Bisedat në platformat e koduara, Dumani: Telefonat bliheshin lehtësisht në Tiranë

Zbërthimi i bisedave që drejtuesë dhe pjestarë të organizatave kriminale kryenin përmes telefonave të enkriptuar, ka çuar në goditjen e shumë grupeve kriminale jo vetëm në Shqipëri.

Edhe në operacionin e fundit që Prokuroria e Posaçme zhvilloi me Antimafian italiane të Barit në Itali, komunikimet në këto platforma, ishin një ndihmesë në hetime.

Bashkëpunëtori i Drejtësisë shqiptare Nuredin Dumani, I ka treguar prokurorëve italianë se këto telefona bliheshin lehtësisht në Tiranë, me çmime që shkonin deri në 2 mijë euro për 6 muaj.

PROKURORI DOKTOR CARDINALI: The, e kishe përdorur Sky pin.

BASHKËPUNËTORI: “Po, i kam përdorur të gjitha aplikacionet përveç Encro.”

PROKURORI DOKTOR CARDINALI: Na trego si i kishe marrë këto aplikacione, kush të tha t’i përdorësh dhe cilat kanë qenë me kalimin e kohës?

BASHKËPUNËTORI: “Në fillim e mora Sky nga një shok imi.”

PROKURORI DOKTOR CARDINALI: Në çfarë viti?

BASHKËPUNËTORI: “Në vitin 2020. Nëse nuk gaboj, ka qenë shkurt 2020. Një muaj më shumë, një muaj më pak, nuk e mbaj mend saktë.”

PROKURORI DOKTOR CARDINALI: Shkurt 2020. Po kur thua një shok, e ke fjalën për një shok kriminel?

BASHKËPUNËTORI: “Po.”

PROKURORI DOKTOR CARDINALI: Një shok që merrej me drogë?

BASHKËPUNËTORI: “Po, gjithmonë për drogë.”

PROKURORI DOKTOR CARDINALI: Pra i përdornit këto chat-e për drogë?

BASHKËPUNËTORI: “Jo, jo, për vrasje. Në fillim e mora pin-in për vrasje. Sepse po të kisha bërë vetëm drogë, nuk do të bëja vrasje me pagesë. Për një shok mund të bësh një vrasje sepse e ndihmon. Por nëse e bën disa herë, atëherë e bën për arsye ekonomike, e bën për para.”

PROKURORI DOKTOR CARDINALI: Pra ti ishe vrasës me pagesë?

BASHKËPUNËTORI: “Po. Në fillim po.”

PROKURORI DOKTOR CARDINALI: Me këto Pin-e, këto të Sky. Ishin vetëm për komunikime që kishin të bënin me veprimtari kriminale?

BASHKËPUNËTORI: “Kushdo që kishte Sky pin, e kishte vetëm për arsye kriminale. Nuk e mban për qejf sepse kushton shumë.”

PROKURORI DOKTOR CARDINALI: Sa kushtonte?

BASHKËPUNËTORI: “Deri në dy mijë euro.”

PROKURORI DOKTOR CARDINALI: Telefoni?

BASHKËPUNËTORI: “Telefoni dhe aplikacioni për gjashtë muaj.”

PROKURORI DOKTOR CARDINALI: Pra telefoni dhe programi dy mijë euro për gjashtë muaj?

BASHKËPUNËTORI: “Po.”

PROKURORI DOKTOR CARDINALI: Për gjashtë muaj.

BASHKËPUNËTORI: “Po, për gjashtë muaj. Pastaj ra çmimi deri në 1300 euro, 1400 euro.”

PROKURORI DOKTOR CARDINALI: Kush i siguronte këta telefona?

BASHKËPUNËTORI: “Këtu në Tiranë. Disa dyqane. Unë kam treguar për ato dyqane. Është shumë e lehtë.”

PROKURORI DOKTOR CARDINALI: Pra Sky filloi në shkurt 2020. Deri kur?

BASHKËPUNËTORI: “Po, nga 2020 deri në fillim të 2021 sepse pastaj e ndërruam, sepse telefoni nuk funksionon nëse e ke vetëm ti. Komunikon me njerëz që e kanë edhe ata. Programi tjetër BC me Sky nuk mund të komunikonte. Sky Pin komunikonte vetëm me Sky Pin. BC1 ishte kështu.”

PROKURORI DOKTOR CARDINALI: Pra deri në 2021 Sky, pastaj BC1?

BASHKËPUNËTORI: “Po dhe edhe Matrix.”

PROKURORI DOKTOR CARDINALI: BC1 dhe Matrix.

BASHKËPUNËTORI: “Unë kam përdorur më shumë Matrix.”

PROKURORI DOKTOR CARDINALI: Dhe Matrix në çfarë telefoni? Është aplikacion?

BASHKËPUNËTORI: “Jo, ishte një aplikacion si Sky por kishte një G prapa telefonit. Të gjithë ata ishin telefona të zinj.”

PROKURORI DOKTOR CARDINALI: Me një G. Këto i ke blerë prapë në Tiranë?

BASHKËPUNËTORI: “Po, po në Tiranë.”

PROKURORI DOKTOR CARDINALI: Çfarë çmimi kishin këto?

BASHKËPUNËTORI: “Çmimi më shumë a më pak si Sky. Nga 1400 euro deri në 2000 euro. Sepse në fillim kur dilnin, kushtonin shumë, pastaj ulej çmimi.”

PROKURORI DOKTOR CARDINALI: Po gjithmonë të njëjtët njerëz i shisnin?

BASHKËPUNËTORI: “Gjithmonë i njëjti dyqan.”

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com