• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ilir Daja frymëzohet nga Juve-Napoli: Dua fitore, jo lojë të bukur

by Aalison Pearse Stevens
03/03/2016 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Derbi është një sfidë e rëndësishme, një ndeshje që duhet të konsiderohet si festë për kryeqytetin. Me këtë deklaratë të klubit të Tiranës ka nisur konferenca për shtyp e trajnerit Ilir Daja në prag të sfidës me Partizanin. Në sinkron është edhe timonieri i bardhebluve që kërkon qytetari nga tifozët, në një sfidë që për futbollin e luajtur mbetet e vështirë të parashikohet.

“Si qytetar por edhe si prind i bashkohem thirrjes së klubit për ndeshjen. Shpresoj që tifozët të menaxhojnë situatën si duhet. Ndeshjet derbi kanë koeficient të lartë vështirësie. Derbi është i paparashikueshëm. Duhet të menaxhojmë presionin e derbi dhe motivimi në të tilla ndeshje është maksimal. Stresin dhe ngarkesën shpresojmë ta kthejmë në pozitive.”

Tirana nuk fiton derbin prej 7 sfidash ku ka regjistruar 4 barazime dhe 3 humbje. Për trajnerin e 24 herë kampionëve të vendit cdo ndeshje ka historinë e vetë, dhe shifrat nuk vlejnë.

“Mua nuk më pëlqen historia sepse po të marrim kampionatet Tirana del përpara. Çdo trajner apo futbollist edhe sikur të ketë fituar 10 derbi do kërkojë të fitojë të radhës. Ndeshjet derbi nuk i ngjajnë njëra tjetrës, dhe gjithcka do t’ia lëmë fusës.”

Tek Tirana mungesat kanë qënë një problem i madh në ndeshjet e fundit. Elis Bakaj dhe Erjon Vucaj janë rikthyer me grupin por për trajnerin Ilir Daja mungesa më e rëndësishme është ajo e Gentian Muçës.

“Bakaj dhe Vucaj jane rikthyer por problemi më i madh është mungesa e Muçës çka ka bërë që të ndryshojmë edhe modulin e lojës. Megjithatë do të kemi më shumë alternativa cilësore në stol. E dimë që nuk kemi sulmues të mirëfilltë por nuk duhet të fshihemi me këtë justifikim. Duhet të gjejmë alternativën e duhur për të sulmuar.”

Në fazën e dytë skuadrat dhuruan një ndeshje të luftuar taktikisht por me pak raste për shënim. Timonieri 49 vjecar i bardhebluve tregon shembuj realë kur sfidat e mëdha nuk prodhojnë atë që pritet edhe pse shpreson që kësaj radhe gjërat të jenë ndryshe.

“Edhe sfida Napoli-Juventus ishte e shëmtuar, por ajo që dua të them është se do të shohim një ndeshje të luftuar. Nëse rezultati zhbllokohet që në fillim atëhere do të kemi një derbi të bukur. Do të fokusohemi për një paraqitje të mirë për tifozët. Derbi duhet fituar. Shpresojmë të fitojmë dhe të ngushtojmë diferencën me Partizanin pastaj të shohim deri në fund.”

Në fund Ilir Daja ka një urim për të cilin shpreson të jetë ogur i mirë për derbin.

“Uroj Ervin Bulkun për ditëlindjen dhe të ketë ditë sa më të mira dhe lë të jetë ky një ogur i mirë për derbin”.

Next Post

Amnesty International: Rusët e Asadi, bombardime të qëllimshme spitaleve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria, një vend që dëshpëron

Shqipëria, një vend që dëshpëron

August 14, 2026
Situatë kritike pas riaktivizimit të zjarrit në Abazaj të Krujës, rrezik dhe për banesat! Kërkohet ndërhyrja me helikopter

Zjarri përfshin pyjet e Bulqizës, flakët afrohen drejt Kokërdhakut! Kërkohet ndërhyrje nga ajri

August 14, 2026
Zjarri në Lurë/ Flakët dogjën disa hektarë pyje, nën hetim shefi i parkut dhe 2 roje mjedisi

Zjarri në Lurë/ Flakët dogjën disa hektarë pyje, nën hetim shefi i parkut dhe 2 roje mjedisi

August 14, 2026
I akuzuar për vrasje, trajtime mizore të shqiptarëve e bastisje, Sllagjan Trajkoviç dënohet me dhjetë vjet burg..

Emigrantët shtojnë çështjet juridike, problematikat lidhen kryesisht me qarkullimin rrugor

August 14, 2026
Situata e përditësuar: Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 11 ende aktive. Në terren qindra efektivë

Situata e përditësuar: Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 11 ende aktive. Në terren qindra efektivë

August 14, 2026
Alarm në Letoni, avionët e NATO-s rrëzojnë një mjet ajror pa pilot

Alarm në Letoni, avionët e NATO-s rrëzojnë një mjet ajror pa pilot

August 14, 2026
Njëri dhunoi kunatën, tjetri babain/ Pas kontrollit iu gjenden armë e tritol, dy në pranga në Lezhë dhe Kurbin

Njëri dhunoi kunatën, tjetri babain/ Pas kontrollit iu gjenden armë e tritol, dy në pranga në Lezhë dhe Kurbin

August 14, 2026
Trump vendos tarifa deri në 100% për dronët e importuar

Trump vendos tarifa deri në 100% për dronët e importuar

August 14, 2026
PDK sërish ‘ia zë’ derën Kurtit: Do vazhdojmë deri në rikthimin e rendit kushtetues

PDK sërish ‘ia zë’ derën Kurtit: Do vazhdojmë deri në rikthimin e rendit kushtetues

August 14, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Edhe horoskopi është më frymëzues se narrativat e opozitës politike

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com