulzim Bashën në lidhje me kasetën e masakrës së Krushës, me akuzat për rolin e tij në hetimet për transplantin e organeve në të ashtëquajturën “shtëpia e verdhë” dhe dosjet e zinxhirit komandues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë të pambrojtshme?

Apo mos është bashkëfajësia e Lëvizjes Socialiste për Integrim me Partinë Demokratike për votimin pro raportit të Dick Marty-t në Këshillin e Europës, ndërkohë që Partia Socialiste votoi kundër, ajo që ia pamundëson rolin e avokatit mbrojtës të Lulzim Bashës në këtë rast?

A mos vallë, në netët e gjata të odave kosovare, miqtë e ngushtë të Ilir Metës mund të kenë thënë të vërteta që ende nuk njihen publikisht që e pengojnë Presidentin e Republikës që të dalë hapur në mbrojtje të Lulzim Bashës? Apo gjatë shëtitjeve nëpër male, lugina e burime dikush mund të ketë rrëfyer detaje që e bëjnë këtë rast edhe më të pambrojtshëm?

Këto dhe shumë e shumë pyetje të tjera, sa vijnë e shtohen, sa më shumë kohë kalon nga shmangia e vetë Lulzim Bashës nga ballafaqimi publik me të vërtetën. E bashkë me to, edhe heshtja e vetë bashkëpunëtorëve më të afërt të tij si brenda PD, ashtu edhe brenda “Opozitës së Bashkuar”. E shoqëruar kjo edhe me heshtjen e zërave më të zëshëm opozitar të propogandës së saj mediatike, ajo bëhet edhe më e frikshme dhe enigmatike.

Përtej të gjitha këtyre pikëpyetjeve, pikëçuditëseve, leximesh të drejtpërdrejta apo atyre mes rreshtave, një gjë duket e sigurtë: Se me dashje apo pa dashje, e gjitha kjo që po ndodh me Lulzim Bashën i volit nga çdo pikëpamje edhe LSI, edhe Monika Kryemadhit, edhe Ilir Metës, edhe aleatëve të tyre të tjerë më minor opozitar.

Sepse nga dështimi i Lulzim Bashës për tu përballur hapur dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë me të shkuarën e tij, nga kryqëzimi i tij publik, nga heshtja e tij akuzuese dhe nga gjithçka tjetër, përfitojnë më shumë politikisht dhe elektoralisht aleatët e tij më të afërt. Mbi të gjitha LSI dhe Monika Kryemadhi, por veçanërisht Ilir Meta.

Presidenti i Republikës, në ndryshim nga Lulzim Basha ka disa kohë që është munduar që të projektojë profilin e një politikani populist, nacionalist dhe sovranist. Në garën e shpallur mes tyre për primatin e lidershipit të opozitës shqiptare, kjo konjukturë favorizon sëtepërmi Ilir Metën në dëm të rivalit të tij direkt.

Kjo mund të jetë edhe një nga arsyet se përse LSI dhe Ilir Meta, e kanë braktisur, duke e lënë të vetëm Lulzim Bashën përballë historisë së tij me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës!

Next Post
Mbyllet shkolla në Krujë/ 4 mësues të infektuar me COVID

Mbyllet shkolla në Krujë/ 4 mësues të infektuar me COVID

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In