• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Il Padrino’/ Telefonatat zbardhin lëvizjet e Edison Harizajt para ekzekutimit

by Java News
27/11/2018 08:39
Edison Harizaj

Edison Harizaj

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Veprimet hetimore të kryera gjatë kësaj kohe nga policia dhe prokuroria e Durrësit për vrasjen e Edison Harizaj dhe shokut të tij Genci Caci, kanë zbardhur intenerarin që viktima ka përshkuar, ditën e vrasjes dhe personat me të cilët është takuar. Grupi hetimor ka kryer gjithashtu edhe ekzaminimet e telefonave të gjendur në makinën e Harizaj. Nga kontrolli teknik, prokurorët kanë marë shumë informacion mbi aktivitetin e Harizaj dhe Cacit, por edhe komunikimet e fundit që dy viktimat kanë pasur. Personat e fundit që kanë biseduar me Cacin dhe Harizaj janë identifikuar dhe marrë në pyetje.

Teksa është zbardhur dinamika e lëvizjes së dy viktimave të atentatit, nga burime pranë grupit hetimor mësohet se ende nuk ka asnjë person të ndaluar për vrasjen në dalje të qytetit të Durrësit të Edison Harizaj dhe Cacit. Të vetmet dyshime bien mbi një vlonjat që ka mbërritur nga Belgjika në Shqipëri para atentatit, dhe një ditë më pas është larguar sërisht në drejtim të Belgjikës. Por të dhënat mbi këtë person janë vetëm dyshime. Provat e pakta për këtë ngjarje e kanë vështirësuar punën e policisë dhe prokurorisë për sa i përket identifikimit të autorëve të vrasjes së dyfishtë, por gjithsesi grupi hetimor ka mundur të krijojë një panoramë të lëvizjeve dhe kontajteve që ka pasur Edison Harizaj orët e fundit para se t’i bëhej atentati.

Një burim pranë prokurorisë së Durrësit tha për “Shqiptarja.com” se Edison Harizaj, ditën e ngjarjes ka qënë në Tiranë, ku dyshohet se është takuar me një biznesmen me inicialet M.L, me të cilin kohët e fundit kishte pasur takime të shpeshta. “Takimet e shpeshta të Edison Harizaj me M.L janë kryer në Tiranë dhe në Durrës, ndërkohë besohet se temë e këtyre takimeve ka qënë një çështje gjyqësore”- thanë burimet pranë policisë së Durrësit.

Takimi me L.H në qytetin e Durrësit
Veç biznesmenit M.L. me të cilin u takua ditën e atentatit në Tiranë, mësohet se Harizaj është larguar pas takimit nga kryeqyteti në drejtim të Durrësit dhe pikërisht në këtë qytet është ndalur, ku ka shumë dyshime se është takuar me një person tjetër, me inicialet L.H. Me këtë të fundit Harizaj ka pasur njohje të vjetra dhe takoheshin herë pas here, madje sipas burimeve të sipërpërmendura dyshohet se të dy kanë bashkëpunuar në disa raste në disa biznese të dyshimta. Burimet shtojnë se pas takimit në shtëpinë e L.H, Edison Harizaj së bashku me shokun e tij Genci Caci, janë larguar në drejtim të Vlorës, duke dalë nga unaza e jashtme e qytetit të Durrësit.

Por anëtarë të grupit hetimor thonë se ka shumë dyshime që lëvizja e Edison Harizaj në Durrës është monitoruar nga kundërshtarët e tij, të cilët kanë vënë në zbatim planin për ta eleminuar fizikisht. Ai është ndjekur sapo ka dalë nga banesa e L.H, dhe është qëlluar me 52 plumba pa shkuar në zonën e quajtur “Plepat” në Durrës. Si pasojë e plumbave të shumtë Edison Harizaj ka mbetur i vdekur në vend, ndërkohë në spital ka ndëruar jetë dhe shoku i tij, Genci Caci. Për këtë ngjarje të rëndë kriminale me dy viktima policia shoqëroi disa persona dhe më pas i la sërisht të lirë. Ndërkohë përgjatë kësaj kohe grupi hetimor nuk ka asnjë person të dyshuar për këtë ngjarje.

Ekzaminimi i telefonave
Gjatë kësaj kohe prokuroria e Durrësit ka kryer dhe ekzaminimet e telefonave të gjendur në makinën e Harizaj. Nga kontrolli teknik, prokurorët kanë marë shumë informacion mbi aktivitetin e Harizaj dhe Cacit, por edhe komunikimet e fundit që dy viktimat kanë pasur. Mësohet se personat e fundit që kanë biseduar me Cacin dhe Harizaj janë identifikuar dhe marrë në pyetje nga policia e Durrësit. Edison Harizaj u ekzekutua në 6 nëntor 2018 në Durrës dhe mendohet se në vrasjen e tij morën pjesë 5 persona. Fillimisht Harizaj u ndoq nga një makinë, ndërsa automjeti tjetër i bëri pritë. Më shumë se 50 plumba u qëlluan në drejtim të makinës së Harizaj, i cili cilësohej si “Il Padrino” i Vlorës. Harizaj dyshohet si autor i disa ngjarjeve në Vlorë, duke filluar nga zhdukja e Albano Xhafferit, pak muaj më parë në qytetin bregdetar.

ma.me

Next Post
Januzaj ngjallet dhe asiston në fitoren e Sociedadit

Januzaj ngjallet dhe asiston në fitoren e Sociedadit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Durrës! I kërkuari nga SPAK përfshihet në konflikt me armë, i përfshirë edhe një oficer policie

E rëndë në Durrës! I kërkuari nga SPAK përfshihet në konflikt me armë, i përfshirë edhe një oficer policie

July 24, 2026
SHBA kërkon zhvendosjen e samitit të OSBE-së nga Beogradi në Charleston, përplasje në Kongres për Serbinë

SHBA kërkon zhvendosjen e samitit të OSBE-së nga Beogradi në Charleston, përplasje në Kongres për Serbinë

July 24, 2026
Beqiri: Rama ka identifikuar hallet e qytetarëve, mandati i katërt kërkon korrigjime dhe përgjegjësi të reja

Beqiri: Rama ka identifikuar hallet e qytetarëve, mandati i katërt kërkon korrigjime dhe përgjegjësi të reja

July 24, 2026
Vizitë e papritur e të dërguarit të BE-së në Prishtinë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

Vizitë e papritur e të dërguarit të BE-së në Prishtinë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

July 24, 2026
Zbardhen ‘prapaskenat’ nga mbledhja e PS-së! Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

Zbardhen ‘prapaskenat’ nga mbledhja e PS-së! Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

July 24, 2026
82 shtete votuan për shkarkimin e Karim Khanit, ish-prokurori i GJPN-së akuzohet për sjellje të papërshtatshme

82 shtete votuan për shkarkimin e Karim Khanit, ish-prokurori i GJPN-së akuzohet për sjellje të papërshtatshme

July 24, 2026
Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

Gjobat ndaj Google, Apple dhe Meta, Trump: BE do të paguajë një çmim shumë të lartë

July 24, 2026
A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

Analisti: Rama e kuptoi më shpejt leximin e protestës se opozita

July 24, 2026
Krimi në Roskovec / Vetëvritet autori Nertil Buzi, refuzoi negociatat me Policinë për t’u dorëzuar

Tragjedia në Roskovec, gazetarja zbulon detajet: Prindërit e autorit e mësuan ngjarjen nga policia!

July 24, 2026
Shërbimi Social sqaron vendimin e qeverisë: Përfituesit marrin pagesat e reja nga 1 gushti

Shërbimi Social sqaron vendimin e qeverisë: Përfituesit marrin pagesat e reja nga 1 gushti

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In