• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Iku koha e tyre”/ Spiropali për marrëveshjen PD-LSI: S’bëhet Shqipëria me Flamurin, Nardin , Agronin e Monën

by Java News
01/03/2021 11:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak minuta pas nënshkrimit të marrëveshjes mes PD-së dhe LSI-së për zgjedhjet e 25 prillit, ka ardhur dhe reagimi i parë nga maxhoranca. Ka qenë ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ajo që ka deklaruar nga seanca parlamentare se përveç identifikimit elektronik të votuesve duhet dhe identifikim i të zgjedhurve.

Ajo tha se “lista e mercenearizmit të kulluar nuk mund të shoqërohet me himnin e flamurit”.

“U ngrit një koleg dhe deklaroi se e ka kërkuar Luli e ka kërkuar opozita që mund të bëjë një tender. Ne mund të kontrollojmë veten dhe ato që duam, siç është vota e emigrantëve por ne nuk mund të kontrollojmë orekset e opozitës jashtëparlamentare. Sa i përket identifikimit elektronik të zgjedhësve, do ishte mirë të bëhej dhe një identifikim i të zgjedhurve, ajo që po na shohin sytë me koalicionin opozitar s’dimë ç’të themi ne. Nuk është koalicion por thjesht një listë. Këta emra, Mona, Nardi, Shpëtimi, Luli, Agroni dhe ku di unë që pretendojnë se do ndryshojnë me rrënjë politikën janë po të njëjtët që Shqipërisë ia kanë bërë zinë 30 vite. Prandaj kaluam në kuvend ato ndryshime që vargoni i partive mos të ishte i pafundmë dhe të mos ngrihej në listë kap ça të kapësh. Kjo listë e mercenearizmit të kulluar nuk mund të shoqërohet me himnin e flamurit. Nënshkruan një marrëveshje imagjinare dhe thanë Shqipëria do ngrihet. Kush do i ndërtojë lagjet e reja? Shpëtimi? Kush do i vaksinojë shqiptarët? Ky Nardi? Po turizmin, kush do i sjellë 10 mln turistë? Agroni? Po infrastrukturën? Kush do i rindërtojë aeroportet? Mona?! Iu duket çudi këtyre, pasi kur ke një kryetar partie, që është një aeroplan pa bisht, s’ka ç’të duhet pista. Fli gjumë e shih ëndrra. Po votën e emigrantëve pse e pengojnë? Po ça kanë këta? Se kanë 4 vite se; po ikin shqiptarët nga Rama. Shqiptarët po ikin nga kjo listë. Mercenarë, të blerë, të shitur. Po Shqipërinë evropiane faktor kush do e bëjë? Flamur Noka. Që thotë; do iu presim gishtat, do ia nxjerrim sytë. Ai thotë; mos e ndërtoni qendrën e Vorës se nuk dua unë, se do iu presim duart atyre që do të ndërtojnë. Ka vetëm një rrugë për të ecur para, që t’i hiqni kryqin këtyre. Këtë mund ta bëjë vetëm Edi Rama, 420 akte që i përgjigjen situatës. 12 mijë apartamente, shkolla. Të shkojë t’i shoh Flamur Noka që do të pres gishta. Vetëm hajdeni këtu dhe ngrini dy gishta, dhe përdorini si mish për top. Ka mbaruar koha juaj. Flamur pas Flamuri, Lul pas Luli, Monë pas Mone, duan të jenë zotër. Iku koha e tyre.”, deklaroi Spiropali.

g.kosovari

Next Post
SPAK çon për gjykim dosjen për gjyqtaren Margjeka/ Mori 6 mijë € për të ndryshuar një masë sigurie

SPAK çon për gjykim dosjen për gjyqtaren Margjeka/ Mori 6 mijë € për të ndryshuar një masë sigurie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

April 6, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

“Përmes rrënjëve lartësohemi”! Tirana mirëpret Samitin e Diasporës, agjenda dhe pjesëmarrësit “VIP”

April 6, 2026
Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Zgjedhjet në Hungari, ja pse Bashkimi Evropian po mban frymën për fatin politik të Viktor Orbán

Zgjedhjet në Hungari, ja pse Bashkimi Evropian po mban frymën për fatin politik të Viktor Orbán

April 6, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Cektësia e padurueshme me të cilën trajtohen protestat e studentëve shqiptarë në Shkup

April 6, 2026
Jeffrey Sachs: Vetëm India, Kina dhe Rusia mund ta ndalin luftën ndaj Iranit

Jeffrey Sachs: Vetëm India, Kina dhe Rusia mund ta ndalin luftën ndaj Iranit

April 6, 2026
“E mbushi PD-në me agjentë të Sigurimit”, avokati: Berisha është tradhtar!

“E mbushi PD-në me agjentë të Sigurimit”, avokati: Berisha është tradhtar!

April 6, 2026
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standardeve të reja evropiane për cilësinë e ajrit

Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standardeve të reja evropiane për cilësinë e ajrit

April 6, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Për kë duhet të votojnë shqiptarët?

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In