• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ilir Demaliaj mllef me të gjithë: “Ermal ti se përmende fare Shqipërinë, përse janë kaq krenar me ty?”

by Java News
11/02/2018 17:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilir Demalia ka reaguar në lidhje me fitoren e shumë përfolur të shqiptarit Ermal Meta në festivalin italian Sanremo.

Demalia e nis shkrimin e tij me një pyetje, ku i drejtohet Ermal Metës: Ti nuk e përmende fare Shqipërinë, përse shqiptarët janë kaq krenar me ty?

“Shqiptarët nuk kanë asnjë arsye të krenohen me Ermal Metën pse ka origjinën shqiptare. Ermal Meta, gjithashtu nuk kishte pse ta evidentonte këtë se nuk e ndjente, e ndoshta-ndoshta dhe e bezdis. Aq më pak kanë të drejtë të krenohen institucionet e artit shqiptar, shtetit shqiptar të matrapazëvë, banditëve, të paaftëve dhe antivlerave, si kulturore dhe morale”, shkruan ndër të tjera Demalia.

Postim i plotë

Ermal ti nuk permende fare Shqipërinë, përse shqiptarët kaq krenarë me ty?!!

Sapo Ermal Meta me Fabricio Moro, mori çmimin fitues i Festivalit të Sanremos, u lëshuan O sa mirë me qenë shqiptarët, në rrahgjoksje e mburravecjen primitive për krenarinë Meta.

Shqiptarët nuk kanë asnjë arsye të krenohen me Ermal Metën pse ka origjinën shqiptare. Ermal Meta, gjithashtu nuk kishte pse ta evidentonte këtë se nuk e ndjente, e ndoshta-ndoshta dhe e bezdis.

Aq më pak kanë të drejtë të krenohen institucionet e artit shqiptar, shtetit shqiptar të matrapazëvë, banditëve, të paaftëve dhe antivlerave, si kulturore dhe morale. Kështu arti si avangardë që duhet të jetë për një art të lirë dhe dinjotoz dhe vlerë civilizuese e shoqërisë, ka mbetur punmarrës shtetror si dje që tashmë e dimë se çfarë arti na prodhuan dhe i bandave sot që e shikojmë çfarë bastardimi Vrimash po sjellin. Artsitët tek ne, shkrimtarët, historianët, intelektualët, media, kanë qenë dhe janë shërbëtorë të regjimeve politike në Shqipëri. Në postkomunizëm me këtë mender demokraci, partitë e mëmës parti janë ndarë në bandat përkatëse të partive-banda. Zvarranikët e artit, këta shërbëtorë te zellshëm lëvizin sa në një bandë në bandën tjetër si lavire të dritave të kuqe në shërbim të pimpave politik.

E gjithë kjo situatë ka bërë që Prindërit e Ermalit dhe shumë Ermalëve, ti marrin fëmijët dhe të bëjnë të gjitha sakrificat për ti rritur në një kulturë tjetër që nuk ka të bëjë farë me pellgun e zhabave të shërbëtorëve të regjimit të radhës.

Ermali, dha edhe një mësim tjetër!

Keni parë se si vijnë “artistë” të ndryshëm si “këngëtare” që sherbejnë si escorta dhe nxjerrin zogun, “piktorë” “poetë” “shkrimtarë” e .t.c dhe prezantohen nëpër studiot televizive tip kafe mëhallash si artistë me famë botërore dhe pastaj, vijnë dhe hapin një kafe për të kënaqur jargët e disa pleqve perverse që i ka ngel ora ke nostalgjite e socrealizmit ?!!

Jo, Ermalin as e kishim parë e as e kishim dëgjuar se ai punonte për suksesin dhe nuk kishte kohë të çfaqej i suksesshëm në llum-kazanin e kryekazanit mediatik e politik.

Ermali dhe të tjerë Ermalë, që do të jenë të sukseshëm si rezultat i punës së tyre dhe vëndeve përkatëse ku zhvillohen, dhe kulturave që marrin në këto vënde, as nuk kanë pse krenohen me Shqipërinë që i dëboj dhe vazhdon ti dëboj.

 

Next Post
Horoskopi ditor, e hënë 15 janar 2018

Horoskopi ditor, e hënë 12 shkurt 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / “Balluku ju zhveshi në Fier, ju la me gjysmë mandati”, gazetarja përplaset me Bardhin LIVE në emision

VIDEO / “Balluku ju zhveshi në Fier, ju la me gjysmë mandati”, gazetarja përplaset me Bardhin LIVE në emision

October 2, 2026
Konsumatorët familjarë pritet të paguajnë më pak nga 1 shkurti, ERE shqyrton sot çmimin e energjisë

Shqipëria humbet 1 në 5 njësi energjie në rrjet, mbi trefishin e mesatares së BE-së

October 2, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

‘Territorialja’, reformë apo thjesht ri-ndarje?

October 2, 2026
Peleshi pret në Kuvend ambasadorin Wendt: Partneriteti strategjik dhe miqësia Shqipëri-SHBA vijojnë të forcohen

Peleshi pret në Kuvend ambasadorin Wendt: Partneriteti strategjik dhe miqësia Shqipëri-SHBA vijojnë të forcohen

October 2, 2026
Shifra alarmante nga diabeti, mjekët: Mbi 90 mijë të orekur, diagnostikimi tek moshat e reja

Diabeti, kërcënimi i heshtur për zemrën: Pse simptomat mund të mashtrojnë

October 2, 2026
Zyrtarët e lartë brenda kafazit të qelqtë/ Ish-Prokurori Karanxha: Shkelje e barazisë së palëve

Karanxha del kundër prokurorëve: Ndryshimet në Kod ishin të nevojshme, s’mund të kemi burg për çdo gjë

October 2, 2026
Francë| Protestat e nxënësve dalin jashtë kontrollit, 400 shkolla të mbyllura

Francë| Protestat e nxënësve dalin jashtë kontrollit, 400 shkolla të mbyllura

October 2, 2026
“Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës, spekulime të neveritshme

“Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës, spekulime të neveritshme

October 2, 2026
41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, rekord në Europë

41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, rekord në Europë

October 2, 2026
Trump urdhëron qeverinë federale të zëvendësojë 'inteligjencën artificiale' me 'superinteligjencë' -

“Po kryejmë hetime, do përgjigjemi”- Sulmi gjatë fluturimit të “FlyDubai”, reagon Trump: Nëse Irani është përgjegjës, do ta godasim shumë fort!

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com