• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilir Beqaj: Në këtë shqyrtim gjyqësor unë jam përpara një akuze të panjohur

by Ilir Beqaj
21/05/2025 20:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më poshtë fjala e plotë e Ilir Beqajt në seancën e fundit gjyqësore në GJKKO.

E nderuar Gjykate,

Mbeshtetur ne percaktimet e pikes 1 te nenit 354 te K. Pr. P. , gjykoj se eshte e nevojshme te paraqes disa kerkesa paraparake. Kam kater kerkesa te tilla. Fillimisht po i parashtroj ne menyre te permbledhur dhe me pas do i shtjelloj nje e nga nje.

Se pari, ju jeni nje trupe gjyqesore e krijuar ne zbatim te vendimit 13/69 date 23.01.2025 te gjyqtares Flojera Davidhi. Sipas ketij vendimi organi i akuzes SPAK, ka ngritur akuze ndaj meje per veprat penale “Vjedhje duke shperdoruar detyren”, ne bashkepunim te posacem ate te grupit te strukturuar kriminal. Deri me sot date 21.05.2025 kjo akuze nuk me eshte njoftuar asnjehere nga SPAK.

Vendimi i sipercituar i dates 23.01.2025 permban te dhena dhe informacione te rreme.

Se dyti, procedimi penal 13/2020 nuk duhet te ishte filluar fare pasi i njejti fakt penal eshte hetuar nga Prokuroria e Tiranes ne vitin 2016 dhe ne 16.09.2016, prokurori i ceshtjes E. B. ka vendosur pushimin e ceshtjes me arsyetimin se fakti nuk parashikohet nga ligji si veper penale.  Ky vendim eshte ende sot ne fuqi.

Se treti, vendimi i sipercituar i gjyqtares se seances paraparake i dates 23.01.2025, ka te shkruar 15 here nenin 334/1 te kodit penal. Ky nen ka te beje me armembajtjen pa leje. Eshte krejt e pakuptimte se si akuzohem per kete nen.

Se katerti, per sa kohe te gjithe te akuzuarit akuzohen per akuza te ndryshme per fakte penale qe jane kryer ne bashkepunim mes tyre, Kodi i Procedures Penale ndalon ndarjen e ceshtjes gjyqesore nese nuk ka marreveshje te te gjitha paleve.

 

 

Nuk ka asnje njoftim akuze per vjedhje.

  1. Ne daten 29.03.2024 SPAK i ka derguar GJKKO-se kerkese per dergimin e ceshtjes ne gjyq, ne perfundim te hetimit te procedimit penal nr 13/2020 kunder te pandehurit Ilir Beqaj, i akuzuar per kryerjen e vepres penale “Shperdorim detyre” kryer ne bashkepunim parashikuar nga nenet 248-25 te Kodit Penal.
  2. Ne seancen e dates 23.01.2025 me vendimin nr 13/69 gjyqtarja Flojera Davidhi ka shqyrtuar ne seance gjyqesore paraparake ceshtjen penale me numer 13/69 regj. them. date regjistrimi 29.03.2024 me kerkues SPAK, me objekt “Dergimin ne gjyq te ceshtjes penale 13/2020 ndaj te pandehurit Ilir Beqaj” i akuzuar per kryerjen e veprave penale “Vjedhje duke shperdoruar detyren”, kryer ne bashkepunim te posaçem, ate te grupit te strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 135, 28/4 e 334/1 te Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 te Kodit Penal.
  3. Nga data 23.01.2025 deri me sot nuk me eshte vene ne dispozicion nje akt i shkruar qe me njofton akuzen, ku te pasqyrohen elementet e figures se vepres penale qe me atribohet, me qellim qe te realizoj nje mbrojtje efektive dhe te drejte, per te garantuar nje proces te rregullt ligjor.
  4. Neni 148 pika 1 i Kushtetutes percakton “Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit. Prokuroria kryen edhe detyra të tjera të caktuara me ligj.”
  5. Neni 34 pika 1 i K. Pr. P. (Marrja e cilësisë së të pandehurit) percakton: “1. Merr cilësinë e të pandehurit personi të cilit i atribuohet vepra penale me aktin e njoftimit të akuzës, në të cilin tregohen të dhënat e mjaftueshme për marrjen si të pandehur. Ky akt i njoftohet të pandehurit dhe mbrojtësit të tij. Kur pas marrjes së një personi si të pandehur dalin të dhëna të reja që ndryshojnë akuzën e paraqitur ose e plotësojnë atë, prokurori merr vendim, të cilin ia njofton të pandehurit.”.
  6. Neni 2 pika 1 i K. Pr. P. (Respektimi i normave procedurale) percakton: “1. Dispozitat procedurale caktojnë rregullat për mënyrën e ushtrimit të ndjekjes penale, të hetimit dhe gjykimit të veprave penale, si dhe të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore. Këto rregulla janë të detyrueshme për subjektet e procedimit penal, për organet shtetërore, personat juridikë dhe shtetasit.”.

Ky nen eshte pjese e dispozitave te pergjithshme te K. Pr. P dhe percakton se rregullat e tij per menyren e ushtrimit te ndjekjes penale, te hetimit dhe te gjykimit te veprave penale jane te detyrueshme per organet shteterore. Keto te fundit jane organe qe ushtrojne funksione publike sipas ligjit, per te garantuar funksionimin e rregullt te shoqerise dhe shtetit. Ne menyre te pergjithshme eshte fjala per institucione qe perfaqesojne dhe ushtrojne pushtetin ne emer te shtetit shqiptar. Te tilla ne Shqiperi jane dhe Prokuroria dhe Gjykata.

  1. KONVENTA EVROPIANE PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE DHE LIRIVE THEMELORE TË NJERIUT ne Nenin 6 (E drejta për një gjykim të drejtë) pika 3 percakton: “3. Çdo i akuzuar për një vepër penale ka të drejtat minimale të mëposhtme: a) të informohet brenda një afati sa më të shkurtër, në një gjuhë që ai e kupton dhe në mënyrë të hollësishme, për natyrën dhe për shkakun e akuzës që ngrihet ndaj tij; b) t’i jepet koha dhe lehtësitë e përshtatshme për përgatitjen e mbrojtjes;”.
  2. KARTA E TË DREJTAVE THEMELORE te BE-se ne Nenin 47 te saj (E drejta për një mjet juridik efektiv dhe për një gjykim të drejtë) percakton: “Kushdo të cilit i janë shkelur të drejtat dhe liritë e garantuara nga ligji i Unionit, ka të drejtën e një mjeti juridik efektiv përpara një gjykate, në përputhje me kushtet e përcaktuara në këtë nen. Gjithkush ka të drejtë për një seancë të drejtë dhe publike brenda një kohe të arsyeshme nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e krijuar më parë me ligj. Secili do të ketë mundësinë e këshillimit, mbrojtjes dhe përfaqësimit. Ndihma juridike do t’u vihet në dispozicion atyre të cilëve u mungojnë burimet e mjaftueshme për aq sa një ndihmë e tillë është e nevojshme për të siguruar akses efektiv në drejtësi.      

Ndersa ne Nenin 48 (Prezumimi i pafajësisë dhe e drejta e mbrojtjes) percakton: “1. Kushdo që akuzohet do të prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet sipas ligjit. 2. Garantohet respektimi i të drejtave të mbrojtjes së kujtdo që është akuzuar.”.

  1. Direktiva 2012/13/BE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, e datës 22 maj 2012, “Mbi të drejtën e informimit në procedimet penale”, ne Recitals ne hyrje te saj percakton: “(27) Personave të akuzuar për kryerjen e një vepre penale duhet t’u jepet i gjithë informacioni i nevojshëm mbi akuzën, në mënyrë që ata të jenë në gjendje të përgatisin mbrojtjen e tyre dhe të sigurojne procedure te drejte (fairness). (28) Informacioni i dhënë personave të dyshuar ose të akuzuar në lidhje me veprën penale që ata dyshohen ose akuzohen se e kanë kryer duhet të jepet menjëherë, dhe jo më vonë se marrja e tyre e pare ne pyetje zyrtare nga policia ose një autoritet tjetër kompetent, dhe pa paragjykuar rrjedhën e hetimeve në vazhdim. Një përshkrim i fakteve, duke përfshirë, kur dihet, kohën dhe vendin, në lidhje me veprën penale që personat dyshohen ose akuzohen se e kanë kryer dhe klasifikimi i mundshëm ligjor i veprës penale të supozuar duhet të jepet me detaje të mjaftueshme, duke marrë parasysh fazën e procedurave penale kur jepet një përshkrim i tillë, për të mbrojtur drejtësinë e procedurave dhe për të lejuar një ushtrim efektiv të të drejtave të mbrojtjes. (29) Kur, gjatë procedurës penale, detajet e akuzës ndryshojnë në masën që pozicioni i të dyshuarve ose i të akuzuarve ndikohet ndjeshëm, kjo duhet t’u komunikohet atyre kur është e nevojshme për të mbrojtur drejtësinë e procedurës dhe në kohën e duhur për të lejuar një ushtrim efektiv të të drejtave të mbrojtjes.

Ndersa ne Nenin 6 (E drejta për informacion në lidhje me akuzën) percakton: Shtetet anëtare sigurojnë që të dyshuarit ose të akuzuarit të informohen menjëherë për çdo ndryshim në informacionin e dhënë në përputhje me këtë nen kur kjo është e nevojshme për të siguruar procedure te drejte (fairness).

  1. Shqiperia nuk eshte vend anetar i BE-se. Domethene, legjislacioni i BE-se ende nuk eshte i detyrueshem ne Shqiperi, por Shqiperia ka statusin e vendit kandidat. Ne tetor 2024 ka celur negociatat me BE-ne per grupkapitujt e quajtur “FUNDAMENTALS”, ku perfshihet edhe “Procesi i rregullt ligjor”.
  2. Keshtu qe ne kete shqyrtim gjyqesor une jam perpara nje akuze te panjohur. Por besoj se edhe e nderuara trupe gjyqesore nuk disponon ndonje akuze me shpjegimet e duhura te nevojshme sic parashikohet ne Kodin e Procedures Penale dhe ne instrumentat juridike evropiane te sipercituar. Pra, ndodhem ne kushte proceduriale parregullesie.
  3. Kjo situate ne vleresimin tim eshte rezultat i veprimeve jo ne perputhje me percaktimet e K. PR. P. qofte nga gjyqtarja e seances paraprake, qofte nga prokuroret e ceshtjes.
  4. Me vendimin nr. 5 date 23.12.2024 gjyqtarja e seances paraprake u shpreh (po e citoj) “Per sa siper, gjykata ne referim neni 332 d pika 3 te Kodit te Procedures Penale fton organin e akuzes, Prokurorine e Posacme, qe te beje cilesimin e fakteve penale ne ngarkim te te pandehurve Ilir Beqaj, Klodjan Rrjepaj dhe Ilir Rapaj sa me siper u relatua nga ana e gjykates. Nese i rrime strikt percaktimeve te nenit 332/d pika 3 gjykata ka te drejte ta ftoje prokurorine te beje korrigjimet ose saktesimet e nevojshme.
  5. Ne vijim te se njejtes seance organi i akuzes u shpreh: “Atehere ne vleresojme qe ne perfundim te hetimeve nga ana jone sipas vleresimit tone eshte kjo gjithmone ne kemi vleresuar drejte akuzat te cilat kemi komunikuar ketyre te pandehurve dhe ne vleresimin tone kane qene ato akuza qe kemi pershkruar si ne njoftimin e akuzes ashtu edhe ne kerkesen per dergimin ne gjyq. Por ne vleresimin tone ka nje moment procedurial te parashikuar po nga paragrafi i trete i nenit 332/d sipas te cilit ne momentet qe prokurori ftohet te beje ndryshimin e cilesimit juridik ka dy opsione njeri eshte qe prokurori te pranoje kerkesen apo sygjerimin e gjykates dhe tjetri eshte qe te vazhdoje te qendroje ne ate bindjen e vete. Por ne rast se qendron ne bindjen e vet me pasoje sipas kesaj dispozite kthimin e aktit. Po zgjatemi shume pak te kjo pjese. Ne rast se do te pranohej nga ana jone vazhdimesia e asaj akuze qe ne kemi ngritur mendojme qe nuk ka nje zgjidhje proceduriale per kete ceshtje pasi do te kthehej dosja per plotesim hetimesh me kete argument qe parashtrohet nga ana e gjykates qe eshte ndryshimi i cilesimit juridik. Ne perfundim te atij afati qe do te percaktohej nga gjykata prokurori serish me nje qendrim te njejte do te drejtohej serish perpara gjykates po me objekt dergimin e ceshtjes ne gjyq ku gjykata ne vazhdim me te drejte sipas bindjes se saj do te rikerkonte ndryshimin e cilesimit sipas detyrave apo sygjerimeve qe ka lene ne kete vendimmarrje te pare. Dhe ne vleresojme qe kjo eshte nje ne thonjeza nje kundershtim mendimesh qe nuk con ne nje zgjidhje proceduriale sepse prokurori qendron ne te veten, gjykata qendron ne te veten. Natyrisht gjykata ka superioritetin e saj ne zbatim te kesaj dispozite ku ne vazhdimesi do te vazhdoje ti kerkoje prokurorit sipas bindjes se saj qe ne natyrisht nuk i hyjme asaj bindje se eshte vleresimi i gjykates. Pra, per te mos e cuar ne nje ngerc te pazgjidhshem ate qe ne kemi objektivin tone kryesor qe eshte dergimi dhe kalimi per gjykim ne themel i kesaj dosje dhe te shqyrtohet nga gjykata e themelit, ne nuk po e them fjalen jemi te detyruar po vleresojme qe zgjidhja proceduriale ne kete faze eshte qe ne ta pranojme ate sygjerim qe bene gjykata dhe te bejme ndryshimin e cilesimit juridike sipas sygjerimeve apo kerkesave qe bene gjykata per tre te pandehurit Beqaj, Rapaj dhe Rjepaj”. Dhe “dmth kjo eshte ajo qe ne parashtrojme per ti dhene nje zgjidhje proceduriale ne kete faze ne e shohim qe eshte e panevojshme te vijohet me ne thonjeza perplasje mendimesh midis prokurorit dhe gjyqtarit te seances paraprake……sepse nuk con ne nje zgjidhje. Pra, gjykata kthen aktet, prokurori qendon serish ne ate qe mendon, vjen serish te gjykata, gjykata kthen aktet…sipas parashikimeve te ligjit ne mendojme qe kjo eshte nje situate e pafundme e parashikuar nga ligji. Pra, nuk ka nje here apo dy here apo tre here mundesi gjykata qe ta ktheje e kthen ne pambarim sipas parashikime vete kesaj dispozite. Ne mbajtem shenimet tona megjithate meqenese bejme kete ndryshim cilesimi mund te na saktesohet edhe njehere nese per te tre te pandehurit eshte 333a paragrafi pare, pra te tre jane krijues, organizues dhe drejtues apo ka dhe pjesemarres…”.
  6. Qe ketu fillojne absurditetet proceduriale. Se pari, organi i akuzes pranon ftesen e gjykates per korrigjimin e cilesimit juridik te faktit edhe pse u shpreh hapur se nuk eshte dakord me te. Kete saktesim nuk e artikuloi as me goje ne seance dhe as me shkrim. Se dyti, organi i akuzes pranon “qe kjo eshte nje situate e pafundme e paparashikuar nga ligji”.
  7. Edhe pse kane kaluar 5 muaj qe nga momenti i konstatimit publikisht nga organi i akuzes te kesaj situate “te paparashikuar nga ligji”, deri me tani nga sa ka mundur te marre informacion mbrojtja ime, as SPAK, as GJKKO nuk ka marre nismen e ndonje kerkese per kontroll incidental ne Gjykate Kushtetuese per situaten ne fjale te paparashikuar nga ligji.
  8. Nese organi i akuzes pranon qe jemi ne nje situate te paparashikuar nga ligji, atehere cdo situate e paparashikuar nga ligji duhet te jete ne favor te pandehurit dhe jo ne disfavor te tij.
  9. Absurditeti procedurial vazhdon me refuzimin nga ana e gjykates te kerkeses nga ana e mbrojtjes time, qe gjykata te urdheronte organin e akuzes qe te materializonte me shkrim korrigjimin e cilesimit juridik te faktit. Ne seancen e dates 23.12.2024 gjykata u shpreh se “duke qene se nga ana e Prokurorise se Posacme u veprua sipas vleresimit te gjykates pra gjykata e ftoi prokurorine dhe prokuroria veproi ne kuptim te nenit 332d pika 3 te Kodit te Procedures Penale gjykata pasur parasysh kete dispozite ligjore vlereson se pjesa e kualifikimit, rikualifikimit apo cilesimit juridik te veprave penale u be ne seance nga ana e prokurorit te posacem dhe akuza eshte e qarte ne lidhje me kete pjese pra per cilesimin juridik”. Nderkohe nuk ka nga 23.12.2024 deri sot asnje veprim te organit te akuzes.
  10. Ne keto kushte duke qene se nuk ka nje akuze te formuluar nga organi i akuzes kerkoj nga ju e nderuar gjykate ta pushoni qe ne kete moment shqyrtimin gjyqesor te kesaj ceshtje penale. Kerkoj pavlefshmerine e vendimit 13/69 te dates 23.01.2025 te gjyqtares F. Davidhi sepse permban te dhena te rreme.
  11. Nese do te refuzoni kete kerkese atehere kerkoj nga ju e nderuar gjykate te nisni proceduren e nje kontrolli incidental per kete situate te paparashikuar ne kodin e procedures penale. Cdo gjyqtar e ka te drejten te nise nje procedure te tille.
  12. Pse e kerkoj sa me siper? Pyetjet që shtrohen tani, pasi dhe ne si palë u njohëm më në fund me vendimin e gjyqtares së seances paraprake, janë: Kush eshtë akuza? Për cilat nene akuzohem? Në cilin akt procedural te Prokurorisë materializohet akuza e re? Për çfarë akuze duhet të mbrohem tani? Për çfarë akuze duhet të paraqes provat e mia ne proces? Këto pyetje shtrohen si për ne, ashtu dhe për vete Gjykatën. Ne jemi ne kushtet kur me shkrim kemi akuzën e vjetër te Prokurorisë e cila më akuzon për “Shpërdorim detyre” te kryer ne bashkëpunim të thjeshtë, ndërsa me pranim me ze kemi akuzën për “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën e kryer si grup i strukturuar kriminal”, por për të cilën Prokuroria ka thënë gjithsesi ne seancë qe realisht ne lidhje me këte akuzë nuk është dakord. Për kete arsye pyetjet e mësiperme duhet te marrin një përgjigje nga ana e kesaj gjykate në mënyre qe une si i pandehur te di paraprakisht kush eshtë akuza, në cilin akt procedural te prokurorise materializohet akuza e re e rikualifikuar, dhe çfare provash t’i kërkoj Gjykatës qe të pranohen në funksion të mbrojtjes ndaj akuzave te tilla. Unë nuk mund të mbrohem në terr për çdo akuzë të mundshme që mund te bëhet nga të gjitha nenet e Kodit Penal.
  13. Une jam perballur me akuzen e “Shpërdorim detyre”. Duke patur kete akuze, qofte gjate fazes 5 mujore si person ne hetim, qofte gjate 9 muajve te shqyrtimit gjyqesor ne seance paraprake, jam perqendruar te mbrohem per kete akuze. Pse? Per vete percaktimet e nenit perkates te shperdorimit te detyres. Aty ka nje togfjalesh thelbesor “…kur nuk perben veper tjeter penale… “. Dmth, organi i akuzes nuk ka gjetur asnje veper penale konkrete tek une. As korrupsion pasiv, as falsifikim, as shkelje barazie ne tender, as vjedhje, as mashtrim, as …, as … nuk di cfare. Dhe keshtu me deduksion ka “parkuar” akuzen tek dispozita e famshme qe jurisprudenca e quan blanket. Per rrjedhoje, ne nje akuze per “shperdorim detyre” eshte alogjike te kerkosh korigjim te akuzes. Mund te shkosh te vjedhja ne vend te mashtrimit, apo anasjelltas, por nuk mund te shkosh nga nje gje deduktive ne nje gje konkrete. Duke me akuzuar per shperdorim detyre, organi i akuzes nuk ka gjetur tek une vjedhje. Ne kete rast nuk jemi ne kushtet e nje cilesimi te gabuar te faktit, por nuk kemi cilesim fare.

Keshtu qe, permbajtja e fteses qe i beri gjyqtarja organit te akuzes kapercen kornizen ligjore qe i lejohet gjyqtares se seances paraprake. Ajo mund te kerkoje qe mashtrimi te behet vjedhje, por jo qe asgje-ja te behet vjedhje.

  1. Neni 332/d pika 3, i jep kompetence gjyqtares paraprake qe nese “cilesimi juridik i faktit eshte i gabuar, fton prokurorin… “.

Nese vijme tek bashkepunimi, Gjykata mund ta ftoje prokurorin qe ne vend te bashkepunimit sipas nenit 25 te Kodit Penal, te marre ne konsiderate nenin 28/4 te Kodit Penal, por deri ketu. Eshte organi i akuzes ai qe ne momentin qe pranon nenin 28/4, sipas Kodit Penal formulon akuzen perkatese. Referimi qe i ka bere gjyqtarja e seances paraprake neneve 334/1 dhe 333/a/1 ne ftesen e saj drejtuar organit te akuzes, eshte ne kapercim te kornizes ligjore qe i jep asaj K. Pr. P. Gjykata nuk ngre akuze. Kete e ngre vetem Prokuroria.

Eshte cenuar siguria juridike e procesit gjyqesor.

  1. Me date 14.12.2015 Oficeri OPGJ prane Task Force te Prokurorise se Pergjithshme, ka referuar prane Prokurorise se Tiranes nje material kallezues ku dyshohet se funksionare te MSH kane kryer veprime ne kundershtim me ligjin.
  2. Me date 19.01.2016 Prokuroria e Tiranes ka rregjistruar procedimin penal 457 per vepren penale “Shperdorim i Detyres” ne tre kontrata koncesionare: Sherbimi per sterilizimin e Instrumentave Kirugjikale, Sherbimi per Kontrollin Mjekesor Baze dhe Sherbimi i Dializes
  3. Me date 19.09.2016, Prokurori Endri Bimi ka vendosur pushimin e ceshtjes ne baze te nenit 328, pika b te K.Pr.P. (Fakti nuk parashikohet nga ligji si veper penale).
  4. Ky procedim penal eshte rregjistruar 50 dite pas lidhjes se kontrates.
  5. Sipas percaktimeve te nenit 328, pika b, prokurori E. Bimi ka konstatuar se faktet lidhur me procedurat qe kane cuar ne lidhjen e kontrates (Hartimi dhe Miratimi i Studimit te Fizibilitetit, Marrja e miratimit nga MF, Procedurat e Tenderit te Koncesionit, Lidhja e Kontrates dhe Permbajtja e saj) nuk parashikohen nga ligji si vepra penale. Ky vendim eshte ende dhe sot fuqi dhe ploteson kriteret e te ashtequajtures “Gje e Gjykuar”.
  6. Neni 34 i Kushtetutes te RSH sanksionon: “Askush nuk mund të dënohet më shumë se nje here per te njejten veper penale dhe as te gjykohet serish, me perjashtim të rasteve kur eshte vendosur rigjykimi i çështjes nga nje gjykatë më e lartë, sipas mënyrës së parashikuar me ligi”.
  7. Neni 4 i Protokollit 7 te Konventes Europiane te te Drejtave te Njeriut sanksionon:

“1. Askush nuk mund të ndiqet ose të dënohet penalisht nga juridiksioni i te njejtit Shtet per njè veper për te cilën ai më parè ka qene shpallur i pafajshëm ose denuar me nje vendim gjyqësor te formës se prerë, në perputhje me ligjin dhe procedurën penale te atij Shteti.

  1. Dispozitat e paragrafit të mësiperm nuk pengojne rihapjen e procesit, në perputhje me ligjin dhe procedurën penale te Shtetit te interesuar, nè rast se fakte te reja ose te zbuluara rishtazi, ose një mangësi themelore në procedimet e mëparshme janë te nje natyre të tillë qe mund të cenojnë vendimin e dhënë.
  2. Asnjë derogim nuk lejohet per këte nen ne perputhje me nenin 15 të Konventës.
  3. Neni 6 i KEDNJ sanksionon

“E drejta për një proces të rregullt

  1. Në përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve të tij civile ose të çdo akuze penale kundër tij, çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ose sigurisë kombëtare në një shoqëri demokratike, kur kjo kërkohet nga interesat e të miturve ose mbrojtja e jetës private të palëve në proces ose në shkallën që çmohet tepër e nevojshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta publiciteti do të dëmtonte interesat e drejtësisë.
  2. Çdo person i akuzuar për një vepër penale prezumohet i pafajshëm, derisa fajësia e tij të provohet ligjërisht.
  3. Çdo i akuzuar për një vepër penale ka të drejtat minimale të mëposhtme: a) të informohet brenda një afati sa më të shkurtër, në një gjuhë që ai e kupton dhe në mënyrë të hollësishme, për natyrën dhe për shkakun e akuzës që ngrihet ndaj tij; b) t’i jepet koha dhe lehtësitë e përshtatshme për përgatitjen e mbrojtjes; c) të mbrohet vetë ose të ndihmohet nga një mbrojtës i zgjedhur prej tij ose, në qoftë se ai nuk ka mjete të mjaftueshme për të shpërblyer mbrojtësin, t’i mundësohet ndihma ligjore falas kur këtë e kërkojnë interesat e drejtësisë; d) të pyesë, ose të kërkojë që të merren në pyetje dëshmitarët e akuzës dhe të ketë të drejtën e thirrjes dhe të pyetjes të dëshmitarëve në favor të tij, në kushte të njëjta me dëshmitarët e akuzës; e) të ndihmohet falas nga një përkthyes, në qoftë se nuk kupton ose nuk flet gjuhën e përdorur në gjyq.
  4. Neni 7 i KEDNJ sanksionon: ““Nuk ka dënim pa ligj. 1. Askush nuk mund të dënohet për një veprim ose një mosveprim, që në momentin kur eshtë kryer nuk perbënte vepër penale, sipas te drejtës së brendshme ose ndërkombëtare. Po ashtu, nuk mund te jepet një dënim me i rëndë se ai qe ishte i zbatueshëm ne momentin kur eshte kryer vepra penale. 2. Ky nen nuk do të ndikojë mbi gjykimin dhe dënimin e një personi për një veprim ose mosveprim, i cili, ne momentin kur eshte kryer, quhej vepër penale sipas parimeve te pergjithshme te së drejtes, të njohura nga kombet e qytetëruara.”
  5. Neni 7 i K. Pr. P sanksionon: “Ndalimi i gjykimit dy herë për të njëjtin fakt. 1. Askush nuk mund të gjykohet rishtas pertë njëjtin fakt penal, per të cilin eshtë gjykuar me vendim te forme se prerë, me perjashtim të rasteve kur eshtë vendosur rigjykimi i geshtjes nga gjykata kompetente.”
  6. Ne vendimin e saj nr. 24 date 12.11.2008, GJK cmon se gjeja e gjykuar perfshin jo vetem urdherimet e dispozitivit te vendimit gjyqesor, por edhe vertetimet e fakteve dhe zbatimin e se drejtes, te percaktuara ne pjesen pershkruese arsyetuese te vendimit me kusht, qe te jene kryer me qellim te dhenies se vendimit gjyqesor dhe t’i perkasin fakteve ose marredhenieve qe kane formuar objektin e gjykimit mbi te cilin gjykata ka dhene vendimin e saj.
  7. Neni 329/c, pika 1, i K. Pr. P percakton se: “Kur pas vendimit te pushimit te akuzes ose çeshtjes dalin ose zbulohen te dhena apo prova te reja, te cilat tregojne se vendimi nuk eshte i bazuar, ai mund te revokohet nga gjyqtari i seances paraprake me kerkese te prokurorit, te viktimes ose trashëgimtarive te saj. Kerkesa, se bashku me aktet dhe provat e reja, depozitohet ne sekretarine e gjykatës.”
  8. Ne Janar te vitit 2020 ndodhemi para parimit te gjese se gjykuar per vepren penale te “Shperdorimit te Detyres”.
  9. Parimi i gjese se gjykuar, bazuar ne piken 14/15 te ketij dokumenti, perfshin jo vetem Vendimin per Pushimin e Ceshtjes Penale, por edhe pjesen arsyetuese te Pushimit te Ceshtjes Penale. Duke arsyetuar se Kontrata Koncesionare eshte lidhur ne perputhje me Ligjin 125/2013, VKM 575 Korrik 2013, Ligji 10018 “Per Avokaturen e Shtetit”, nuk jemi as ne kushtet e Shkeljes se Barazise ne Tender.
  10. Vendimi Nr. 2 date 16.01.2013 i GJ.K. percakton se “Ndersa ne rastin e vendimeve gjyqesore te Formes se Prere, siguria juridike nenkupton qe, ne rastet kur gjykata ka vendosur perfundimisht per ceshtje, vendimi i saj nuk vihet ne dyshim. Pra, kur vendimi ka marre forme te prere, ai eshte i detyrueshem per palet, trashegimtaret e tyre, per personat qe terheqin te drejta nga palet, per gjykaten qe ka dhene vendimin dhe per te gjitha gjykatat dhe institucionet e tjera.”
  11. Neni 313 i Kodit Penal percakton se “Fillimi i paligjshëm i ndjekjes penale nga prokurori kundër një personi që dihet se eshtë i pafajshëm denohet me gjobe ose me burgim gjer në pesë vjet.”

Per rrjedhoje me nje vendim pushimi ne fuqi llir Beqaj dihet boterisht se eshte i pafajshem. Ne keto kushte cdo veprim i ndermarre ndaj tij eshte i paligjshem.

  1. Veprimet e prokuroreve E. Kondili dhe E. Nakuci per regjistrimin e procedimit penal 13/2020 jane ne kundershtim me te gjithe parashtesen me siper. Ajo duhet te kerkonin Lejen e Gjykates per te rihapur hetimet ne baze te nenit 329/c te K. Pr. P, gje te cilen nuk e kane kryer.
  2. Duke qene ne kundershtim me nenin 34 te Kushtetutes, ne kundershtim me nenet 7 dhe 329/c te K. Pr. P, ne kundershtim me KEDNJ dhe protokollin 7 te saj, vendimi i rregjistrimit te procedimit penal 13/2020 ploteson kushtet per te qene nje akt i pavlefshem.
  3. Duke qene se rregjistrimi i procedimit penal 13/2020 eshte i pavlefshem, te gjitha veprimet hetimore dhe aktet e prodhuara prej tyre konsiderohen nul. Perfshire këtu kërkesën e datës 29.03.2024 per dërgimin e çështjes ne gjyq.
  4. Nëse Gjykata do thote që akuza e re materializohet në vendimin e gjyqtares së seances paraprake dhe jo në akuzën e Prokurorisë, ateherë do doja të theksoja para gjykatës dy gjëra:
  5. E para, akuza perfaqesohet vetem nga Prokuroria dhe jo nga gjykata dhe akuza tjeter apo e re materializohet gjithmone me shkrim nga ana e Prokurorise dhe i komunikohet te pandehurit e arsyetuar.

Akuze absurde per armembajtje pa leje.

  1. E dyta, po te lexohet me vemendje vendimi i gjyqtares se seances paraprake ajo perdor 15 here nenin 334/1 te Kodit Penal i cili ka këte permbajtje: Pavaresisht nga neni 278, perjashtohen nga ndjekja penale per armembajje pa leje te armëve dhe municioneve luftarake personat qe ne perputhje me legislacionin ne fuqi, dorezojne vullnetarisht armët deri me datën 31.5.2005. Ne cdo rast nuk perjashtohen nga ndjekja penale per armembajte pa leje personat qe kanë kryer vepër penale, duke perdorur si mjet per kete qellim arme dhe municione luftarake. Nuk perjashtohen nga ndjekja penale edhe personat te cilët, pas hyrjes ne fuqi te ketij ligji, deklarojne se nuk kanë armë e municione luftarake dhe nga kontrollet e ushtruara ne mbeshtetje te dispozitave perkatëse të Kodit të Procedures Penale u gjenden arme e municione të fshehura.
  2. Por ndryshe nga cfare shprehet gjykata ne vendimin e saj ne rastin konkret une nuk kam anje lidhje me mbajtjen e ndonje arme apo municioni luftarak me apo pa leje. Per rrjedhoje akuza ne kete aspekt eshte e pakuptimtë. Megjithese une per vete nuk jam i befasuar. Ne 9 muaj te shqyrtimit gjyqesor ne seancen paraprake une i tregova gjykates pse nuk qendron akuza ndaj meje, por paragjykimi i verber i gjyqtares se une duhet te denohem patjeter, e ka bere ate te rendoje sa me shume te jete e mundur akuzat ndaj meje.
  3. Theksoj qe ne fazën qe jemi askush nuk mund te interpretoje vendimin e gjykates sikur referimi i ketij neni te Kodit Penal te jete nje lapsus, sepse nuk mund te jete nje i tille. Nuk mund te jete nje i tille sepse perseritet 15 here. Nuk mund te jete nje i tille sepse shqyrtimi gjyqesor ne seance paraprake ka zgjuar 9 muaj. Nuk mund te jete nje i tille sepse gjyqtarja e seances paraprake pati 1 muaj e gjysem kohe ne dispozicion per te shkruar vendimin e arsyetuar. Vendimin e gjyqtares se seances paraprake nuk e ben dot as kjo trupe gjyqesore dhe as SPAK. Vetem gjyqtarja qe ka dhene vendimin mund ta sqaroje ate.

Nje akuze per nje veper penale ne bashkepunim mund te ndahet vetem me pelqimin e te gjithe te akuzuarve

  1. Unë i qëndroj pretendimeve të mia të shprehura më parë në lidhje me arsyet se perse gjyqtarja e seances paraprake mori një vendim kaq të paligjshëm dhe kaq absurd dhe rëndoi pa asnjë bazë akuzën dhe pozitën time procedurale.
  2. Gjithsesi, ekziston mundesia që një nga arsyet që gjyqtarja e mori nje vendim të tille ishte që më pas kjo Gjykatë të kishte mundesi që ta ndante çështjen.
  3. Ne këtë Gjykate të qëndronte vetëm Ilir Beqaj, Klodjan Rrjepaj dhe Ilir Rapaj të cilët tani u lidhën mirë me akuzat per vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe grup i strukturuar kriminal, ndërsa ne Gjykatën e Tiranës te shkonin gjithe te tjerët qe ngelen në akuzën e vjeter te shpërdorimit të detyrës kryer ne bashkëpunim të thjeshtë.
  4. Meqe une kerkova gjykim te zakonshem, atehere Gjykata do rrezonte kerkesat per gjykim të shkurtuar te bëra nga Klodjan Rrjapaj dhe Ilir Rapaj dhe ne të tre do qëndronim ne kete gjykatë duke iu nënshtruar gjykimit të zakonshëm. Ndërkohë të tjerët qe do shkonin në Gjykatën e Tiranës do shkonin me gjykim të shkurtuar, do te denoheshin shpejt, sa për të na thënë me pas ne që ngelem ne kete gjykate që mos u lodhni kot sepse tashmë një gjykatë tjetër ka konstatuar shkelje dhe ju gjithsesi jeni fajtore. Pra do na transferoheshin si provë në këtë proces, rezultatet e procesit tjetër. Mua më vjen keq per të gjithe, se per mua te gjithe janë ketu per të justifikuar akuzën e bërë ndaj meje. Po të mos kishte patur mision karshi emrit tim, askush nuk do merrej me asnjerin prej këtyre.
  5. Gjithsesi, une dua ti shpreh Gjykatës qe në lidhje me ndarjen e çeshtjes shpreh në mënyré kategorike qëndrimin tim kundra ndarjes.
  6. E para ndarja e çështjes ndalohet në mënyrë kategorike kur bëhet fjalë për akuza të ngritura në bashkepunim, siç jemi dhe në rastin konkret.
  7. E dyta, si rast perjashtimor lejohet kur jepet dakordësia e të gjitha palëve dhe nuk dëmtohet çeshtja dhe në rastin konkret une si palë jo vetëm që nuk e jap dakordësine, por edhe çeshtja demtohet shumë rëndë.
  8. Prandaj kerkesa ime eshtë që Gjykata të mos pranoje asnje kërkesë për ndarjen e çështjes, pavaresisht arsyeve që do ngrihen. Theksoj që ne të akuzuarit nuk jemi të gjithë një palë në proces (pala e të akuzuarve), por secili prej nesh eshte palë më vete. Dhe Kodi Procedures Penale do dakordësinë e të gjitha palëve. Prandaj, nuk ka rëndësi sa të pandehur shprehin dakordësinë për ndarjen e çeshtjes. Edhe një i pandehur i vetëm qe shpreh mosdakorëdesi e pamundeson ndarjen e çështjes.

Next Post
Bisedat në platformat e koduara, Dumani: Telefonat bliheshin lehtësisht në Tiranë

Bisedat në platformat e koduara, Dumani: Telefonat bliheshin lehtësisht në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13 dëshmi për Sali Berishën, për lidhjet me Ramiz Alinë, familjen Hoxha dhe Byronë Politike

13 dëshmi për Sali Berishën, për lidhjet me Ramiz Alinë, familjen Hoxha dhe Byronë Politike

December 8, 2025
Drejt Kuvendit të Kosovës, muzikantë e aktorë – Gjashtë emra të njohur që hyjnë në garë për deputet

Drejt Kuvendit të Kosovës, muzikantë e aktorë – Gjashtë emra të njohur që hyjnë në garë për deputet

December 8, 2025
Kujdes kur qesh pushteti!

E kaluara, më e pasigurt se e ardhmja

December 8, 2025
“Mos të kruhen kot”/ Ceka: Akademia e Studimeve Albanologjike ishte kthyer vend qokash e interesash. Qeveria bëri mirë që…!

“Duhet një shkollë politike që…” / Ceka: Parlamenti është kthyer në ‘estradë’, me aktorë nga PS dhe duartrokitës nga PD!

December 8, 2025
Dashnor Sula bën premtimin: Nëse Berisha e mund Ramën në 11 Maj, do t’i puth këmbët

VIDEO-“Rama me mentalitet të përparuar! S’do qaj pas derës së Berishës, PD më përzuri”/ Dash Sula: Kam marrë oferta për t’u bërë..

December 8, 2025
“Do japin llogari!”/ Berisha sulmon demokratët që iu bashkuan “pushtetit”: Janë skllevër dhe injorantë

PD i mbeti Berisha, nostalgjia për vitin ’90 e pushtetin që s’vjen më

December 8, 2025
VIDEO-Pamjet e shtëpisë së Big Brother VIP/ Arjan Curri, Shpat Kasapi dhe Arbenita banorë? E zbulon moderatori

Big Brother VIP 5/ “E ardhmja është e shkruar…”-Zbulohet data e nisjes dhe moderatori i këtij “Reality Show”

December 8, 2025
Përgjigje disa pyetjeve të lexuesve për “Parajsën Artificiale”!

Ben Blushi rikujton 9 dhjetorin e ’90-s: Do isha o i alkoolizuar ose në burg! Protesta e studentëve, këpucët mbeten në baltë si…

December 8, 2025
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

“Berisha ia ‘preu kokën maces’ që në fillim”/ Lëvizja e Salianjit, Alibeaj: PD parti private!

December 8, 2025
Greqi/ Përshkallëzohet dhunshëm situata! Përmbysin makinën e policisë, fermerët depërtojnë në pistën e aeroportit në Kretë

Greqi/ Përshkallëzohet dhunshëm situata! Përmbysin makinën e policisë, fermerët depërtojnë në pistën e aeroportit në Kretë

December 8, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In