• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Il Mattino”: Rama i dha shpresë Tiranës dhe Shqipërisë për të qenë pjesë e Evropës

by Java News
30/08/2015 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta italiane “Il Mattino” i ka marrë një intervistë kryeministrit te Shqipërisë, Edi Rama, duke e cilesuar si një lidër që solli shpresë për kryeqytetin si kryetar bashkie për Tiranën dhe shpresë si kryeministër se Shqipëria do të jetë shpejt në Evropë.

Në krye të radhës së intervistës për “Il Mattino” citohet se “Edi Rama vjen si kryetar i bashkisë së Tiranës qe ka pikturuar qytetin me ngjyra të forta të Mesdheut për te dhënë shpresë për qytetarët e tjerë. Ndërsa si kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama vazhdon të ketë shpresë se vendi i tij do të jetë së shpejti pjesë e Europës, ëndrrës së atyre që u rriten gjatë regjimit komunist fshehurazi duke ndjekur televizionin italian, në një kohë kur këndonin një këngë të Celentanos, te rinjtë shkonin direkt në burg”.

Në intervistë, Rama theksoi se Evropa ka humbur në egoizëm dhe se sot BE është më shumë taktike dhe më pak strategjike. Ndërsa për krizën e emigrantëve në Mesdhe, ai vë në pah hendekun dramatik që ekziston në Evropë, qe prej kohësh ka humbur në egoizëm, nacionalizëm, taktika politike dhe elektorale, që konsumohen në vende të veçanta anëtare në BE.

Pyetjes nëse sot Evropa është më pak përkrahëse, kreu i qeverisë shqiptare i përgjigjet: “Do të thoja se ka një mungesë në rritje të gatishmërisë për të respektuar vlerat autentike. Më pak strategjike dhe më shumë taktike, viktimë e vetë-interesit për shkak të llogaritjeve të brendshme të kombeve të veçanta”. Në vijim të intervistës, kryeministri Rama i pyetur nëse Shqipëria ende është e interesuar për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian, ai thotë se pavarësisht kësaj situate që po ndodh me emigrantët, projekti për në BE është i madh dhe nuk lidhet vetëm me një periudhë historike. “Aspirata evropiane nuk është e lidhur me një periudhë të caktuar historike, por është një projekt i madh, ndoshta ëndrra më ambicioze që njerëzimi ka qenë në gjendje të krijojë”, thekson kryeministri Rama.

Ndërsa për tragjedinë që po ndodh në Mesdhe me emigratët, Rama eshte shprehur se “Tragjedia që po ndodh në Mesdhe sigurisht nuk është një arsye për të braktisur projektin, por mundësi për të rinisur një Evropë që shkon përtej financave, idesë se një numër shtetesh janë bashkë vetëm për arsye ekonomike dhe komoditet individual”.

Next Post

ISIS publikon listat me emrat e të ekzekutuarve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Inflacioni dhe turizmi si dilemë për Bankën e Shqipërisë

August 4, 2026
Katari: Izraeli po pengon procesin e paqes në Gazë, duhet të tërhiqet

Katari: Izraeli po pengon procesin e paqes në Gazë, duhet të tërhiqet

August 4, 2026
Ebola bën kërdinë në Kongo, regjistrohen mbi 1700 viktima

Ebola bën kërdinë në Kongo, regjistrohen mbi 1700 viktima

August 4, 2026
Situatë e vështirë me zjarret në Mallakastër, evakuohet një familje, ndërhyjnë pesë repartet e zjarrfikësve

Situatë e vështirë me zjarret në Mallakastër, evakuohet një familje, ndërhyjnë pesë repartet e zjarrfikësve

August 4, 2026
Kontrolle në Durrës dhe Golem për zhurmën në lokale, në terren edhe policë italianë

Kontrolle në Durrës dhe Golem për zhurmën në lokale, në terren edhe policë italianë

August 4, 2026
“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Shansi i fundit për Iranin, më pas kapitullimi”, Trump lëshon ultimatumin, Amerikës i mbarojnë raketat

August 4, 2026
‘Kriza’ në Aeroportin e Vlorës, qeveria nis procedurat për zgjidhjen e kontratës

‘Kriza’ në Aeroportin e Vlorës, qeveria nis procedurat për zgjidhjen e kontratës

August 4, 2026
Paradoksi: Nafta u importua 136 dollarë/ton më lirë, por në pompa mbetet 214 lekë/litër

Paradoksi: Nafta u importua 136 dollarë/ton më lirë, por në pompa mbetet 214 lekë/litër

August 4, 2026
U shpall non-grata nga Shqipëria, reagon Halimi. Kam marrë pjesë në dy luftërat e UÇK. Isha në Shkodër dhe…

U shpall non-grata nga Shqipëria, reagon Halimi. Kam marrë pjesë në dy luftërat e UÇK. Isha në Shkodër dhe…

August 4, 2026
Lufta kaplon Rusinë, Ukraina i vë flakën Moskës, viktima në të dyja anët

Lufta kaplon Rusinë, Ukraina i vë flakën Moskës, viktima në të dyja anët

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com