• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilir Kulla: Fatosi nuk u hakmor as në ‘97, iku nga politika se nuk e shihte veten të përjetshëm

by E S
01/11/2025 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilir Kulla një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Fatos Nanos në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, ndërton një profil të detajuar të ish-kryeministrit të ndjerë për të cilin thotë se ai nuk kishte ndonjë garë të hynte në histori pasi kishte bërë historinë.

Zoti Kulla tregon se përse Fatos Nano demitizoi vetën, si e modernizoi sistemin politik shqiptarë e fali kundërshtarin politik që e burgosi.

“Fatosi ishte nga ata njerëz që jepte besim, delegonte dhe kishte qejf gjithmonë të kishte njerëz të rinj. Ishte një njeri që e donte dhe e shijonte jetën dhe donte gjërat që të lëviznin. Njeri i veçantë për kohën që kemi jetuar bashkë. Fatosi ishte i parakohshëm për Shqipërinë e tranzicionit dhe në shumë gjëra ishte i pari. Fatkeqësisht edhe me ikjen nga kjo jetë ishte i pari në nivelin e politikanëve tanë. Sa më shumë do kalojë koha aq më shumë do të rritet figura e tij edhe sepse ata që kanë ngelur mbrapa janë komplet e kundërta e tij”, shprehet Kulla.

Ky është vlerësimi Ilir Kullës për Fatos Nanon me të cilin bashkëpunoi ngushtësisht për një periudhë të gjatë. Ndarjen nga jeta të zotit Nano, Ilir Kulla e quan të trishtë.

“Nga pikëpamja njerëzore e kam pritur shumë keq sepse ishte akoma i ri për të ikur nga kjo botë dhe ishte njeri që e meritonte të jetonte disa vite më shumë jetë sepse kishte bërë sakrifica. Mos të harrojmë se ishte politikani i vetëm në këtë vend që ka bërë katër vjet burg në kushte dhe rrethana si ato të fillim viteve 90-të që nuk ishin të thjeshta në Shqipëri”, tha Kulla.

Ilir Kulla në këtë intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu sjell disa detaje që nga largimi Nanos nga politika aktive dhe si ai e shpenzoi kohës larg asaj që mbase dinte të bënte më mirë duke lënë gjurmë jo vetëm në PS.

“Shiko, Fatos Nano ishte njeriu që e demitizoi veten me qëllimin e vetëm që të jetonte si njeri normal. Të gjithë mendonin dhe mendojnë në politikë si ta mitizojnë veten. Atë e mitizoi historia e vet. Kishte si qëllim demitizimin e vetës e të qenurit njeri i lirë dhe njeri i thjeshtë e ta jetonte jetën si një njeri i tillë. Kështu e ka jetuar jetën”, shprehet ai.

Por çfarë trashëgimie politike lë pas Fatos Nano?

“Trashëgimia e tij është trashëgimi shumë e pasur. Është njeriu që modernizoi sistemin politik në Shqipëri. Liberalizoi mentalitetin politik shqiptarë. Është një njeri që i mësoi njerëzit që të mos urrejnë politikisht dhe mos të thonë kurrë fjalën e fundit në politikë. Është një njeri që diti të falë kundërshtarin që nuk është një gjë e lehtë në kushtet tona dhe kur kundërshtari nuk kishte qenë i butë me të. Përkundrazi kishte qenë mjaftueshmërisht i egër me të sepse pasi ishte një njeri që shikonte në të ardhmen”, thotë Kulla.

Nga karriera e gjatë politike e Fatos Nanos zoti Kulla veçon.

“Nëse Shqipëria mori anëtarësimin në NATO në 2008 ajo ndodhi për shkak se Fatos Nano arriti të bëj një marrëveshje me kundërshtarin e jetës së tij politike Sali Berishën për të shmangur krizën politike të 2007 kur u zgjodh president Bamir Topi.

Pra, nëse 9 muaj më vonë Shqipëria ishte në NATO ishte meritë e madhe Fatos Nanos. Mos harroni që Fatos Nano është njeriu që administroi me rotacion të jashtëzakonshëm politik procesin e transferimit të pushtetit në 2005 dhe ishte Fatos Nano që në 1997 pas një lufte gati civile në Shqipëri kur mori pushtetin nuk u hakmor që të bënte ndarjen e pushteteve nga njëri tjetri, e modernizoi pushtetin politik e Shqipërisë”, tha Kulla.

Ilir Kulla jep këtë koment për largimin e ish-kryeministrit socialist nga politika ndërkohë që kolegët e tij politik të kohës nga e djathta, janë ende aktiv ose në burg.

“Sepse Fatos Nano nuk ishte president i federatës së shahut ose ndonjë federate tjetër sportive e politike që e shikonte vetën në përjetësi. Fatos Nano nuk kishte ndonjë garë të hynte në histori kishte bërë historinë. Të gjithë ata që sot që përmendët ju që bëjnë gjithçka për mos tu larguar nga politika e bëjnë se janë saktësisht e kundërta e Fatos Nanos. Ai ka atë batutën e famshme thënë në kongresin ne 2003-shit. Ka thënë: “Unë jam Fatos Nano dhe pas më vjen historia juaj”, tha ai.

Next Post
Premtimi i Volodymyr Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

Premtimi i Volodymyr Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zaptimi i plazheve publike/ Gjobiten 2 subjekte në Vlorë, Gonxhja: Zero tolerancë, monitorim në të gjithë territorin

Zaptimi i plazheve publike/ Gjobiten 2 subjekte në Vlorë, Gonxhja: Zero tolerancë, monitorim në të gjithë territorin

June 17, 2026
SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë, VanHorn: Miqësia shqiptaro-amerikane është më e fortë se kurrë

SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë, VanHorn: Miqësia shqiptaro-amerikane është më e fortë se kurrë

June 17, 2026
Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit

June 17, 2026
“Afati 60-ditor nuk duhet parë si kufi”, Trump flet për marrëveshjen me Iranin: Për sa kohë ata sillen mirë, nuk më intereson

“Afati 60-ditor nuk duhet parë si kufi”, Trump flet për marrëveshjen me Iranin: Për sa kohë ata sillen mirë, nuk më intereson

June 17, 2026
“Rama dhe Berisha tremben”, Dashamir Shehi: Protesta u ka marrë popullin partive, qytetarët kanë çetën e tyre

“Rama dhe Berisha tremben”, Dashamir Shehi: Protesta u ka marrë popullin partive, qytetarët kanë çetën e tyre

June 17, 2026
“Protesta nuk ka një zë publik”, Blendi Klosi: S’po artikulohet se çfarë kërkohet, vuajnë nga mungesa e një mesazhi të qartë

“Protesta nuk ka një zë publik”, Blendi Klosi: S’po artikulohet se çfarë kërkohet, vuajnë nga mungesa e një mesazhi të qartë

June 17, 2026
Klevis Balliu u kërkon ndihmë protestuesve: Hajdeni nesër te Parlamenti, t’i nxjerrim socialistët jashtë

Klevis Balliu u kërkon ndihmë protestuesve: Hajdeni nesër te Parlamenti, t’i nxjerrim socialistët jashtë

June 17, 2026
Njehsim falas i diplomave/ Mali i Zi heq tarifën 3500 euro për konvertimin e diplomave të studimit në Shqipëri

Njehsim falas i diplomave/ Mali i Zi heq tarifën 3500 euro për konvertimin e diplomave të studimit në Shqipëri

June 17, 2026
250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Berisha ‘non grata’, nuk shkon dot në festën e zhvilluar nga Ambasada Amerikane në Tiranë

250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Berisha ‘non grata’, nuk shkon dot në festën e zhvilluar nga Ambasada Amerikane në Tiranë

June 17, 2026
U mbyt në liqenin e Ulzës pas aksidentit me mjet uji, gjendet pas dy ditësh trupi i pajetë i 37-vjeçarit

U mbyt në liqenin e Ulzës pas aksidentit me mjet uji, gjendet pas dy ditësh trupi i pajetë i 37-vjeçarit

June 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In