• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Iku nga grupi i PD, Alibeaj: Nuk lëpij atë që kam pështyrë, partia e Berishës, forcë politike e një individi…!

by Java News
20/06/2024 18:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti Enkelejd Alibeaj, i cili njoftoi ditën e sotme largimin e tij nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e News24 ka zbuluar arsyet që e shtynë drejt këtij vendimi.

Alibeaj u shpreh se ka mbajtur qëndrimin e tij në vazhdimësi ndaj çështjes së Sali Berishës, ndërsa theksoi se partia e ish-kryeministrit është një forcë politike e një individi.

Ai shtoi se PD është parti me një kulturë të vjetër dhe me simptoma komuniste që nk përbën një ofertë.

“Unë e kam mbajtur qëndrimin në vazhdimësi mbi qëndrimin që grupi i PD duhet të mbante më parë për zotin Berisha. Ngjarjet e sollën që të vendoseshim para një testi gjatë këtyre 3 viteve. Për këtë arsye e kam konsideruar një vlerë të qenit në politikë. Para njerëzve nuk duhet të ndryshojnë qëndrimet dhe kam mbajtur të njëjtin qëndrim gjatë këtyre 3 viteve. Ajo që thashë deri tani është qëndrimi im personal. Demokrat për mua janë vlerat origjinale siç u krijua PD, një parti e shpresës, e djathtë, që respekton individin, mban marrëdhënie të ngrohta me Perëndimin dhe nuk është mbas idhujtarisë si simptomë sovjetike e së shkuarës.

PD e Sali Berishës, është një parti e një individi. Hidhur apo ëmbël, ajo është parti e një individi. Është një parti që nuk njeh demokracinë e brendshme, as rregullat…kjo historia e zgjatur e gjyqit ishte në thelb mosrespektim i rregullave partiakë. Është parti me një kulturë të vjetër me simptoma komuniste. Nuk është një ofertë.

Unë kam përgjegjësi, e pranoj dhe marr aksionin tim. Nuk i shmangem përgjegjësisë dhe nuk bëj sikur harroj. Nuk lëpij atë që kam pështyrë. A ka nevojë PD që të pësonte ato ndryshime që kam thënë, të jetë e aftë të jetë joshëse, të paraqesë një fytyrë tjetër. Nga ’92-shi PD nuk ka mundur të jetë fituese në episodet elektorale. Nga koha kaloi nga një dështim në tjetrin. Për cdo mendje të arsyeshme kjo duhet të ndizte një llampë të kuqe që diçka nuk po funksiononte.

Fakti që PD për 12 vjet ende të mos shihet si një alternativë dhe shpresë, ka një problem të madh. Ku ishte përgjegjësia ime për sa kohë isha brenda. Ishte një përpjekje e imja dhe ndodhi të isha në krye të saj për një segment kohor. Ishte përpjekja ime të modernizohej partia, të linte pas të shkuarën dhe të perceptonte cilat janë nevojat e shqiptarëve sot”, tha ai./m.j

Next Post
VIDEO/ Danimarkë-Angli: Supergol i danezëve, rikthehet baraspesha në Frankfurt. Mbyllet pjesa e parë 1-1

VIDEO/ Danimarkë-Angli: Supergol i danezëve, rikthehet baraspesha në Frankfurt. Mbyllet pjesa e parë 1-1

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PS feston 20-vjetorin në Greqi, Balla: Nisim një fazë të re anëtarësimesh për zgjedhjet 2029

PS feston 20-vjetorin në Greqi, Balla: Nisim një fazë të re anëtarësimesh për zgjedhjet 2029

March 15, 2026
Jorida Tabaku shpjegon arsyet e refuzimit për kandidaturën në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës

Tabaku: Rritja e çmimit të karburanteve, nga taksat e larta dhe mungesa e konkurrencës

March 15, 2026
VIDEO / “Vëllai im të du’ shumë”, Rama zbulon telefonatën me Thaçin: Më tha ‘e kam fituar lirinë’!

Rama: Dëshira e zjarrtë është që udhëheqësit e UÇK të kthehen në shtëpi

March 15, 2026
Kallas, e gatshme të presë “së shpejti” një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

Kallas, e gatshme të presë “së shpejti” një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

March 15, 2026
Mesazhet e përziera të administratës Trump për Iranin

Mesazhet e përziera të administratës Trump për Iranin

March 15, 2026
Mbyllja e puseve në Gjirin Persik: Pse çmimet e naftës rrezikojnë të qëndrojnë në nivele rekord

Mbyllja e puseve në Gjirin Persik: Pse çmimet e naftës rrezikojnë të qëndrojnë në nivele rekord

March 15, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 16 Mars 2026

March 15, 2026
Libani, gati për pushtim: Izraeli dëshiron ta okupojë atë dhe ka miratimin e Trump

Libani, gati për pushtim: Izraeli dëshiron ta okupojë atë dhe ka miratimin e Trump

March 15, 2026
Lufta me Rusinë, Kina premton 791 mijë dollarë ndihmë për Ukrainën

Ibrahimaj: Tregu i karburanteve në monitorim ditor, nuk ka problem me furnizimin

March 15, 2026
Rikthehet frika e armëve bërthamore: Presioni mbi Putin dhe skenarët e rinj të luftës globale

Rikthehet frika e armëve bërthamore: Presioni mbi Putin dhe skenarët e rinj të luftës globale

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In